GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Procesverbali, arrestimi i Lefter Kokës, si i mbrojnë socialistët shefat e tyre në Komisionin Hetimor

19:42 - 14/12/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Procesverbali, arrestimi i Lefter Kokës, si i mbrojnë socialistët shefat e tyre në Komisionin Hetimor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reagimi i parë nga SPAK për aferat e inceneratorëve, kryesisht për atë të Elbasanit duke arrestuar ish-ministrin Lefter Koka dhe duke shpallur në kërkim dy pronarët e kompanive që kanë fituar këtë koncesion, Stela Gugallja dhe Klodian Mërtiri, ka trazuar jo pak qeverinë. Kjo për faktin se në këto afera janë përmendur edhe emra të drejtuesve të lartë të qeverisë.

Sipas njoftimit të SPAK, ky hetim ka nisur nga denoncimet që ka bërë Partia Demokratike. Por, selia blu çështjen e inceneratorëve nuk e ka lënë me kaq, pasi me një kërkesë të PD-së është ngritur edhe një Komision Hetimor në Kuvend. Para disa javësh, ky Komision ka miratuar listën e kërkesave për informacion. 12 kërkesa për informacion ka përgatitur Partia Demokratike në Komisionin Hetimor për inceneratorët dhe kërkesat kanë të bëjnë edhe me zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, ish-ministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj.

“Unë do t’i dërgoj një kërkesë drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për një informacion të plotë të sistemit TIMS, hyrje daljeve, udhëtimeve të përbashkëta të shtetasve Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri dhe Erion Veliaj” – tha Jorida Tabaku.

Ndërsa kërkesë për të qenë dëshmitar në Komisionin Hetimor për inceneratorët janë thirrur edhe Edi Rama Arben Ahmetaj, Lefter Koka, Alqi Bllako, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Engjell Agaci, Gledian Llatja, Qazim Sejdini, Armando Subashi.

Por si e mbrojnë socialistët këto afera në Komision?

Nëse i referohemi procesverbalit të mbledhjes së Komisionit Hetimor, vërejmë që deputetja socialiste e cila është edhe anëtare në këtë komision, Ermonela Felaj është shprehur se hetimi për çështje dhe jo për person dhe për këtë hetimi duhej të orjentohej nga ligji e jo nga interesat partiake.

Ajo gjithashtu është thotë që për personat që është kërkuar informacion, do të duhet që të shprehet Prokuroria apo SPAK nëse janë vërtet në hetim apo jo dhe pastaj. Sipas saj, dëshmitarët do të duhen të thirren në një kohë të mëvonshme, pasi të përgjigjen institucionet.

“Në radhë të parë komisioni hetimor bëhet për çështje dhe jo për persona. Për këtë arsye atributet tona të të vepruarit nuk janë ekzaktësisht të njëjta me ato që kanë gjykata dhe prokuroria. Pra, pavarësisht se ka një kallëzim në SPAK dhe pavarësisht se kush e bën kallëzimin, autoriteti që vendos për regjistrimin e emrit, dhe emri nuk regjistrohet në momentin që bëhet kallëzimi, është prokuroria. Nëse duam të dimë për statusin e këtyre personave duhet t’i drejtohemi prokurorisë, sepse ajo është e vetmja që mund të na konfirmojë nëse ndonjë nga këta persona është nën hetim ose jo. E fundit, ne nuk jemi duke folur sot për dëshmitarët, sepse e kemi lënë që dëshmitarët do të pyeten në një fazë të mëvonshme. Nga ajo që unë kam kuptuar nga zhvillimi i mëparshëm i mbledhjeve parlamentare, nuk kemi vendosur ndonjë barrierë apo kemi hasur në ndonjë debat pse të thirret ky apo të thirret ai person. Cilido person që do të provohet (kjo ishte dispozita e Kodit të Procedurës Penale që unë doja ta huazoja si pjesë të Rregullores së këtij komisioni) se ka dijeni për çështjen e inceneratorëve, për mënyrën se si janë ushtruar procedurat dhe si kanë vijuar deri në ndërtimin e tyre e me radhë, në mënyrë direkte apo indirekte, sigurisht që do të thirret në këtë komision. Në qoftë se dikush i thirrur nuk do të vijë, ne do të shkojmë deri në atributin që na jep ligji që të kërkojmë shoqërimin e detyrueshëm. Por deri këtu janë mjetet tona. Pra, ajo që unë jam duke thënë në tërësi është pikërisht kjo: Ju keni qëndrimin tuaj, të cilin e bëtë fakt, në kuptimin që e drejtuat kërkesën, dhe ne kemi mendimin tonë. Përgjigjet janë të institucioneve. Ne nuk mund të pretendojmë që duam edhe përgjigjen që duam. Ne bëjmë pyetjet, përgjigjet i japin institucionet sipas ligjit” – është shprehur Ermonela Felaj.

Ndërsa deputeti tjetër socialist, gjithashtu pjesë e këtij Komisioni, vazhdon në të njëjtën linjë me kolegen e tij, duke kërkuar që të merren dëshmitarë në pyetje, pra mos të merren në pyetje Edi Rama,  Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri dhe Erion Veliaj. Këtë ai e justifikon se Komisioni është për të sqaruar çështjet pa marrë të pandehur.

“Meqenëse po i referohemi ligjit “Për ngritjen e komisioneve hetimore”, neni 2, pika 2, e tij thotë: Dëshmitar është personi i thirrur nga komisioni për të dëshmuar mbi ngjarjet dhe faktet që ai/ajo di në lidhje me objektin, me çështjen objekt të hetimit. 3. Hetime janë veprimet procedurale që ndërmerren nga komisioni për të sqaruar një çështje të veçantë, por pa marrë të pandehur dhe pa ngritur akuzë penale” – është shprehur deputeti socialist Etien Xhafaj.

Me arrestimin e sotëm të Lefter Kokës dhe shpalljes në kërkim të Stela Gulljas dhe Klodian Mërtirit, që fakton akuzat e demokratëve, do të ndryshojnë qëndrim anëtarët socialist në Komision sa i përket kërkesës që të merren si dëshmitar shefat e tyre, apo do të gjejnë një justifikim tjetër?

Gijotina.com

Etiketa: arrestimiKomisioni hetimorkryesore2lefter kokaProcesverbalishefatsocialistet

Lajme të lidhura

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Para
Këshilli Evropian: Pro mbajtjes së konferencës ndërqeveritare

Këshilli Evropian: Pro mbajtjes së konferencës ndërqeveritare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn
Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn

14:30 - 18/12/25

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje...

Lexo më shumë
Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com