GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Procesi “5D”/ Arbjan Mazniku dëshmon si i firmoste tenderat, raportet me Qaton, Tushen e Mollën

20:16 - 02/10/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Procesi “5D”/ Arbjan Mazniku dëshmon si i firmoste tenderat, raportet me Qaton, Tushen e Mollën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zv/kryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku, njëkohësisht ish-ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, u paraqit mëngjesin e së enjtes në Gjykatën e Posaçme, ku ishte thirrur si dëshmitar nga ana e SPAK.

Mazniku u dëgjua në procesin gjyqësor të dosjes “5D”, ku ish-drejtorë të Bashkisë Tiranë akuzohen për “korrupsion”, “shkelje të barazisë në tendera”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”.

Në përgjigje të pyetjeve të prokurorit Klodian Braho, dëshmitari Mazniku tha gjatë periudhës 2019-2022 si nënkryetar i Bashkisë së kryeqytetit kishte pasur të deleguara kompetencat e titullarit të autoritetit kontraktor për procedurat e tenderimit.

“Kam bërë verifikimin final të procedurës”, tha Mazniku.

Sipas tij, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor ai nuk merrej me lëndën e kërkesës, por vetëm verifikimin e hallkave të procesit. “Ne kalonim me dhjetra procedura në ditë. Në të gjitha rastet kujdesesha që personat përgjegjës të fushës respektive kishin firmosur dokumentet dhe bërë detyrat dhe unë më pas vetëm e certifikoja si proces”, tha Mazniku.

Nga tavolina e dëshmitarit ai tha se i njihte të pandehurit Taulant Tushe, Mariglen Qato e Redi Molla, pasi i kishte pasur kolegë.

Më tej, ai tha se nuk kishte pasur dijeni që ata të kishin pasur interesa financiarë. I pyetur nga avokatët nëse ka pasur ndonjë ndërhyrje nga të pandehurit, dëshmitari Mazniku u përgjigj negativisht.

Dritan Kadiu, administratori i shoqërisë “Mediterranean Investment Group” që po ndërton hotelin me 5 yje në Durrës, që ka marrë dhe statusin special si investitor, që rezulton me lidhje me Redi Mollën, dha dëshminë e tij për njohen me këtë të fundit.

Kadiu shpjegoi se që prej vitit 1994 ka pasur biznes familjar në atë vend ku është ndërtuar hoteli. Kadiu pohoi se kishte pasur 800 m2 tokë, nga të cilat 400 m2 ja kishte shitur Selim Mollës, të atit të ndjerë të Redi Mollës, ndërsa 400 m2 i kishte mbajtur. Ai shpjegoi se veprimet i kishte kryer me të ndjerin Selim Molla. Për punimet, pohoi se ato të fazës së karabinasë ishin realizuar nga kompania 5D.

Kadiu tha se kishte investuar truallin dhe para. Sipas tij, prej vitit 2008 kishte tentuar shumë herë ta zhvillonte truallin, por kishte qenë e pamundur me sipërfaqen që ai zotëronte, pasi nevojitej më shumë hapësirë. Ai pohoi se njihej si me Selimin, ashtu dhe me Redi Mollën pasi janë banorë të të njëjtit qytet dhe kanë jetuar aty. Kadiu pohoi se kur ishin bashkuar disa sipërmarrës, kishin mund të që siguronin tokën që nevojitej dhe të nisnin investimin.

Një prej dëshmitarëve të tjerë, biznesmeni Gazmend Haxhia, i përfshirë në ndërtimin e hotelit me 5 yje, deklaroi se drejton kompaninë më të madhe që operon në vend në fushën e turizmit. Ai tha se kishte kontribuar për mundësimin e marrjes së kredisë në vlerën 11 milionë euro. Haxhia pohoi se ka njohur fillimisht Selim Mollën, ndërsa Redi Mollën e ka takuar më vonë kur ai shoqëronte të atin e ndjerë.

Kadiu dhe Haxhia tha ishin pjesë e një grupi në aplikacionin Whatsapp, ku komunikonin për çdo gjë lidhur me këtë projekt.

Çështja penale në ngarkim të Redi Mollës, Mariglen Qatos dhe pesë të pandehurve të tjerë është regjistruar për veprat penale të korrupsionit aktiv e pasiv, mosdeklarime, deklarime të rreme apo fshehje të pasurive, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash. Gjykata vendosi që gjykimi tyre të zhvillohet me procedurë të zakonshme. Ndërkohë, u veçuan hetimet për të tjera afera korruptive që dyshohet se janë kryer nga funksionarët e Bashkisë Tiranë.

gijotina.com/

Etiketa: Arbian MaznikuKryesore1

Lajme të lidhura

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë
Breaking Views

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
Para
Pasi u tall me Trumpin, Rama sqaron batutën që u bë virale: Bëra shaka…

Pasi u tall me Trumpin, Rama sqaron batutën që u bë virale: Bëra shaka...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com