Kreu i grupit parlamentar të PD dhe njëkohësisht , drejtuesi politik i PD për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka deklaruar se fluksi i anëtarëve të PD që u janë drejtuar kutive të votimit në këtë qark ka qenë i lartë.
Sipas Bardhit, PD është një forcë politike që respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik.
“Është një proces statutor në PD, janë anëtarët e partisë të ftuar për të përzgjedhur kandidatët për deputetë më 11 maj. Kjo tregon se PD respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandiatëve përmes parimit ‘një anëtar, një votë’.
Ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm për të shprehur vullnetin e tyre. Anëtarët të paraqiten, të marrin pjesë në votime e të shpallin vullnetin e tyre për kandidatët që kanë aplikuar në këtë proces të brendshëm demokratik të kësaj partie”, është shprehur ai.
Discussion about this post