GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Prezantohet sondazhi “Besimi në Qeverisje 2020”, ja rezultati

09:40 - 09/06/21
në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Prezantohet sondazhi  “Besimi në Qeverisje 2020”, ja rezultati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot u prezantuan në Tiranë gjetjet e sondazhit “Besimi në Qeverisje 2020”. Ato paraqesin perceptimin publik në çështje si: besimi në institucionet publike, transparenca dhe llogaridhënia institucionale, korrupsioni, niveli i përfshirjes qytetare në politikëbërje dhe vendimmarrje, kënaqshmëria me ofrimin e shërbimeve publike dhe zbatimi i ligjeve dhe politikave për mbrojtjen nga diskriminimi.


Sondazhi “Besimi në Qeverisje 2020” u krye gjatë muajve nëntor-dhjetor 2020, duke përdorur një kampion përfaqësues kombëtar prej 2500 të anketuarish. Ky është viti i tetë i realizimit të tij duke përdorur një metodologji, pyetësor dhe mbulim kombëtar të ngjashëm. Raporti i gjetjeve të sondazhit përfshin jo vetëm të dhëna vjetore por dhe një vështrim mbi trendin ndër vite. Ai u ofron të gjithë aktorëve në Shqipëri për analiza dhe ndërmarjen e përmirësimeve.

Për shumë institucione të vlerësuara, duke përfshirë qeverinë qendrore, parlamentin dhe institucionet ndërkombëtare, trendi ndër vite tregon se niveli i besimit u rrit midis viteve 2015 dhe 2017 por u ul midis viteve 2017 dhe 2020.

Teksa niveli i besimit në sistemin gjyqësor (prokuroria dhe gjykatat) është rritur krahasuar mt e vitin 2017, këto institucione perceptohen më rrallë si të besueshme.

Gjetjet e sondazhit të vitit 2020 tregojnë se institucionet fetare (69.8%) konsiderohen si institucionet më të besuara vendase, pasuar nga institucionet arsimore (54.1%), organizatat e shoqërisë civile (52.6%) dhe forcat e armatosura (54%). Organizatat ndërkombëtare, si NATO, OKB dhe BE, renditen si institucionet më të besuara.

Duke pasur parasysh rrethanat e jashtëzakonshme që erdhën si pasojë e tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë, këtë vit Sondazhi i Opinionit Publik “Besimi në Qeverisje 2020” pyeti shqiptarët mbi menaxhimin nga ana e qeverisë e të dyja fatkeqësive natyrore. 37.9% e shqiptarëve thanë se ishin të kënaqur me reagimin e hershëm të qeverisë qendrore në periudhën post-tërmet dhe 37.5% me atë të qeverisë vendore.

Etiketa: besimi ne qeverisjeraportsondazh

Lajme të lidhura

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
Breaking Views

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Para
Një tjetër portugez, klubi i Wolves zyrtarizon trajnerin e ri pas largimit të Santos

Një tjetër portugez, klubi i Wolves zyrtarizon trajnerin e ri pas largimit të Santos

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com