GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pritej pretenca e SPAK, shtyhet seanca për Alqi Bllakon

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pritej pretenca e SPAK, shtyhet seanca për Alqi Bllakon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seanca për Alqi Bllakon, në lidhje me inceneratorin e Tiranës, është shtyrë, për shkak të mosplotësimit të trupës gjykuese. Seanca e radhës u caktua më datë 13 shkurt ora 14:30.

Në këtë seancë ishte parashikuar dhënia e pretencës nga ana e SPAK, për ish-deputetin socialist, i cili akuzohet për “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. Ndryshe nga gjykimet e dosjeve të inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, në këtë proces Bllako gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit e tjerë.

Në seancën e parë të shqyrtimit në themel, gjykata pranoi kërkesën e ish-deputetit për gjykim të shkurtuar, një lloj gjykimi që, në rast fajësie, i ul një të tretën e dënimit. Pasi prokurorët e SPAK lexuan kërkesën për gjykim, gjykata e konsideroi të përfunduar shqyrtimin gjyqësor, ftoi palët në konkluzionet përfundimtare dhe caktoi datën 29 janar për leximin e pretencës së SPAK kundër Bllakos.

Sipas Strukturës së Posaçme, në rastin e inceneratorit të Tiranës, Alqi Bllako ka përfituar përmes korrupsionit dy shuma monetare në vlerën 119 mijë euro dhe 7.5 milionë lekë për Vladimir Bezhanin Bllako i ka propozuar Bezhanit të vijonte detyrën si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, dhe të ndihmonte me konsulencë juridike gjatë kohës kur kishte lindur ideja e inceneratorit të Tiranës.

Referuar hetimit, për shërbimin e Bezhanit, Bllako i ka kërkuar biznesmenit Klodian Zoto ta punësonte fiktivisht në kompaninë e inceneratorit dhe të siguronte shumën prej 7.5 milionë lekësh. Po ashtu, thotë SPAK, Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët faktikë të inceneratorit të Tiranës, vlerën monetare prej 119 mijë euro për blerjen e një makinerie për një fabrikë pijesh të babait të tij në Ersekë.

Në dhjetor të vitit të shkuar, GJKKO kaloi për gjykim dosjen me 12 të pandehur për inceneratorin e Tiranës, mes të cilëve edhe ish-ministri Lefter Koka. Pavarësisht indiceve dhe provave, mungoi emri i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Etiketa: Alqi BllakoSpak

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Kërcitja e dhëmbëve çfarë ndodh në trupin tuaj kur kryeni këtë veprim

Si të bëni një gjumë të rehatshëm: Këshilla për të fjetur pa shqetësime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com