GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë

19:19 - 25/07/21
në Show Biz
Kohë leximi: 6 min
A A
Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rovena Ibrahimi, këngëtarja e njohur e muzikës popullore është bërë nënë për herë të parë.

Këtë lajm të ëmbël e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka treguar se ka mirëpritur një djalë.

“NATHANIEL (=Zoti dhuroi) Sa shumë të kemi pritur bir…aq sa mezi numëronim minutat shpirti jonë…Më bëre nënë…edhe kjo është ndjesia më e bukur që kam përjetuar deri sot. Bekime paçi të gjithë.”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se para disa kohësh, Rovena ka folur për “Albanian Free Press”, ku ka treguar më shumë rreth jetës së saj personale dhe asaj profesionale.

Pavarësisht se nuk duket, nga freskia juaj, keni shumë vite që këndoni. Kur dhe si kanë qenë fillimet tuaja?

Përshëndetje dhe faleminderit! Fillimet e mia kanë qenë, mendoj ashtu si pjesa më e madhe e këngëtarëve, që në moshë të vogël, me pjesëmarrjet e mia në festivalet e fëmijeve. Që nga ajo kohë kënga ka ecur me mua, duke vazhduar me studimet për kanto, me emërimin në Teatrin e Vlorës si dhe me lançimin, më vonë, në tregun muzikor me albumin tim të parë “Vashëzo”.

Lexuesit tanë janë kuriozë të dinë më shumë rreth origjinës tuaj, familjes tuaj. A ju ka mbështetur ajo në pasionin për këngën?

Sigurisht që, nëse familja nuk të mbështet, mendoj se është shumë e vështirë të ecësh, kjo në çdo lloj fushe, jo vetëm në muzikë por unë e them që nëse jam këtu sot është meritë e prindërve të mi. Më kanë dhënë gjithçka duhet që unë të eci e sigurt, duke ditur që ata janë gjithmonë aty me këmbënguljen, kujdesin, sakrificat dhe shumë herë “kritikat” të cilat, mendoj, janë të domosdoshme nëse dikush do të përparojë në jetë.

Ju jeni një vajzë vlonjate. Sa keni brenda artit tuaj nga ajo zonë?

Pa pasur pak “aromë portokalli” nuk shkon..ha ha ha. Pa diskutim që kam shumë nga Vlora pasi në themel të natyrës time të të kënduarit është kënga qytetare vlonjate që e dua aq shumë.

Jeta juaj është nëpër koncerte, tashmë i përkisni krejt trevave shqiptare. Por ku është vendi juaj më i dashur?

Unë nuk di të dalloj një vend nga një tjetër, sepse duke qenë një vend kaq i vogël them se ne jemi gjithandej njësoj, me të njëjtën energji dhe me të njëjtën dashuri për këngët tona. Mjafton të ketë shqiptar dhe atmosfera ndizet.”

Në publik të gjerë keni performuar në Top Fest në vitin 2004. A jam e saktë? I kujtoni ato emocione?

Ju jeni aq e saktë sa sinqerisht gjej rastin t’ju falenderoj për cilësinë e kësaj interviste. Dalja ime e parë në publik ka qenë kënga “Zgjohu” në Top Fest 1, me djemtë e grupit “Rino Ritëm”. Mbaj mend vetëm që ai bashkëpunim lindi shumë natyrshëm, në kohën kur sapo kisha mbaruar shkollën e mesme të muzikës. Gjatë performimit dridhesha nga emocionet por fakti që nuk isha vetëm në skenë ndoshta më dha pak siguri, në mënyrë që të kaloja çdo gjë pa u kuptuar, kjo sot më bën të qesh me kujtimet.

U informova se keni bashkëpunuar me kompozitorët më të njohur të këngës qytetare. Sa rëndësi ka përzgjedhja e bashkëpunëtorëve, për ju?

