GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Prishet me Lali Erin, biznesmeni i skandalit “Panama Papers” denoncon tenderin 246 MLN lekë

14:58 - 01/04/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Prishet me Lali Erin, biznesmeni i skandalit “Panama Papers” denoncon tenderin 246 MLN lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj alias Lali Eri, i gjendur nën presionin e hetimeve të SPAK, po mundohet të fsheh lidhjet me biznesmenët e ekspozuar si pjesë e pastrimit të parave dhe evazionit ndërkombëtar të taksave. Një nga këta është Erton Graceni, i cili duket i zhgënjyer nga distancimi i Lali Erit, duke ia hequr emrin nga lista e fituesve të tenderave të bashkisë.

Kështu ka ndodhur me tenderin me objekt  “Platforma për aplikimet online për regjistrimin e fëmijëve në kopshte dhe çerdhe” me fond limit 24,686,667.00 lekë pa TVSH, zhvilluar në datën 11-01-2024 nga autoriteti kontraktor, Bashkia Tiranë.

Graceni ka vendosur t’i nxjerrë të palarat tenderit të Lali Erit, me shpresën që ta përmbysë vendimin në KPP.  Biznesmeni ngre pretendime se komisioni që ka hartuar tenderin ka vendosur kritere diskriminuese dhe nuk ka vlerësuar sipas ligjit ofertën e tij. Konkretisht, Graceni sqaron se ky prokurim është ndarë në disa faza, ku në secilën prej tyre kërkohen specifikim si të ishte projekt me vete, por me disa kërkesa që penalizojnë operatorët e interesuar.

Sipas Gracenit, Bashkia Tiranë nuk ka vlerësuar drejtë ofertën e tij duke argumentuar se nuk përmbush kriterin për kapacitet teknik, kur në fakt “INET” sh.p.k ka paraqitur tenderët që vërtetojnë këtë kërkesë.

“Autoriteti kontraktor, duke qenë se është përfituesi direkt i kontratës objekt prokurimi, është në të drejtën e tij të garantohet se operatorët ekonomikë pjesëmarrës i plotësojnë kërkesat e cilësisë për shërbimet që do të ofrojnë. Në vijim të arsyetimit si më sipër, operatori ekonomik “INET” sh.p.k, nuk përmbush kriterin 2.3.1 të Kapacitetit Teknik të DST dhe si rrjedhojë KVO konkludon njëzëri se OE “INET” sh.p.k s‘kualifikohet”, thuhet në denoncim.

Graceni është i pakënaqur nga Veliaj, i cili po shpenzon 246 milionë lekë me rivalët e tij. Sipas dokumenteve 191 milionë lekë do të shpenzohen  për implementimin e ”Sistem softëare” dhe 58 milionë lekë do të shpenzohen për mirëmbajtjen e sistemit.

Në fakt, qëllimi i vetëm i tenderit është për të përvetësuar këtë super fond. Përndryshe, pse duhen harxhuar këto para, kur regjistrimi i fëmijëve në çerdhe dhe kopshte mund të bëhet njësoj si për shkollat, që realizohet përmes portalit e-Albania?

Po ky Lali Eri pse bën sikur nuk e njeh Ertonin dhe punët e kryera prej tij më parë?

Le t’i kthehemi pas dy vjet dhe të shohim konkretisht tenderin me numër referencë REF-33741-06-22-2022 dhe me objekt “Zhvillimi i Platformës së Mënyrave Alternative të Pagesës së Parkimit”. Tenderi jo vetëm që nuk kishte fare konkurrencë, por firma fituese e Erton Gracenit ofroi një vlerë sa 98% e fondit limit, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

Bëhet fjalë për biznesmenin Erton Graceni, pronar i kompanisë INET ALBANIA, i cili është “shpërblyer” me 130 milionë lekë nga Veliaj në një tender pa garë. Dhe çfarë cilësie kishte Graceni, që paska qenë i preferuar i Lali Erit? Sipas investigimit ndërkombëtar të gazetarëve të grupit “Panama Papers” për parajsat fiskale, Graceni dyshohet se ka transferuar shuma financiare jashtë Shqipërisë nëpërmjet një kompanie “offshore” të quajtur “Factorize Holdings Limited”.

Graceni duket se ka mbaruar punë me “Factorize Holdings Limited” që e kishte selinë në “Rrugën Shyqyri Ishmi Nr. 62. Tashmë kompania tjetër në pronësi 100% të tij “INET” sh.p.k po merr një pjesë nga torta e buxhetit shtetit përmes tenderëve pa garë.

Sa për vendimin e KPP, nuk mendojmë se do të sjellë ndonjë ndryshim, pasi cilido që ta fitojë tenderin, dëmi në buxhetin e bashkisë do të jetë i njëjti.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimankeseDenoncimErion VeliajertonertongraciKPP

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Del në ankand dërrasa e ”Titanic”-ut që nuk shpëtoi dot DiCaprion

Kush gënjen Ledjona apo Bigu? Gazetarja në Fan Club: Sapo kam takuar Eglën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve
Breaking Views

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26

Rruga Librazhd–Pogradec është aktualisht e mbyllur dhe nuk lejohet qarkullimi për shkak të dëmtimeve të mëdha në aksin rrugor dhe...

Lexo më shumë
Milan shtanget nga Parma në shtëpi, humbja e hidhur i largon nga Interi

Milan shtanget nga Parma në shtëpi, humbja e hidhur i largon nga Interi

20:58 - 22/02/26
Asllani tregon aftësitë e tij tek Besiktas në fitoren 4-0 të bardhezinjëve

Asllani tregon aftësitë e tij tek Besiktas në fitoren 4-0 të bardhezinjëve

20:20 - 22/02/26
(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

19:28 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com