GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Problemet më të shpeshta me tenderat, nga kriteret e “veçanta” te mosnjohja e ligjit

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Problemet më të shpeshta me tenderat, nga kriteret e “veçanta” te mosnjohja e ligjit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të paktën dhjetë pika ka hartuar Komisioni i Prokurimit Publik si problematika që hasen më shpesh në prokurimet publike që ankimohen sa i takon sjelljes së institucioneve publike.

Raporti vjetor i vitit të shkuar klasifikon si problematikë të parë hartimin nga ana e autoriteteve kontraktore të kritereve të veçanta të kualifikimit të paqarta, evazive, të cilat kanë sjellë paqartësi, konfuzion në procesin e vlerësimit të ofertave dhe/ ose pabarazi në trajtimin e të drejtave dhe detyrimeve të operatorëve ekonomikë.

Një tjetër element që është klasifikuar si e dyta është hartimi i specifikimeve teknike jashtë formave të parashikuara në ligj.

“Hartimi nga ana e autoriteteve kontraktore i specifikimeve teknike, në kundërshtim me nenin 36, të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar. Gjatë vendimmarrjes janë konstatuar disa shkelje të nenit 36, të ligjit për prokurimin publik veçanërisht në drejtim të hartimit të specifikimeve teknike, duke mos u mbështetur në një prej metodave të parashikuara në ligj.

Në disa raste janë konstatuar mospërputhje midis specifikimeve teknike dhe dokumenteve të procedurave të prokurimit, ku në specifikimet tenike janë lejuar alternativat, ndërkohë në dokumentet e procedurës së prokurimit nuk janë pranuar” thuhet në raport.

Së treti sipas KPP ka shkelje procedurale të kryera nga autoriteti kontraktor në fazën e vlerësimit të ofertave.

“ Në disa raste janë konstatuar shkelje në drejtim të argumentimit të arsyeve të skualifikimit, në përputhje me ligjin për prokurimin publik dhe Kodin e Procedurave Administrative. Autoritetet kontraktore kryesisht i referohen vetëm kriterit, i cili pretendohet, se nuk përmbushet, por pa dhënë argumente të detajuara.

Gjithashtu, nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik janë konstatuar raste të mosargumentimit të vlerësimit me pikë, në rastet e përdorimit të ofertës ekonomike më të favorshme, si kriter i përcaktimit të ofertës fituese” nënvizon KPP.

Së katërti kryerja e procesit të administrimit, trajtimit dhe verifikimit të mostrave nga ana e autoritetit kontraktor, jo në përputhje me legjislacionin për prokurimin publik.

“ Gjithashtu, në vendimmarrjen e Komisionit të Prokurimit Publik, janë konstatuar raste të testimit të mostrave nga ana e autoriteteve/enteve kontraktore në laboratorë jo të akredituar në përputhje me legjislacionin sektorial” thuhet në raport.

Sipas KPP gjithashtu shihen gabime në përllogaritjen e fondit limit, veçanërisht në procedurat e prokurimit publik, ku përllogaritja e fondit limit duhej të kryhej referuar çmimeve të tjera zyrtare, të njohura nga institucionet përkatëse në përputhje me nenin 76, të Vendimit nr. 285, datë 19.5.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të prokurimit”.

Si pikë e gjashtë është kategorizuar problematika e mosnjohjes së mirë të ndryshimeve ligjore në ligjin e prokurimeve publike veçanërisht mbi momentin procedural të fillimit të afateve të ankimit.

Një tjetër gabim është moskryerja e veprimeve procedurale të ngarkuara nga ligji, për komunikimin midis autoritetit kontraktor dhe operatorëve ekonomikë, për korrigjimin e të metave të ankesës nga autoritetet kontraktore.

“Vijon problematika e autoriteteve kontraktore e moskryerjes së veprimeve procedurale të parashikuara nga neni 114, “Trajtimi i ankesës nga autoriteti kontraktor ose enti kontraktor”, të ligjit nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, nga ana e autoriteteve kontraktore për njoftimin e vendimmarrjes mbi trajtimin e ankesës, jo vetëm operatorëve ekonomikë ankimues, por edhe subjekteve të interesuara” thuhet në pikën tetë të raportit.

Ndërkohë në pikën 9 dhe 10 janë të renditura problematikat mbi veprimet procedurale të autoriteteve kontraktore, të kryerjes së verifikimeve të deklarimeve të operatorëve ekonomikë pjesëmarrës të deklaruar në Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit si dhe mungesa në disa raste e dhënies së sqarimeve të plota të autoriteteve kontraktore, ndaj kërkesave për sqarim të operatorëve ekonomikë ankimues. /Monitor/

Etiketa: kritereKryesore1problemetendera

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Humb jetën turisti në Përmet

Humb jetën turisti në Përmet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com