GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Prodhuesit e makinave dhe pajisjeve elektronike vuajnë nga mungesa e mikroprocesorëve

18:45 - 10/07/22
në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Prodhuesit e makinave dhe pajisjeve elektronike vuajnë nga mungesa e mikroprocesorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prodhimi i makinave ka ngecur. Dërgesat e enëlarëseve, frigoriferëve dhe pajisjeve të videolojërave po përballen me vonesa.

Klientët dhe bizneset po vuajnë pasojat e mungesës së furnizimit me gjysmëpërçues. Lufta në Ukrainë mund ta përkeqësojë edhe më tej situatën e krijuar.

Këto janë pajisje gjurmuese të sistemit GPS. Ato udhëtojnë nëpër botë ngjitur me kuti ilaçesh, ushqime dhe pajisje elektronike, duke dërguar informacione rreth temperaturës së dërgesave, vendndodhjes së tyre dhe nëse ato kanë pësuar ndonjë dëmtim.

Funksionimi i tyre varet nga gjysmëpërçuesit, që sot janë me pakicë.

“Nuk kemi mjaf. Kërkesa është shumë e madhe”, thotë Sanjay Sharma, themeluese e kompanisë “Roambee”.

Për mbi një vit prodhuesit po përballen me mungesë të mikroprocesorëve, që janë truri i çdo pajisjeje kompjuterike, ndërsa bota po del nga pandemia COVID-19.

Kjo ka goditur prodhuesit e makinave, pajisjeve elektronike, pajisjet e videolojërave dhe sektorë të tjerë.

Disa po vonojnë prodhimin. Të tjerë po i ndryshojnë prodhimet dhe llojin e mikroprocesorëve të përdorur.

“Pothuajse çdo gjë që blini ka një gjysmëpërçues. Lavatriçja ime më tregon kur rrobat janë gati. Tharësja po ashtu. Furra dhe çdo gjë që blejmë përdor sensorë, pajisje të lidhura me internetin. Prandaj do të ndikojë tek klientët”, thotë Dawn Tiura, themeluese e Grupit të Furnizimeve Industriale.

Sulmi rus në Ukrainë mund ta përkeqësojë problemin global të furnizimit me mikroprocesorë, thonë ekspertët. Si Ukraina, ashtu dhe Rusia janë burime materialesh jetike për krijimin e gjysmëpërçuesve.

“Disa kompani do të preken më pak, në varësi të rezervave që kanë, zinxhirit të furnizimit dhe mënyrës se si e menaxhojnë atë. Disa kompani do të preken më shumë. Ndërsa lufta vazhdon, situata do të bëhet gjithnjë e më e vështirë”, thotë Lita Shon-Roy nga firma “Techcet”.

“Roambee”, sikur edhe firmat tjera, po kërkon në mbarë botën sigurimin e mikroprocesorëve. Duke vepruar kështu, dëmtohet praktika e zakonshme e blerjes së tyre pak para përfundimit të produktit, gjë që ka kosto më të ulët.

“Keni dy zgjedhje, të uleni dhe të mos bëni asgjë dhe të keni shpresë se gjërat do të përmirësohen, ose të përballeni trimërisht me vështirësitë duke pyetur veten se çfarë mund të bëni”, thotë Sanjay Sharma nga firma “Roambee”.

Por blerja e mikroprocesorëve mund ta zgjasë krizën.

“Kjo do të vazhdojë për 12 ose 18 muajt e ardhshëm, sepse kompanitë si ne do të krijojnë rezerva më shumë sesa kanë nevojë”, thotë zonja Sahrma.

Konsumatorët vuajnë rritje të kostove, pjesërisht për shkak të mungesës së pajisjeve të domosdoshme për prodhim.

“Nuk do të habitesha nëse e njëjta pajisja elektronike, shtrenjtohet 10 për qind krahasuar me dy vite më parë”, thotë Misha Govshteyn nga firma “MacroFab”.

Mungesat e furnizimeve kanë bërë që qeveritë amerikane dhe evropiane të konsiderojnë rikthimin e prodhimit të mikroprocesorëve brenda vendit Por, realizimi i kësaj kërkon kohë./VOA

Etiketa: mikroProdhuesit e makinave dhe pajisjeve elektronike vuajnë nga mungesa e mikroprocesorëvevideolojra

Lajme të lidhura

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Aktualitet

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

17:45 - 25/12/25
Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes
Aktualitet

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

18:30 - 03/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Para
“Shkelje serioze”/ Zbulohet skandali, Johnson takoi fshehurazi ish-agjentin e KGB-së

“Shkelje serioze”/ Zbulohet skandali, Johnson takoi fshehurazi ish-agjentin e KGB-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË)
Breaking Views

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË)

23:04 - 30/12/25

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë në masën 15 mijë lekë (të reja) me rastin...

Lexo më shumë
Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO)

Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO)

22:44 - 30/12/25
“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte…

“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte…

22:01 - 30/12/25
Ngjarje e rëndë në Pogradec: në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje

Ngjarje e rëndë në Pogradec: në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje

21:40 - 30/12/25
Alma dhe Blerta Bime, kushërirat që punojnë si drejtoresha, njëra djeg shtëpinë e partnerit, tjetra lekët e bashkisë

Alma dhe Blerta Bime, kushërirat që punojnë si drejtoresha, njëra djeg shtëpinë e partnerit, tjetra lekët e bashkisë

21:34 - 30/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com