GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Procedohen 10 qytetarë në Korçë/ Bllokuan rrugën gjatë protestës për çmimet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Procedohen 10 qytetarë në Korçë/ Bllokuan rrugën gjatë protestës për çmimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Korçës ka dalë ditën e sotme në një njoftim zyrtar në lidhje me protestën që u zhvillua dje në këtë qytet.

Sipas burimeve zyrtare, ka nisur procedimi penal për 10 persona, të cilët akuzohen se penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së ditës së djeshme për çmimet dhe kundërshtuan e nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë.

“Penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së ditës së djeshme dhe kundërshtuan e nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të zhbllokuar rrugën, procedohen penalisht 10 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal për shtetasit E. S., 63 vjeç; O. P., 16 vjeç; E. J., 26 vjeç; E. D., 43 vjeç; M. G., 32 vjeç; M. S., 18 vjeç; M. B., 42 vjeçe; Xh. Xh., 24 vjeç; Y. P., 29 vjeç dhe F. B., 21 vjeç.”

Gjithashtu, sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se ditën e djeshme qytetarët e Korçës kanë zhvilluar protestën në hyrje të qytetit ku, sipas tyre, nuk i janë bindur urdhërit të policisë për zhbllokimin e qarkullimit rrugor në akset kryesore.

“Këta shtetas ditën e djeshme, janë organizuar dhe kanë zhvilluar një protestë në hyrje të qytetit të Korçës, e cila më pas ka kaluar edhe në zona të tjera të qytetit, ku kanë penguar qarkullimin e automjeteve dhe gjatë thirrjes së policisë për zhbllokimin e rrugës, këta shtetas kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë.”

Së fundmi, bëhet me dije se rasti do të shqyrtohet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, dhe policia apelon qytetarët të mos bllokojnë lëvizjen pasi, sipas tyre, do të përballen me ligjin.

“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve, sepse do të përballen me forcën e ligjit.”

Etiketa: Gjyata e KorcesKorçëpoliviaprotestarritja e cmimeve

Lajme të lidhura

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Para
Efekti i protestave/ Nafta zbret nën 200 lekë për litër

Efekti i protestave/ Nafta zbret nën 200 lekë për litër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com