GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Procedohen 2 kineze për prostitucion në Durrës dhe 6 shqiptarët që u gjetën me to

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet një “fole” prostitucioni në Durrës/ Arrestohen disa persona, mes tyre dy vajza
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër rrjet prostitucioni është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në hetim janë vënë dy tutoret kineze. Pas një hetimi dy javor, blutë e qytetit bregdetar të Durrësit kanë arritur që të zbulojnë një banesë që merrej me qira nga dy kinezet për ushtrimin e prostitucionit. Ndaj tyre rëndojnë dy vepra penale, “Prostitucioni”, dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Po ashtu, në hetim janë vënë edhe 6 meshkuj nga Durrësit dhe Kruja, të cilët janë gjetur brenda në banesë në momentin e ndërhyrjes nga policia.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi 2-javor me metoda proaktive, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Trafikimi i personave të rritur”, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm 3”, në kuadër të të cilit nisi procedimi penal për veprat penale “Prostitucioni”, dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit” për shtetaset kineze R. W, 54 vjeçe, X. X., 41 vjeçe. Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 6 shtetas nga Durrësi dhe Kruja që u gjetën në banesën e dy shtetasve kineze”, informoi Policia e Durrësit.

Hetimet dyjavore kanë zbuluar se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, që drejtohet nga Kina. Policia e Durrësit informonin se anëtarët e grupit, të gjithë kinezë, dyshohet se rekrutojnë vajza nga Kina dhe më pas i sjellin në vendin tonë për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit. Skema është e njëjtë, grupi kriminal përdor faqe online ku “reklamojnë” vajzat dhe pasi sigurojnë klientët, i dërgojnë ata tek ambientet e marra me qira për të ushtruar prostitucionin.

“Po nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se  një grup i strukturuar kriminal në përbërjen e të cilit janë shtetas kinezë, rekrutojnë shtetase kineze në Kinë dhe më pas i dërgojnë në drejtim të Shqipërisë për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit, ku u sigurojnë apartamente me qira për kryerjen e aktivitetit kriminal dhe pasi sigurojnë klientët nëpërmjet faqeve online i dërgojnë klientit vendndodhjen. Blutë e Durrësit thonë se po punohet për identifikimin dhe arrestimin e anëtarëve të grupit kriminal”, njoftoi policia.

Në kuadër të operacionit, “Storm 3″ u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve kineze, 86400 lekë, 440 euro dhe 3 aparate celular, disa karta telefoni dhe disa karta banke.

Etiketa: DurrësProstitucion

Lajme të lidhura

Dita e 50-të e ‘Revolucionit të Flamingove’/ Gazeta holandeze: Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Dita e 50-të e ‘Revolucionit të Flamingove’/ Gazeta holandeze: Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

09:58 - 20/07/26
Rënia e Euros shpjegohet më shumë nga lejet e ndërtimit se turistët
Aktualitet

Rënia e Euros shpjegohet më shumë nga lejet e ndërtimit se turistët

08:19 - 20/07/26
51 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, qytetarët do të protestojnë sot para Kuvendit
Aktualitet

51 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, qytetarët do të protestojnë sot para Kuvendit

08:06 - 20/07/26
Para
“Dhunë policore dhe rrëmbim live”, Noka: Policia e Shtetit tërheq forcërisht kreun e Ballit Kombëtar

Shoqërimi i Alimadhit, Berisha: U arrestua kryetari i një partie në lokalin e tij vetëm pse i pyeti “Çfarë doni?”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Premio e çmendur pas fitimit të Kupës së Botës, shifra që do të marrin lojtarët e Spanjës
Sport

Premio e çmendur pas fitimit të Kupës së Botës, shifra që do të marrin lojtarët e Spanjës

10:23 - 20/07/26

Spanja shpallet kampione e Botës për herë të dytë në histori, pas asaj në vitin 2010. Falë triumfit kundër Argjentinës,...

Lexo më shumë
Dita e 50-të e ‘Revolucionit të Flamingove’/ Gazeta holandeze: Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e 50-të e ‘Revolucionit të Flamingove’/ Gazeta holandeze: Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

09:58 - 20/07/26
Çmimet e Botërorit/ Mbappe rrëmben “Këpucën e Artë”, surpriza është “Topi i Artë” që i jepet Rodrit

Çmimet e Botërorit/ Mbappe rrëmben “Këpucën e Artë”, surpriza është “Topi i Artë” që i jepet Rodrit

09:53 - 20/07/26
Sulmet amerikane ndaj Iranit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

Sulmet amerikane ndaj Iranit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

09:43 - 20/07/26
“Mirënjohje të përjetshme për djemtë”, Scaloni s’i kursen vlerësimet për Spanjën: Ishin më mirë se ne

“Mirënjohje të përjetshme për djemtë”, Scaloni s’i kursen vlerësimet për Spanjën: Ishin më mirë se ne

09:23 - 20/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com