GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Probleme me pasurinë, KPK shkarkon gjyqtaren e Durrësit

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Probleme me pasurinë, KPK shkarkon gjyqtaren e Durrësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër gjyqtare është shkarkuar sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Që nga shtatori, kur nisi sezonin e ri, KPK ka shkarkuar me dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë, për shkak të problemeve me tre kriteret e vettingut. Ditën e sotme, nuk i ka shpëtuar dot filtrave gjyqtarja e Durrësit Eda Kaja, të cilës KPK i gjeti një sërë problemesh me pasurinë.   

Në fillim të seancës kryesuesja e trupës Valbona Sanxhaktari njoftoi se fillimisht KPK kishte rrëzuar kërkesën për hapje të hetimit në dy kriteret e tjera dhe bëri me dije se trupa kishte dalë me vendim shkarkimi. Gjyqtarja Eda Kaja e Gjykatës së Rrethit Durrës u përball më 11 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, ndërsa gjatë seancës dëgjimore që zgjati afro katër orë, u pyet dhe dha shpjegime për problemet e konstatuara për pasurinë. Ndërkohë, edhe gjatë seancës  së sotme u raportuar një listë e gjatë gjetjesh për disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, për transaksionet e të cilave janë ngritur dyshime për Komisionin për veprime fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve. Kaja dhe avokatja kundërshtuan këto gjetje, por KPK ka krijuar bindjen se ajo nuk ka përmbysur dot barrën e provës.

Eda Kaja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 si ndihmës gjyqtare dhe është emëruar në funksionin e gjyqtares në 1994-ën. Ajo punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare e Gjykatës së Durrësit.

Emri i saj është lakuar për një sërë çështjes, që kanë pasur ndjeshmëri në opinionin publik dhe quhetsi gjyqtarj e skandaleve. Në shtator 2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi një inspektim në Gjykatën e Kavajës pas vendimit të dhënë 2 vite më parë për Fadil Kasemin, i cili parë vrau ish-bashkëshorten e tij Fildeze Hafizi me armë zjarri në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë.  Në grupin e tre gjyqtarëve të inspektuar ishte edhe Eda Kaja.

Fillesat datojnë në vitin 2015 kur Fadil Kasemi tentoi të vriste ish-bashkëshorten gjyqtare në një restorant në Golem nuk u klasifikua si tentativë vrasje, por për “Mbajtjen pa leje të armëve luftarake” dhe të “Dhunës në familje”. Ish-bashkëshorti i gjyqtares u dënua për “Armëmbajtje pa leje në banesë” që dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg, dhe jo për “Armëmbajtje pa leje në makinë apo ambiente publike” që dënohet nga 7 deri në 15 vjet burg.

Nuk dihet  se në çfarë përfundimi ka dalë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por bëmat e gjyqtares Eda Kaja vijojnë edhe më tej. Në tetor të vitit 2017 ajo liroi nga salla e gjyqit një shtetas turk, i cili me vendim të Gjykatës së Lartë Kriminale turke ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë terroriste.

Gjyqtarja Kaja e la të lirë shtetasin Muhammet Yasir Aydogmus, ndonëse nga zyra e Interpolit, ai rezultoi person në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i përkohshëm i tij u bë nga Policia e Durrësit më 11 tetor 2017, nga ku më pas do të nisnin procedurat e duhura ligjore me qëllim ekstradimin drejt Turqisë, në sajë edhe të marrëveshjeve që kanë dy shtetet.

Më tej në vitin 2018, në media u raportua se gjyqtarja Eda Kaja, kishte lënë të lirë zyrtarë të Portit të Durrësit, që dyshoheshin nga Prokuroria për  abuzime me tenderat. I proceduari kryesor në këtë rast ka qenë ish-drejtori i portit, Aleksandër Lipivani, një nga emërimet e LSI-së,  i cili u shkarkua në fund të vitit 2017.

Sipas prokures Ornela Rrumbullaku, ai bashkë me juristë, ekonomistë, inxhinierë apo pjesëtarë të forcave të sigurisë në port, kanë bërë abuzime të shumta me tenderat, por gjyqtarja Kaja, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg.

Sipas deklaratave të pasurisë së gjyqtare Kaja, rezulton se në vitin 2017 është punuësuar djali i saj në Autoritetin Portual të Durrësit, si Specialist në Drejtorinë e Forcave të Sigurisë Portuale. Nuk dihet nëse ka qenë kjo arsyeja që ka ndikuar në vendimmarrjen e Kajës, por është detyrë e Komisionerëve të Vettingut, që të hetojnë rastet e dyshimta ku Kaja është e përfshirë. Kaja edhe bashkëshortin rezulton se e ka të punësuar në Bashkinë e Durrësit.Në këtë mënyrë edhe Bashkia duket se i ka të fituara të gjitha rastet që bien në dorë të gjyqtares Eda Kaja.

Etiketa: gjyqtareKPKKryesore1veting

Lajme të lidhura

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit setrb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit setrb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Aktualitet

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Para
Shpërdoroi detyrën, ILD vendos masën disiplinore për gjyqtaren e Elbasanit

Shpërdoroi detyrën, ILD vendos masën disiplinore për gjyqtaren e Elbasanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit setrb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit setrb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26

Günther Fehlinger-Jahn, kandidati për president në Austri, ka reaguar me një mesazh të fortë politik pas zhvillimeve në Serbi, duke...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com