GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Probleme me regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë/ Sistemi nuk i pranon, Arsimi hesht

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Probleme me regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë/ Sistemi nuk i pranon, Arsimi hesht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa afati për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë përmes sistemit e-albania përfundon më 30 qershor, qytetarët po përballen me vështirësi, ndërsa nuk po marrin përgjigje as nga adresa e e-mail e publikuar pak ditë më parë nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Veçanërisht problem shfaqin prindërit e fëmijëve, të cilët ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç, por u takon të regjistrohen në klasën e parë, si një risi për vitin shkollor 2023-2024.

“Tashmë prej disa ditësh në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e para për vitin shkollor 2023-2024. Afati për këtë shërbim online është data 30 qershor 2023 dhe të gjithë prindërit që kanë nevojë për ndihmë do të mbështeten nga stafe të dedikuara në çdo shkollë. Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën:[email protected]”, shkruan ministrja Evis Kushi në facebook.

Ministrja e Arsimit njoftonte se risi këtë vit në regjistrime do të jetë edhe ulja e moshës së pranimit të fëmijëve që do të mund të ndjekin klasën e parë. Konkretisht, referuar ndryshimeve të bëra në ligjin për arsimin parauniversitar, në vitin shkollor 2023-2024 në klasën e parë do të mund të regjistrohen edhe fëmijët të cilët moshën 6 vjeç do ta mbushi deri në datën 31 dhjetor të këtij viti.

Ky rregull nuk është me detyrim. Do të jenë vetë prindërit ata që do të vendosin nëse do të vendosin për dërgimin e fëmijës në klasë të parë edhe pa mbushur moshën 6 vjeç.

Në adresën e gijotina.com janë me dhjetra denoncime nga prindër të cilët nuk arrijnë të regjistrojnë fëmijët, por edhe nuk marrin asnjë përgjigje nga adresa e e-mail e bërë publike nga Ministria e Arsimit.

Shqetësimi i ngritur prej tyre është i njëjtë: përmes e-albania nuk mund të bëhet regjistrimi për fëmijët që bëjnë 6 vjeç deri në dhjetor dhe se askush nuk përgjigjet në adresën e e-mail që është vendosur për support.

E ndërsa për aplikimin për e-albania ndoshta nuk është përgjegjësia e Ministrisë së Arsimit, moskthimi i përgjigjes në adresën që ky institucion ka vendosur, është përgjegjësi direkte e personave që duhet të japin suportin.

Por duket se nga zyrtarët e arsimit kanë vendosur që fillimisht të përfundojnë regjistrimet për fëmijët që e kanë mbushur moshën 6 vjeç për klasën e parë, duke krijuar ndoshta kështu një ide mbi numrin e përgjithshëm të fëmijëve që regjistrohen, dhe më pas të vijojnë me atë që e konsiderojnë si “risi”.

 

Etiketa: arsimiklasa e pareregjistrime

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Para
Modelja amerikane mahnit fansat e saj me trupin perfekt

Modelja amerikane mahnit fansat e saj me trupin perfekt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

Demi Një ditë e qetë, por me disa zhvillime interesante. Në dashuri kërkohet më shumë mirëkuptim. Dikush mund të të...

Lexo më shumë
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26
Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com