GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Primaret/ Kush është demokratja që do garojë për Bashkinë e Kurbinit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Primaret/ Kush është demokratja që do garojë për Bashkinë e Kurbinit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lindita Toma është demokratja e radhës e cila ka prezantuar këtë të martë kandidaturën në Primare. Nëse kandidatura e saj do përzgjidhet nga Kryesia, Lindita Toma do garojë për Bashkinë e Kurbinit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Toma u shpreh se ka qenë e angazhuar që në moshë të re në strukturat e Partisë Demokratike dhe se nëse zgjidhet si kryetare, “do të punojë për t’i thënë jo propagandës që ka kapluar vendin”.

Lexo edhe: Shtyhet afati për vetëkandidim e kandidim për Primaret në PD (Data)

Deklarata e plotë:

Të dashur miq,
Unë jam Lindita Toma, lindur dhe rritur në qytetin e Laçit.
Kam mbaruar Shkollën e mesme Ekonomike në Tiranë, më pas ndoqa studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Finance-Kontabilitet, ku edhe përfundova Masterin Profesional Kontabilitet-Auditim.

Kam qenë e angazhuar që në moshë të re në strukturat e Partisë Demokratike dhe të Lidhjes Demokratike të Gruas, duke u votuar se fundmi si Kryetare.

Gjithashtu kam qenë mjaft aktive në aksionet politike te PD. Vij nga një familje e respektuar autoktone kurbinase, me kontribut të rëndësishëm në Partinë Demokratike prej 31 vitesh.

Pas një reflektimi serioz dhe komunikimi të përditshëm me demokratë dhe qytetarë të zones, kam vendosur që të bëj publike Kandidaturën time në procesin e PRIMAREVE, inovacion i sjellë për herë të parë nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Si një qytetare, nënë dhe bashkëshorte, ndiej përgjegjësi morale për t’u shërbyer qytetarëve Kurbinas pa interesa personalë.

Arsyet e kandidimit tim janë mjaft te qarta.

Do te punoj për të kthyer Bashkinë KURBIN përsëri në shërbim të qytetarëve Kurbinas,
do të punoj fort për t’i thënë jo propagandës që ka kapluar vendin,
do të punoj për të afruar sa më shumë rolin e numrit 1 të Bashkisë me qytetarët.

Kërkoj me ngulm të kthej shpresën te qytetarët Kurbinas dhe t’u tregoj atyre që ne mund t’ia dalim.

Qëllime të tjera shumë me rëndësi të kandidimit tim janë:

  1. Punësimi i të rinjve
    2. Vlerësimi i intelektualëve
    3. Mbështetja e qytetarëve me aftësi ndryshe
    4. Përkrahja e qytetarëve në nevojë
    5. Shfrytëzimi i sajteve turistike pa thyer ligjin
    6. Zhvillimi i turizmit
    7. Mbështetja e bujqësisë dhe blegtorisë, degë ekonomike me rëndësi të madhe per Kurbinin
    8. Bashkëpunimi i Bashkisë Kurbin me biznesin e vogël, te mesem e te madh.

U bëj thirrje qytetarëve Kurbinas të marrin pjese në procesin e PRIMAREVE për të treguar që populli vendos dhe populli zgjedh më të mirin.

Së fundmi, iu bëj thirrje të marrim pjesë në protestën kombëtare të datës 12 Nëntor, si një mënyrë për largimin e së keqes nga vendi ynë dhe rikthimin e shpresës në vatrat tona.

BASHKE PER TE ARDHMEN!
FALEMINDERIT NGA ZEMRA

Etiketa: KurbinPDprimareZgjedhje

Lajme të lidhura

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”
Breaking Views

Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”

20:03 - 29/09/26
Para
Nga çarteri të duken të gjithë shpifarakë

Boomerang-u i leksioneve të moralit për Londrën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com