GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pro-serbët në qeverinë e Malit të Zi do të tentojnë ta anulojnë njohjen e Kosovës

20:09 - 03/08/24
në Aktualitet, Breaking Views, Kosovë & Rajon, Të Gjitha, Të tjera
Kohë leximi: 2 min
A A
Pro-serbët në qeverinë e Malit të Zi do të tentojnë ta anulojnë njohjen e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Podgoricë dhe kryetar i Bordit të Drejtorëve të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim, Zllatko Vujoviq, ka paralajmëruar se partitë politike pro-serbe që kanë hyrë së fundmi në qeverinë e Malit të Zi mund të përpiqen të tërheqin njohjen e Kosovës nëse mbeten në pushtet për një kohë të gjatë.

Në një intervistë për “Kosovo online” Vujoviq theksoi se përfaqësuesit e këtyre partive mund të përpiqen të ulin nivelin e marrëdhënieve me Kosovën dhe t’i rikthejnë ato në minimum kudo që të jetë e mundur.

Ai tha se qeveria e tanishme e Malit të Zi, e cila është e dominuar nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse, ka një qëndrim negativ ndaj Kosovës dhe pavarësisë së saj, dhe nuk është e interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën.

Sipas Vujoviqit, edhe pse është e vështirë të tërhiqet njohja e Kosovës për shkak të presionit perëndimor, kjo mund të ndodhë në të ardhmen nëse situata e integrimeve evropiane të Malit të Zi përkeqësohet.

Ai shtoi se presioni nga Beogradi për të ndaluar hyrjen e Malit të Zi në BE është një faktor i rëndësishëm në këtë çështje.

Vujoviq gjithashtu theksoi se nëse perspektiva e integrimit evropian bëhet e pamundur, atëherë koalicioni qeverisës në Mal të Zi mund të mos ketë asnjë motiv për të mbajtur marrëdhëniet me Kosovën, dhe nuk duhet të përjashtohet mundësia e tërheqjes së njohjes së Kosovës nga Mali i Zi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian haptas kanë kundërshtuar me muaj përfshirjen e partive politike, që ata i cilësojnë anti-perëndimore, në koalicionin qeverisës të Malit të Zi.

Mali i Zi konsiderohej si një vend që udhëhiqte në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian në rajon dhe ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim.

Megjithatë, si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nuk ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori i vitit 2021, për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit.

gijotina.com/

Etiketa: Mali i Zi

Lajme të lidhura

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…
Breaking Views

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

09:01 - 11/01/26
Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë
Breaking Views

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

08:44 - 11/01/26
Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit
Aktualitet

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26
Para
Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në Himarë

Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në Himarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…
Breaking Views

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

09:01 - 11/01/26

Berat Gjimshiti pësoi një dëmtim të rëndë në minutën e 41-të të pjesës së parë. Mbrojtësi i Atalantës u detyrua të...

Lexo më shumë
Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

08:44 - 11/01/26
Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26
Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

08:21 - 11/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

07:45 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com