Demokratët zgjodhën përmes procesit të primareve në 12 qarqe, kandidatët që do të garojnë për deputetë në listën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 Majit. Përmes parimit “një anëtar, një votë” demokratët votuan mes 288 garuesve në të gjithë vendin.
PD ka shënuar pjesëmarrjen më të lartë në proceset zgjedhore të brendshme, me 50,854 votues në Primaret 2025. Kjo është bërë e ditur nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike sipas të cilës në total në të gjithë qarqet e vendit kanë votuar mbi 50 mijë anëtarë.
“Kjo është pjesëmarrja më e lartë ndër të gjitha proceset zgjedhore ne PD shenjë e rritjes së besimit të shqiptarëve te PD. Kanë qenë vetë anëtarët që kanë votuar në mase, duke pritur edhe me orë të tëra për të votuar, sipas parimit një anëtar një votë”.
Numri më i madh i votuesve u regjistrua në Tiranë me 13,052 pjesëmarrës, e ndjekur nga Durrësi (4,920) dhe Korça (4,826).
Qarku Berat
Në qarkun Berat, kandidati që ka arritur më shumë mbështetje është Zija Ismaili me 1091 vota, Ledion Marra me 306 vota dhe Erion Dasho me 238 vota.
Renditja:
- Zija Fuat Ismaili 1091
- Ledion Fatos Marra 306
- Erion Roland Dasho 238
- Thoma Todi Rumniçi 128
- Shaqo Kasëm Merkaj 102
- Fatmira Shefit Kola 66
- Monika Asqeri Qosja 31
- Oltion Ali Merdari 27
- Avenir Pëllumb Berberi 17
- Esmeralda Brahim Braho 11
Qarku Durrës
Në qytetin e Durrësit i pari renditet Igli Cara me 622 vota, ndjekur nga Manjola Luku me 424 vota, Aulon Kalaja 296 vota dhe Dritan Burgija 263 vota.
Renditja:
- 1. Igli Cara 622
2. Manjola Luku 424
3. Aulon Kalaja 296
4. Dritan Burgija 263
5. Luan Hoti 202
6. Islam Murati 189
7. Andia Ulliri 180
8. Skënder Dika 175
9. Astrit Xhaferi 174
10. Emri Vata 167
11. Edlira Harizi 162
12. Arian Ndoja 159
13. Fatbardha Kadiu 150
14. Ilirjana Kuçana 128
15. Gëzim Keqi 127
16. Emal Varaku 120
17. Jola Hysaj 116
18. Morena Boja 113
19. Bislim Ahmetaj 111
20. Ndrec Pjetri 106
21. Shyqyri Myrtollari 102
22. Andi Gjoka 99
23. Nasild Alikaj 72
24. Arian Dedej 72
25. Adhurim Caca 65
26. Dritan Sallaku 62
27. Enri Çeno 55
28. Emir Frangu 54
29. Mereme Sela 43
30. Floriana Garo 32
31. Viola Kapidani 32
32. Armand Dervishi 27
33. Bernard Balla 22
34. Sabah Jemishta 29
35. Agim Kodra 20
36. Silvja Gjepali 9
37. Luan Hallulli 3
Qarku Dibër
Për qarkun Dibër, kandidati më i votuar është Ilir Krosi me 578, ndjekur nga kandidatja Denisa Vata me 369 vota dhe në vendin e tretë Basir Çollaku me 247 vota.
Renditja:
- 1-Ilir Krosi 578 vota
2-Denisa Vata 369 vota
3-Basir Çollaku 247 vota
4-Ismail Uka 203 vota
5-Përparim Spahiu 141 vota
6-Klodian Cami 134 vota
7-Hamza Lleshi 126 vota
8-Xhemal Gjunkshi 118 vota
9-Femi Hoxha 113 vota
10-Alketa Agolli 75 vota
11-Kreshnik Çollaku 68 vota
12-Ferzileta Gjika 11 vota
13-Blerta Gazidedja 4 vota
Qarku Elbasan
Në Elbasan kryeson Dashnor Sula me 550 vota, ndjekur nga Blendi Himçi me 510 vota dhe Ilirjan Alliu me 510 vota. I shtati renditet deputeti Lefter Gështenja.
Renditja:
- Dashnor Sula 550 vota.
- Blendi Himci 510 vota
- Ilirjan Alliu 421 vota
- Aurel Bylykbashi 343 vota
- Dritan Cani 331 vota.
- Mustafa Pashja 229 vota.
- Lefter Gështenja 216 vota.
- Renato Kumrija 202 vota.
