GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Produktet me pesticide helmuese/ Asnjë kontroll në 3 vite, AKU dhe ISUV paguhen për punën që nuk e bëjnë

13:31 - 24/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 5 min
A A
Produktet me pesticide helmuese/ Asnjë kontroll në 3 vite, AKU dhe ISUV paguhen për punën që nuk e bëjnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përdorimi në mënyrë të pakontrolluar i pesticideve helmuese në produktet bujqësore po rrezikon jetën e qytetarëve shqiptar. Pavarësisht kritikave dhe thirrjeve të ndryshme  dy institucionet përgjegjëse, Ministria e Bujqësisë dhe Instituti i Sigurisë ushqimore, nuk kanë marrë asnjë masë. Madje, perimet dhe frutat që ne konsumojnë kalojën në treg pa u kontrolluar më parë për nivelin e pesticideve, pasi nuk iu bëhet asnjë analizë nga ISUV. Në këto rezultate ka dalë Kontrolli i Lartë i Shteti pas një auditimit që ka bërë në lidhje me këtë çështje për periudhën 2018-2020. Në raportin e publikuar evidentohet se ISUV, si institucion përgjegjës nuk ka kryer analizat e nevojshme fillimisht për llojin e pesticideve që përdoren, duke lënë hapësira për përdorim të llojit shumë helmues.

Madje, ISUV nuk ka bërë as kontrollin e produkteve të cilat janë kultivuar me pesticide para se të dalin në treg. Nga kjo, KLSH thotë qartë që jeta e qytetarëve ka qenë në rrezik, theksojmë këtu faktin që kjo situatë ka vazhduar edhe përgjatë vitit 2020, kur prej pandemisë duhej shtuar siguria ushqimore. Në vendin tonë, më shumë kemi qenë të rrezikuar nga helmimi prej ushqimeve me pesticide dhe më pak nga koronavirusi.

“Mosfunksionimi i laboratorëve të analizave cilësore të PMB, si dhe ai i mbetjeve të tyre në bimë dhe produktet me origjinë bimore të ISUV dhe AKU, sqarojmë se: ISUV ka kapacitet teknik të plotë në funksion të analizimit të PMB dhe të mbetjeve të tyre në bimë dhe produkte bimore. Gjatë VITEVE 2018-2020 nuk janë realizuar analizat cilësore të PMB-ve pasi nuk e kemi patur të mundur të parashikonim kite-reagente, bazë materiale laboratorike të domosdoshme për këtë proces analitik. Këto analiza janë të përfshira në Planin me Bazë Risku vjetor të AKU i cili nuk është parashikuar në buxhetin e miratuar nga Autoriteti Kompetent për ISUV si institucion varësie. Gjithashtu dhe plani lidhur me kampionet e PMB-ve ka ardhur i vonuar në ISUV”, thuhet në raport.

Theksojmë se ISUV si një institucion buxhetor varet nga Prokurimet publike dhe si i tillë parashikimet i mbyll në fillim të çdo viti kalendarik. Në këtë kuadër, është i pajustifikueshëm fakti që laboratorët nuk janë funksional. Ndërsa për 3 vjet ISUV është justifikuar se nuk ka bërë asnjë analizë për shkak se ka pasur mungesë financiare.  “Në dy vitet 2018-201914, ISUV nuk ka bërë asnjë analizë me pretendimin se i kanë munguar burimet financiare që në planifikimin buxhetor të viteve përkatëse. Kjo situatë është krijuar nga mungesa e një planifikimi paraprak, bazuar në nevojat e parashikuara, analizën e kostove dhe infrastrukturën e nevojshme për përmbushjen e detyrimit në kryerjen e analizave”, theksohet në raport. 

Kështu, konstatohet se moskthimi ose vonesat mbi 10 ditë në marrjen e përgjigjeve të analizave nga ISUV, ka bërë të mundur që AKU, të mos kryejë në kohë marrjen e masave për bllokimin e tregtimit të PMB-ve që kanë rezultuar “Jo konform”.