Përzgjedhja e bashkëpunëtoreve është thelbësore për një këngëtar. Kjo ndoshta është arsyeja që unë nuk kam shumë dëshirë të ndryshoj bashkëpunëtor. Në përgjithësi pothuajse e gjithë puna ime përmblidhet te të njëjtët emra: Adrian Hila , Nexhip Seraj, Max Production. Falënderime edhe mirënjohje pa fund për çdo moment të punës për këta artistë, me të cilët, sa herë që nisim një projekt të ri themi: “Si do sjellim diçka të re pa përsëritur veten po sigurisht edhe duke qëndruar brenda natyrës time?”. Dhe më besoni që nuk është e thjeshtë.

Edhe në videoklipet e fundit, por edhe më parë ju dukeni shumë elegante dhe e kuruar. Sa kohë e vëmendje i kushtoni pamjes së jashtme?

Pamjes sime të jashtme, në jetën e përditshme, i kushtoj rëndësi mjaftueshëm, pa e ekzagjeruar. Por në daljet në skenë apo në videoklipe përgjegjësia rritet shumë, sepse ti bën diçka që mbetet aty dhe nuk ke më mundësi ta ndryshosh. Edhe këtu kam të njëjtët bashkëpunëtorë prej vitesh tashmë, që më bëjnë të ndihem me fat që i kam afër në rrugën time.

Kënga qytetare vlonjate është në kurorën e folklorit shqiptar. Mendoni se duhet ruajtur edhe ajo nga ndërhyrjet e ballkanizmave dhe rrymave nga jashtë?

Jo vetëm kënga qytetare vlonjate por i gjithë folklori jonë është një thesar qe duhet ta ruajmë fort. Është ajo që na dallon nga të tjerët. Nëse nuk e ruajmë dot, nuk mund të kemi identitet.

Vera që lamë pas, me çfarë bilancesh u mbyll për Rovenën?

Sa lodhje aq edhe kënaqësi.

Na rrëfeni një pikë të fortë dhe një dobësi tuajën…

Pika ime e fortë është këmbëngulja. Pika e dobët, sinqeriteti i tepruar.

A mendoni se jeni kokëfortë dhe instiktive, siç pritet nga një vlonjate?

Kokëforte jam shumë por instiktive fare. Keni parë vlonjate kështu? (hahahah) Vlonjatët kanë edhe një shpirt shumë të madh, mbi të gjitha.

Keni ndërtuar miqësi në art? Sepse ndodh që edhe të hasni në xhelozi ose konkurrencë…

Kam krijuar miqësi pa fund në art dhe miqësi shumë të mira madje. Konkurrenca është në natyrën e punës tonë po sa i përket xhelozisë, them që nuk ka vend dhe është jashtë çdo logjike. Një artist i mirë, në radhë të parë duhet të jetë njeri i mirë.

Jashtë skenës dhe këngës, cilat janë pasionet tuaja? Si e kaloni ju kohën e lirë?

Nuk kam shumë kohë të lirë por një shëtitje në lungomare nuk do ta ndërroja me asgjë.

Do të kemi nga ju projekte të reja? Çfarë presim tani afër nga Rovena?

Kënga ime më e re “Bijë Labe”, që u lançua në maratonën e këngës në Tv Klan, do të jetë së shpejti në YouTube. Ndërkohë po punoj për dy projekte të reja të cilat besoj do të përfundojnë gjatë periudhës së dimrit.

Jeni një femër shqiptare. Keni ju një mesazh për vajzat shqiptare që kanë pasion këngën popullore?

Të ndjekin vetëm gjurmët e këngëtarëve që kanë vënë themelet e muzikës qytetare. Kanë një thesar në dorë që të tjerët na e kanë lënë neve e në një ditë do ta përcjellim (të pasuruar sigurisht) të ata që do të vijnë pas nesh. Muzika e tabanit duhet ruajtur me vlerat që ka, pa u ngatërruar me rryma të tjera.

Etiketa: Rovena Ibrahimi

Lajme të lidhura

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën
Aktualitet

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

17:59 - 03/12/25
BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu
Aktualitet

BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu

17:50 - 03/12/25
Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren
Aktualitet

Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren

18:40 - 01/12/25
Para
Aksidenti në Kroaci, Kurti: Tragjedi e rëndë për të gjithë popullin shqiptar

Aksidenti në Kroaci, Kurti: Tragjedi e rëndë për të gjithë popullin shqiptar

TË FUNDIT

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com