- Klodjana Çapja 198 vota.
- Zheni Gjergji 160 vota.
- Qani Xhafa 150 vota.
- Alesia Balliu 85 vota
- Dritan Mitarja 83 vota.
- Alis Narazani 80 vota.
- Doris Madhi 74 vota
- Lumturi Hasa 56 vota.
- Silvi Bardhi 42 vota.
- Elior Vila 41 vota.
- Gani Cani 34 vota.
- Arben Elezi 25 vota.
- Armonela Marku 9 vota
Qarku Fier
Në Fier ka përfunduar në orët e para të mëngjesit numërimi dhe më i votuari ka dalë Eduard Sharka me 795 vota, i ndjekur nga deputeti Luan Baçi me 677 vota, e treta renditet kandidatja Elisabeta Rredhi, i katërti deputeti Saimir Koreshi me 477 vota, i pesti Gentian Koçi, kurse deputetja Ilda Dhori ka marrë 215 vota.
Renditja:
- Eduart Sharka – 795 vota
- Luan Baçi – 677 vota
- Elizabeta Rredhi – 492 vota
- Saimir Korreshi – 477 vota
- Gentian Koçi – 438 vota
- Pelivan Bufi – 395 vota
- Ilda Dhori – 215 vota
- Gentian Çela – 191 vota
- Silva Hasaj – 148 vota
- Altin Malokaj – 114 vota
- Samena Malenaj – 110 vota
- Vladimir Kajolli – 85 vota
- Fation Semanjaku – 84 vota
- Alkida Mehmeti – 76 vota
- Arben Hoxhaj – 64 vota
- Taulant Aliaj – 47 vota
- Mustaf Gashi – 38 vota
- Luljeta Sejko – 30 vota
- Julian Hoxhaj – 25 vota
- Arjeta Cumani – 23 vota
- Dritan Petova – 16 vota
- Sevin Serjani – 3 vota
Qarku Gjirokastër
Në primaret e zhvilluara për qarkun Gjirokastër, kandidati më i votuar ka qenë Alma Buci Kore pas saj, renditet Mareklent Dervishi me 368 vota, ndërsa në vendin e tretë është Arben Ristani.
Renditja:
- Alma Buci Kore- 399 vota
- Mareklent Dervishi- 368 vota
- Arben Ristani- 317 vota
- Bajram Hysaj- 314 vota
Qarku Korçë
Kështu, në qarkun e Korçës më i votuari renditet deputeti Bledion Nallbati me 1219 vota. I dyti u rendit deputeti i PD Edmond Spaho me 691 vota, i ndjekur pas nga Ledina Alolli me 394 vota dhe Andrea Mano me 380 vota.
Renditja:
- Bledion Nallbati 1219
- Edmond Spaho 691
- Ledina Alolli 394
- Andrea Mano 380
- Fidel Kreka 355
- Genti Çela 334
- Alfred Gega 222
- Kristiano Kocibelli 204
- Lulezim Rakipi 160
- Yllson Ibrahimllari 151
- Eleina Qirici 113
- Xhuljan Guçe 76
- Kujtim Hoxha 61
- Sorina Koti 42
- Arber Male 221
- Albana Prifti 40
- Brunilda Prifti 13
- Elsuida Vila 74
- Lorenc Begaj 30
Qarku Kukës
Ftues i primareve në Kukës u shpall Shkëlqim Bajram Shehu me 378 vota.
Renditja:
1. Shkëlqim Bajram Shehu – 378 vota
2. Gezim Beqir Shehu – 246 vota
3. Bashkim MustafGjoka – 206 vota
4. Blerina Qazim Gjyriqi – 32 vo ta
5. Isuf Zenel Çelaj – 22 vota
6. Shkëlzen Arif Ibra – 15 vota
7. Neraida Nevruz Halili – 11 vota
8. Feride Rexhep Rrahmanaj – 5 vota
9. Anita Gezim Doçi – 3 vota
10. Arsi Jonuz Margjeka – 2 vota
11. Astrit Mehmet Margjeka – 0 vota
Qarku Lezhë
Fitues në rang qarku në Lezhë ka rezultuar Gjin Gjoni me 674 vota, i ndjekur nga ish-kreu i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala me 438 vota dhe deputetja Elda Hoti me 394 vota.
