GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Prindër për herë të parë, Einxhel dhe Dj Dagz do të bëjnë dasëm?

21:48 - 25/09/22
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Prindër për herë të parë, Einxhel dhe Dj Dagz do të bëjnë dasëm?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moderatorja Einxhel Shkira dhe partneri i saj Dj Dagz kanë qenë mjaft të komentuar në media kohët e fundit. Ata u njohën në spektaklin “Big Brother VIP” dhe së shpejti do të bëhen prindër. Ndërkohë ndjekësit e tyre duan të dinë nëse para ardhjes në jetë të djalit do të ketë dasmë apo jo.

Së fundmi çifti mori pjesë në dasmën e menaxherit të Dagz, Tatarukës, dhe si duket lulet që hodhi nusja, i mori Einxhel. Dhe të gjithë e dimë se kur dikush pret lules, sipas traditës, do martohet së shpejti.

“A je gati për met propozu a jo” thuhet në fotografitë e Dagz dhe Einxhelit që mban lule në duar dhe të rishpërndara nga moderatorja në Instagram nga një faqe fansash.

Nuk dihen planet e çiftit për këtë gjër, por ndoshta një dasmë mund të jetë në horizont.

Einxhel dhe Dj Dagz së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë të një djali.

Që pasi e bëri publike shtatzëninë e saj, moderatorja ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke postuar foto dhe dedikimi për fëmijën që po pret. Ndërsa ajo ka zhvilluar edhe një ‘baby shoëer’ ku publikoi edhe foto dhe video në rrjetet sociale. Por, me sa duket ndjekësit po i kërkojnë të mos e tregojë më barkun.

Këtë e ka bërë të ditur vetë moderatorja me një postim ku tregon se ka marrë shumë mesazhe që i thonë të ruhet nga “syri i keq” dhe me të drejtë bën thirrje që të mos i përcjellin energji të tilla sepse sado që ajo të ruhet nga këto bestytni, nuk mund të ngujohet në shtëpi në mënyrë që të mos e tregojë barkun.

“Si fillim ju falenderoj shumë për çdo urim, fjalë të mirë e këshillë pa e vënë në diskutim qëllimin e mirë në secilën prej tyre. Por kam lexuar komente e mesazhe ku sugjeroni, gati-gati në lutje që të mos ekspozoj në foto barkun se tani ‘si nënë e kupton vetë ti’ (?!). Unë kuptoj dhe nënkuptoj shumë gjëra dhe pikërisht për hir të këtyre bestytnive shpeshherë jam bërë paranojake…

Ama të dashura gra e nëna, po nëse dikujt i duhet të punojë në ekran gjatë shtatzënisë dhe barkun ja shohin me mijëra e miliona sy?!

Po nëse gjatë asaj periudhë bëjnë foto veshjesh shtatzëna për punë dhe ato sërish shihen nga pafund sy…dhe akoma më e zakonshme, mjafton një ditë në plazh që barku të shihet nga dhjetra sy…Ju lutem boll përcollët energji të tilla dhe bestytni që në vend të na ndihmojnë thjesht të shtojnë ankthin! Mbase është idiotllik, por edhe unë besoj te syri, ama çdo gjë ka një limit, se s’do ngujohemi në shtëpi tani që të jemi të mbrojtur nga syri keq”- shkroi ajo.

Etiketa: dasemDJ Dagzeinxhel shkira

Lajme të lidhura

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Para
Vrasja e 22-vjeçares në Iran/ Borell: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Vrasja e 22-vjeçares në Iran/ Borell: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com