GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Problemet me pasurinë/ KPK shkarkon prokurorin e Elbasanit

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Problemet me pasurinë/ KPK shkarkon prokurorin e Elbasanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Elbasanit, Ervin Beqiri. Trupa e KPK-së që vendosi për shkarkimin e prokurorit Beqiri kryesohej nga Etleda Çiftja, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Roland Ilian.

Prokurori Beqiri nuk u paraqit në seancën e shpalljes së vendimit. Kryesuesja Çiftja sqaroi në fillim se trupa nuk e kishte pranuar kërkesën e subjektit për rihapjen e hetimit për pasurinë, si dhe për çeljen e hetimit administrativ për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Në përfundim, Komisioni ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit Beqiri për gjetjet e konstatuara në kriterin e pasurisë.

Gjatë seancës dëgjimore të martën më 1 mars, prokurori Beqiri u pyet dhe dha shpjegime për burimet financiare që kishin shërbyer për blerjen e një apartamenti në vitin 2013. Duke ju referuar deklaratave periodike dhe asaj vetting, Komisioni konstatoi mungesa financiare për blerjen e apartamentit.

Në seancës dëgjimore u relatua edhe mbi ecurinë e hetimit administrativ, nga u mësua se subjekti kishte paraqitur një kërkesë për përjashtimin e trupës dhe të relatores ‘për konflikt interesi’. Relatorja Sanxhaktari shpjegoi se më 10 shkurt, një tjetër trupë e KPK-së ka pranuar pjesërisht kërkesën e subjektit, duke përjashtuar relatoren e mëparshme nga ky proces.

Ervin Beqiri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Lezhës. Prej vitit 2015, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Korçës dhe së fundmi u transferua në Elbasan.

Etiketa: KPKprokuror

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Ermali flet pas zhurmës në “BBVIP”: Borës i është rritur tangërlliku…

Ermali flet pas zhurmës në "BBVIP": Borës i është rritur tangërlliku...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com