GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Probleme me kredinë e butë, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Juljan Haxhiu

23:30 - 18/09/24
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Probleme me kredinë e butë, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Juljan Haxhiu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioneri Publik, Irena Nino ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) vendimin e KPK-së për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Julian Haxhiu, ku kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

Gjyqtari Julian Haxhiu u konfirmua më 7 Qershor në detyrë më shumicë votash të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Trupa u nda në vlerësimin përfundimtar për shkak të problemeve me pasurinë, ku kryesuesja Alma Faskaj dhe relatorja Pamela Qirko i gjetën bindëse shpjegimet e subjektit, ndërsa anëtarja Xhensila Pine në pakicë çmoi se Haxhiu gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia, për arsye të veprimeve fiktive të kryera për kredinë e butë.

Vendimi i KPK-së për të konfirmuar Haxhiun është gjetur i padrejtë edhe nga Komisionerja Publike Nino.

Në ankimin për këtë çështje Nino kërkon shkarkimin e Haxhiut.

“Ndryshimin e vendimit nr. 773, datë 7.6.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Juljan Haxhiu”, thuhet në ankimim.

Në argumentet e paraqitura nga Nino, vë në dukje se Haxhiu dukej që kishte përfituar kredinë e butë edhe pse nuk i përmbushte kushtet për përfitimin e saj.

“Transaksionet e sipërcituara të kryera nga subjekti, në vitin 2013, konfirmojnë jo vetëm faktin e posedimit të pandërprerë të kësaj pasurie nga ana e subjektit të rivlerësimit që nga viti 2007, por dhe fiktivitetin e veprimeve ligjore të kryera mes palëve, pasi ato rezultojnë se janë kryer vetëm për t’iu paraqitur bankës në funksion të përfitimit të kredisë me kushte lehtësuese”, thuhet në ankimin e Ninos.

Komisioneri Publik argumenton se veprimet e kryera nga subjekti i rivlerësimit, në funksion të përfitimit të kredisë me kushte lehtësuese, për qëllim përfitimin financiar, janë në kontradiktë me sjelljen që pritet nga një gjyqtar.

Po ashtu Komisioneri Publik  gjen problematike mosdeklarimin e një sipërfaqeje toke nga ana e Haxhiut.

Juljan Haxhiu përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Mirditës. Ai u transferua në Gjykatën e Lezhës në vitin 2008 dhe prej 2011-ës e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.

gijotina.com/

Etiketa: komisionerivetingu

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!
Breaking Views

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Para
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të...

Lexo më shumë
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com