GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Primaret në PD, prezantohet kandidatja për Bashkinë e Hasit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Primaret në PD, prezantohet kandidatja për Bashkinë e Hasit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prezantohet kandidatja e Primares në Partinë Demokratike për Bashkinë e Hasit. Bëhet fjalë për Nazlie Laçin. Ajo është shprehur se do të jetë e vendosur për ti shërbyer me përkushtim zonës që përfaqëson për të rikthyer fitoren e munguar prej shumë vitesh.

DEKLARATA E PLOTË:

Të nderuar qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike. Unë Nazlie Laçi, prezantoj kandidaturën time në Primare, për Bashkinë Has. Falë primareve në Partinë Demokratike, sot secili nga anëtarët dhe simpatizantët mund të shprehë lirisht vullnetin për të zgjedhur kandidatin që mendon që do ta perfaqësojë më mirë si Drejtues i Bashkisë nesër. Kandidoj për herë të parë pas 20-vitesh kontribute në Partinë Demokratike, si Anëtare Kryesie, Sekretare e Degës, Anëtare e Këshillit Bashkiak, Kryetare e Grupit të Punës për Riorganizimin e Degës dhe sot si Anëtare e Këshillit Kombëtar të PD.

Si fillim dua te shpreh mirënjohje dhe respekt për anëtarët e Partisë Demokratike ndër vite dhe veçanërisht për qëndrestarët dhe aktivistët, për kontributin e tyre në Rithemelimin e Degës PD-Has. Ndihem e nderuar dhe krenare që në ditët e veshtira që kaloi Partia Demokratike, hodha hapin si Drejtuese e Grupit të Punës për Riorganizimin e Degës Has në momentet më delicate, duke ju gjendur afër demokratëve, afër qëndrestarëve, këtyre njerezve të besës e të punës. Në sajë të këtij bashkëpunimi të ngushtë arritëm që ta bashkojmë, forcojmë dhe rritim Partinë Demokratike në Has dhe sot është një Degë me Struktura të konsoliduara.

Sot kërkoj për herë të parë votën tuaj, besimin tuaj, e kërkoj me krenari për kontributin dhe besnikërinë që më ka shoqëruar gjatë gjithë këtyre viteve. Sot ndihem shumë e shqetësuar për ditët që kalon populli hasjan, gjendja e vështirë e kësaj zone, e këtyre njerëzve shumë bujarë dhe shumë punëtorë që kanë larë botën me djersën e tyre në kërkim të një të ardhme më të mirë. E dhimbshme te flas ne kete situate dhe të di qe me degjojne njerez me shpresen e varur te emigrimi, familjare qe bijte i kane nisur rrugeve te botes.

Kjo qeveri shuajti shpresen për një të ardhme dinjitoze në këtë vend. Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë, ju bëj thirrje që të bashkohemi dhe të bëhemi vet Zot i fateve tona, duke ju garantuar se me mbështetjen tuaj do jem shumë e vendosur dhe e angazhuar për t’i shërbyer me përkushtim Hasit dhe Hasjanëve dhe të rikthejmë fitoren e munguar prej shume vitesh.
Faleminderit!

Etiketa: hasPartia Demokratikeprimare

Lajme të lidhura

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj
Aktualitet

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet
Aktualitet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26
Para
Deputetja e PD paralajmëron Kumbaron në protestë: Hiq dorë nga trau

Deputetja e PD paralajmëron Kumbaron në protestë: Hiq dorë nga trau

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së

09:05 - 16/09/26

Pak para nisjes së seancës në Hagë, situata u tensionua jashtë Dhomave të Specializuara, ku janë mbledhur qindra shqiptarë në...

Lexo më shumë
Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26
Lufta e Ftohtë, Putin: Gabim, dërgimi i tankeve në Hungari e Çekosllovaki

FBI jep alarmin: Moska po planifikon vrasje në SHBA dhe vendet evropiane që mbështesin Kievin

08:34 - 16/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:02 - 16/09/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com