Renditja:
- Gjin Gjoni 674 vota
- Aleksander Lala me 438
- Elda Hoti me 394 vota
- Lindita Metaliaj 348 vota
- Kastriot Piroli 322 vota
- Mark Gjoka 269 vota
- Ded Doda 13 vota
- Marjana Brunga 53 vota
Qarku Shkodër
Në qarkun Shkodër, kandidati Ramadan Lika doli në krye me 460, i ndjekur nga Gentjan Ndoj me 415 dhe Bardh Spahia me 395 vota.
Renditja:
- Ramadan Likaj – 460
- Gentjan Ndoj – 415
- Bardh Spahia – 395
- Alfred Thekna – 337
- Lodovik Hasani – 302
- Ndoc Ashta – 289
- Arben Lushaj – 255
- Eugent Lin Prendi – 248
- Greta Bardeli – 214
- Ted Kopliku – 177
- Kolë Gjergj Beka (Livadhi) – 174
- Age Qafa – 169
- Eliona Shkrela – 161
- Kristian Preçetaj – 112
- Mimoza Rexhvelaj – 110
- Lorenc Luka – 107
- Irena Shala (Shestani) – 89
- Izmira Rusi (Ulqinaku) – 83
- Imeldi Sokoli – 63
- Alfred Pllumbi – 58
- Vildane Gushta (Kazazi) – 48
- Ledinë Mandija – 29
- Senada Mehmeti – 27
- Glorja Shllaku – 20
- Arian Peraj – 17
- Gjeorgjeta Hila – 13
- Arben Maliqi – 12
- Jesmina Pikalaci (Lici) – 12
- Ilirjana Agolli – 7
- Valentino Lumaj – 5
- Aleksander Kaçi – 4
Qarku Tiranë
Në Qarkun e Tiranës vijon numërimi. Ndër më të votuarit është edhe Jorida Tabaku dhe rezulton të jetë e para ndër zonjat duke kryesuar me 650 vota. Kandidatët me më shumë vota në Qarkun e Tiranës janë Ilir Alimehmeti dhe më pas renditen disa figura të reja në parti si dhe kandidatët e propozuar nga Kavaja dhe Kamza.
Një numër i konsiderueshëm i mbështetjes për të ka ardhur nga demokratët e Kavajës dhe Rrogozhinës, pjesë e këtij qarku.
Hysen Kadiu është renditur i pari në primaret për qarkun e Tiranës, duke marrë më shumë vota në rang qarku.
Hysen Kadiu dha dorëheqjen si kryetar i degës së PD për Kavajën për t’u bërë pjesë e primareve.
Më pas deri tani renditet Klevis Balliu dhe në vendin e tretë Grigels Muçollari.
Renditja deri tani
- Hysen Kadiu
- Klevis Balliu
- Grigels Muçollari
- Ilir Alimehmeti
- Jorida Tabaku
Qarku Vlorë
Në Qarkun e Vlorës, deputetja demokrate Ina Zhupa ka rezultuar më e votuara. Në këtë proces Zhupa ka dalë e para me 765 vota. I dyti është renditur Atird Hoxha me 484 vota dhe me radhë kandidatët e tjerë ku 8 prej tyre nuk kualifikohen sipas pragut 172 vota në qark.
Zhupa fitoi bashkitë Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol, që janë edhe zonat që ka përfaqësuar dhe mesa duket do të përfaqësoj në kuvendin e Shqipërisë dhe mori mbështetje edhe në bashkitë Vlorë, Himarë dhe Selenicë.
Renditja:
- 1-Ina Zhupa 765 vota
2- Atird Hoxha 488
3- Manjola Nikollo 402
4- Alta Haluci 188
5- Dashamir Tahiri 133
6- Nada Daullja 130
7- Afroviti Dhimojani 110
8- Nikola Kedhi 103
9- Mario Runa 70
10- Skerdjan Dhuli 47
11- Piro Ahmetaj 46
12- Liljana Emazi 39
13- Vladimir Rizvani 8
55 vota të pavlefshme në rang qarku
Pjesë e primareve u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me përjashtim të 5 deputetëve. Por pavarësisht votës së anëtarësisë, vendimin final se kush do jetë kandidat për deputet do ta vendosë Kryesia e kësaj force politike.
Në përzgjedhjen e ekipit nga ana e kryesisë në mbledhjen e 12 Marsit do të merret parasysh edhe puna e secilit kandidat me diasporën, si dhe kontributi në betejën kundër qeverisë.
Nga procesi i primareve u përjashtuan 19 zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, përfshi edhe kryetarin e saj Sali Berisha, të cilët do të jenë kandidatë në pjesën e sigurt të listës së deputetëve, përfshi edhe 7 aleatët e opozitës që do të garojnë në koalicion me Partinë Demokratike.
Discussion about this post