GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Primaret në PD, zbulohet kandidati i parë për Fierin

13:47 - 07/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Primaret në PD, zbulohet kandidati i parë për Fierin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Svdar Kodheli është kandidati i parë që konfirmon pjesëmarrjen e tij në garën për Primaret në qarkun e Fierit. Ai shprehet se ka vendosur të kandidojë pasi e ndjen si detyrim qytetar dhe politik. Ndërsa shton se gara është ajo që përzgjedh më të mirin për të bërë ndryshimin e duhur.

Në prezantimin e kandidaturës, Kodheli deklaroi se është diplomuar për ekonomi, ndërsa aktualisht drejton një studio të tij. Ai deklaroi se sëbashku me familjaret ka qenë pjesë e angazhimit politik në PD që në vitet 90.

Deklarata e Kodhelit:

E ndjej detyrim qytetar dhe politik pjesëmarrjen në një proces që kthen votën, siguron transparencë dhe meritokraci. Unë jam Evdar Kodheli dhe kam vendosur të hedh kandidaturën për primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Fier. Jam diplomuar për Ekonomi. Kam ndjekur dhe përfunduar me sukses gjate ketyre 22-viteve disa specilalizime pas-universitare. Jam certifikuar dhe licencuar  si kontabilist, auditues, ekspert fiskal etj.

Prej vitit 2005 dhe aktualisht drejtoj studion time. Së bashku me familjaret e mi kam qene pjese e angazhimit  politik ne PD qe ne vitet 90.

Kam vendosur të hedh kandidaturën në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Fier, sepse e ndjej detyrim qytetar dhe politik pjesëmarjen në një proces që kthen votën. Unë besoj se vetëm nëpërmjet votës së lirë merr udhë edhe konkurenca e lire, e cila siguron transparence, meritokraci dhe hierarki.

Kam vendosur të kandidoj i sigurt se:

Nuk ka me kohe per kedo  qe e do atdheun , e do Shqiperine.

Nuk  ka me kohe te  mendohemi  se  mbase  ndryshimi  vjen  vete,

Nuk  ka me kohe te bejme spektatorin.

Nuk  ka me kohe te lejojme te  kapemi  nga  politika e korruptuar.

Nuk  ka  me kohe  te  drejtohemi  nga  pa-aftesia , neglizhenca , korrupsioni, dhe arroganca.

Nuk  ka me kohe te vazhdoje hemoragjia  e largimit te  te  rinjve, zhvlerësimi i pedagogeve, mjekëve, apo  cdo profesioni te lire.

Gara  eshte  ajo  qe  perzgjedh  me te mirin, me te kaulifikuarin per te bere ndryshimin e duhur.

Kjo eshte arsyeja që,  si qyetar, si perkrahes i Partise Demokratike, si njeri i lire dhe pa paragjykime,  apo  i pakushtëzuar nga kundërshtaret politikë, vendosa te garoj si kandidat ne PRIMARET qe organizon Partia  Demokratike per Kryetarin e  Bashkise Fier.

Primaret do te shpalosin aftesite dhe kapacitetet  e demokratit  te ndershem , atij qe lufton jo per vete por per Shqiperine, per atdheun  tone. Kjo eshte Partia Demokratike , parti qe  nuk emeron  ne tavolinen e kryetarit  kandidatet, Parti me vizion , Parti me parime demokratike , dhe te drejte vote per kedo anetar apo dhe simpatizant.

Fituesi do te jete  me i miri, dhe ne garuesit do te  jemi NJE me te cilido qoftë ai ose ajo, duke fituar përballjen me kundershtarin politik.

Te  dashur  bashkeqytetare, te kontribuojme seicili per ndryshimin e madh. Te kthejme se bashku besimin,  jo me fjale, por me politika konkrete zhvillimi ne baze te nje  programi  gjitheperfshires, per nje zhvillim me te madh, ne dobi te gjithe qytetareve fierake te përgatitur nga specialistet me te mire, sipas fushave perkatese.

Me këtë rast, ftoj bashkëqytetarët e mi fierakë  dhe shqiptarët, të gjithe bashke, të bëhemi pjesë e  protestave.

Etiketa: kandidatePDprimare

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Abuzoi dhe vrau 8-vjeçarin, Çalamani nuk paraqitet në seancë

Abuzoi dhe vrau 8-vjeçarin, Çalamani nuk paraqitet në seancë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive,...

Lexo më shumë
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com