Pasditen e sotme në aksin nacional, Pogradec-Lin është krijuar një radhë e gjatë automjetesh. Lidhur me ngjarjen bëhet me dije se shkak për këtë trafik të rënduar në zonë është bërë një trajler i cili ka pësuar defekt dhe është ndalur në mes të rrugës duke bllokuar qarkullimin.
Deri më tani, bëhet me dijes e policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të rregulluar trafikun ndërkohë që pritet të hiqet edhe trajleri nga rruga i cili aktualisht është i bllokuar.
Discussion about this post