Kryeinspektorja e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, në bashkinë Finiq, është proceduar penalisht nga prokuroria.
Shkak është bërë një kallëzim nga shtetasi me inicialet Dh. E. dhe dy të afërm të tij për të mos ekzekutuar prishjen e një objekti pa leje.
Ishin specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare ata të cilët referuan në prokurori materialet për drejtuesen e IMT, e cila do të hetohet në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen S. S., me detyrë kryeinspektore e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Finiq, pasi kanë bërë kallëzim shtetasit Th. E., Dh. E. dhe L. E., se dyshojnë që kjo shtetase ka shpërdoruar detyrën duke mos ekzekutuar vendimin për prishjen e një objekti”, thuhet në njoftimin e policisë.
Discussion about this post