GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Problematikët” e Ramës, kush janë prokurorët që votuan Kondilin

16:42 - 16/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Problematikët” e Ramës, kush janë prokurorët që votuan Kondilin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Altin Dumani u zgjodh sot  si kryearti i ri që do të zëvendësojë Arben Krajën në drejtimin e SPAK. Ai ishte në garë me Adnan Xholin dhe Edvin Kondilin, që konsiderohej dhe si i preferuari i Ramës. Fakt, që u vu në dukje gjatë votimit të sotëm. Pasi po të shohim votat e dhëna, Dumani fitoi vetëm me një votë më shumë nga Kondili. Ishte Sokol Stojani ai i cili bëri diferencën dhe votën e tij ja dha Adnan Xholit, duke shmangur barazimin mes Kondilit dhe Dumanit, e duke i dhënë fitoren këtij të fundit.

Por, kush ishin katër prokurorët e KLP që votuan për kandidatin e preferuar të Ramës dhe kundër preferencës së SHBA?! Sipas vendimit ishin  Alfred Balla; Tartar Bazaj, Nurihan Seiti, Mirela Bogdani ata të cilët, zbatuan urdhrin e Ramës dhe çuan votën për Kondilin, i cili ishte shumë pranë fitores.

Të besuarit e Ramës, nuk janë e vetë aq të “pastër” kështu edhe në SPAK iu duhej miku i tyre.

Por këtë herë nuk patën fat. Le t’ia nisim me Mirela Bogdanin e cila  është emëruar në KLP në kundërshti të ligjit, por sërish vazhdon ta mbajë atë karrige. Juristja Bogdani u zgjodh në fund të shkurtit nga Parlamenti, vetëm me votat e maxhorancës socialiste, pas dy tentativave të dështuara për të emëruar anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) me konsensus politik të të gjithë palëve. Ajo  u votua për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë si një zgjedhje e Shkollës së Magjistraturës.

Por, procesi i përzgjedhjes së saj ka kaluar nën dyshimet e paligjshmërisë. Në Vendimin e Mbledhjes së Posaçme të Drejtuesve të Arsimit të Lartë dhe Shkollës së Magjistraturës, që mban datën 15 nëntor 2021, emri i Mirela Bogdanit rezulton se është kandidaturë e Shkollës e magjistratëve të rinj.

Po ashtu, zonja Bogdani rezulton se është e vetmja kandidate e miratuar nga Shkolla e Magjistraturës për të dy institucionet, KLGJ dhe KLP. Po ashtu, nga një kërkim në faqen zyrtare të internetit të Shkollës së Magjistraturës, zonja Bogdani nuk rezulton të jetë pedagoge pranë këtij institucioni arsimor. Kjo situatë e vë në dyshim mënyrën e përzgjedhjes së saj, si nga Mbledhja e Përbashkët e Institucioneve të Arsimit të Lartë, po ashtu edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Parlamentit.

 

Nurihan Seiti është anëtarja e dytë që votoi për të “dërguarin e Ramës”.

Edhe kjo vetë është përfshirë më parë në një skandal në lidhje me profesionin.  Ajo akuzohej se  kishte punësuar  të afërmit e saj  në Prokurorinë e Tiranës dhe për të mbajtur lidhjet  votuan në favor të promovimit të drejtueses së kësaj prokurorie, Elisabeta Imeraj.

Por, në prill të këtij viti Inspektori i Lartë i Drejtësisë vendosi mbylljen e hetimit disiplinor ndaj Seitit dhe tre anëtarëve të tjerë.  Në këtë skandal janë përfshirë edhe vetë  kryetari aktual të KLP-së, Alfred Balla dhe prokurpri Tartar Bazaj. Të cilët janë dy të tjerët që votuan për  Edvin Kondilin ditën e sotme.

Epo me sa duket katërshja problematike e  Ramës  (Alfred Balla, Tartar Bazaj, Nurihan Seiti dhe Mirela Bogdani nuk e kanë për herë të parë që të votojnë për interesa personale. Për më shumë çdo herë ata votojnë në një drejtim, duke qenë se dhe urdhrat i marrin nga i njëjti person.

Kush është  Edvin Kondili

Edvin Kondili është kandidati i tretë që garon për kreun e SPAK-ut dhe për për pak minuta do të dalë në intervistë para kLP-së, ku do të prezantojë strategjinë drejtuese.

Kondili është lakuar këto ditë si kandidati i preferuar i kryeministrit Edi Rama, për të cilin thuhet se është përplasur me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Edhe për Kondilin është hera e dytë që garon për qenë në krye të SPAK-ut.

Edvin Kondili ka eksperiencë si prokuror në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka kaluar ndër të parët vetingun. Kondili ka hetuar shumë dosje sa i përket krimit të organizuar, mes tyre sekuestrimin e 613 kg kokainë në Durrës. Ka disa dosje të nxehta aktualisht, dhe disa ish-zyrtarë të lartë në lidhje me abuzimet me tenderët.

Lexo edhe: Dumani në krye të SPAK, si votuan 10 anëtarët e KLP

 

Etiketa: DumaniEdi RamaEdvin KondiliKLPMEDIAproblemeSpakYuri Kim

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Alarm tek Franca, dy titullarë të tjerë të infektuar me virus

Alarm tek Franca, dy titullarë të tjerë të infektuar me virus

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com