GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Pritet vendimi për “30 qershorin”, Daci: Do fitojë demokracia

11:55 - 02/11/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pritet vendimi për “30 qershorin”, Daci: Do fitojë demokracia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese seanca për shqyrtimin e çështjes së zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Palët diskutuan pretendimet e tyre për gati 1 orë e gjysmë, ndërsa vendimi do të jepet pas disa ditësh nga Kushtetuesja.

Pak pas përfundimit të mbledhjes, avokati Jordan Daci, i cili është përfaqësuesi i Shoqatës së Bashkive i ka qëndruar të njëjtave pretendimeve që ka ngritur edhe më herët. Shoqata kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe përsëritjen e tyre.

“Kemi kënaqësinë që të themi për publikun se ky është një proces që asnjë palë s’do të dalë e humbur. Do të fitojë demokracia. Përtej asaj që ka thënë Venecia, zgjedhësve duhet t’u jepet një kuptim i ri për zgjedhjet. Zgjedhësit duhet te kenë te drejte te zgjedhin. Ndaj zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin në përputhje me parimet e Komisionit të Venecias. Ky opinion nuk është detyrues dhe as i saktë. Në paragrafin 47 e pranon. Në 28 e mohon. Nga ana tjetër unë bërë pyetjen; nëse nuk është Gjykata Kushtetuese, kush është atëherë?! Përse komisioni i Venecias nuk anashkalon me qëllim këto vendime. Ka kompetencë. Në Republikën e Shqipërisë opinioni i referohet tre pyetjeve ndërsa komisioni ka 30 pyetje të tjera. Komisioni thotë që Gjykata ka vendime kushtetuese, mund të merret me legjislacionin zgjedhor. Ne mendojmë që ka kompetencë dhe Gjykata Kushtetuese do e gjykojë”, tha Daci.

Edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka dhënë një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese.

E pyetur nga gazetarët e pranishëm nëse do të jetë ajo sërish kandidate për kryetare Bashkie, nëse Gjykata Kushtetuese vendos ri përsëritjen e zgjedhjeve, Ademi u përgjigj:

“Duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë. Kërkesa jonë mbetet kjo. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë dhe përgjithësinë të kenë zgjedhje të rregullta zgjedhore, këtë shpresojmë të konkludojë Gjykata Kushtetuese”.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese iu drejtua Komisionit të Venecias për të marrë një opinion final në lidhje me zgjedhjet, në të cilat opozita nuk mori pjesë.

Çështja për zgjedhjet e 30 qershorit ishte pezulluar në pritje të përgjigjes nga Komisioni Venecias. Shoqata e Bashkive i është drejtuar me një padi gjykatës Kushtetuese përmes së cilës kërkon ri përsëritjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Etiketa: Kryesore1kryetari i gjykates larteseanca

Lajme të lidhura

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa  vazhdon gjyqi pa fund për Mediun
Breaking Views

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

10:10 - 15/03/26
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh
Aktualitet

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Me armën e zjarrit në brez, arrestohen 3 adoleshentët

Me armën e zjarrit në brez, arrestohen 3 adoleshentët

TË FUNDIT

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa  vazhdon gjyqi pa fund për Mediun
Breaking Views

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

10:10 - 15/03/26

Pas 18 viteve nga Masakra e Gërdecit, qe rezultoi me 26 viktima dhe qindra të tjere të plagosur dhe të...

Lexo më shumë
Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

09:56 - 15/03/26
Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com