 

Në Shqipëri hyjnë produkte të helmuara

Ndër të tjera gjatë auditimeve është konstatuar se në këto 3 vite ISUV ka lejuar që në vendin tonë të hyjnë produkte të cilat mund të kenë përmbajtje të lartë të pesticideve shumë helmuese. Sipas të dhënave, edhe pse është detyrimi i këtij institucioni, ISUV nuk ka bërë asnjë kontroll për produktet që kalojnë në pikat kufitare.

“Është konstatuar se kontrolli i PMB-ve në pikat e inspektimit kufitar (PIK), nuk kryhet nëpërmjet sistemit online “e-inspektim”, i cili synon krijimin një sistemi modern inspektimesh, si dhe garanton procese të realizueshme në një kohë më të shpejtë, konkurrencë të lirë dhe transparente, në mbrojtje të interesit publik. Në verifikimin e kryer në disa pika kufitare si Vlorë, Gjirokastër Korçë, rezultoi se infrastruktura është e papërshtatshme për kryerjen e inspektimeve”, thekson raporti. Madje, kjo neglizhencë e ISUV në pikat kufitare shpesh herë kë krijuar probleme në tregun e huaj ku Shqipëria eksporton produkte bujqësore, pasi nga kontrollet atje janë kapur produkte bujqësore  me përmbajtje helmuese.

 

AKU neglizhon

Duke qenë se në shumë raste ka qenë ISUV ai që ka penguar procesin duke mos kthyer përgjigje për monstrat e dërguara nga AKU për kontroll, edhe kjo e fundit ka gjetur hapësirë për të neglizhuar punën e saj. Kontrolli i Shteti ka pikasur se AKU nuk i ka në funksion të plotë katër laboratorët për të kryer analizat e posaçme, për këtë arsye kontrollet nuk janë kryer dhe miliona investime kanë shkuar dëm.

“AKU nuk i ka në eficiencë të plotë 4 laboratorët e analizave fitosanitare, për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe kapaciteteve laboratorike (mungesa kitesh dhe aparatura jashtë funksionimit). Në këto kushte, investimi prej 1,3 milion lekë, i kryer në vitin 2019 me fonde të BE-së, nuk ka rezultuar efikas”, thuhet në raport.  Një problem tjetër është se është që vetëm një pjesë e inspektorëve në terren është trajnuar mbi përdorimin e sistemit online “e-inspektim” nga Inspektorati Qendror.

Kështu, KLSH rekomandon që AKU dhe ISUV të marrin masat që kontrolli zyrtar në PIK të kryhet nëpërmjet sistemit online, të sigurohen kapacitetet inspektuese të duhura, si dhe të kryhen investimet në infrastrukturë, për të rritur eficiencën e punës.

 

Çuçi mbylli sytë përpara rrezikut

Ministria e Bujqësisë është përgjegjësja kryesore për këtë skandal i cili rrezikon jetën e qytetarëve, pasi ajo qëndron mbi krye dhe duhet të kontrollojë punën e vartësve të saj. Por nuk e ka bërë asnjëherë këtë. Të paktën për periudhën kur ky institucion udhëhiqej nga ministri Bledi Çuçi, asnjë përmirësim nuk është bërë në laboratorët e kontrollit edhe pse çdo vit nga buxheti i shtetit i janë ndarë fonde më vete.

Në raport theksohet që, edhe pse ky shqetësim është denoncuar shpesh herë në media, laboratorët vazhdojnë të jenë jashtë funksioneve. Për shkak se Ministria e Bujqësisë nuk bën as kontrollin e nevojshëm ndaj fermerëve, të cilët shpesh herë përdorin pesticide të pacertifikuara. Mosverfikimi nga ministria ka bërë që në treg të qarkullojnë pesticide me dokumente të falsifikuara

“Lidhur me procesin e regjistrimit në Shqipëri, problem shqetësues janë PMB e fallsifikuara dhe të paregjistruara, të cilat nuk përfshihen në listat e PMB-ve të regjistruara në BE. Me hyrjen në fuqi të VKM-së nr. 335/2018, me krijimin e KRPMB pranë MBZHR-së ky fenomen po reduktohet dhe lista e PMB–ve të miratuara, që janë ato të regjistruara në BE publikohet online për të informuar grupet e interesit. Në mediat audiovizive, janë pasqyruar dukuri për hyrjen e pesticideve të fallsifikuara dhe të paregjistruara, të cilat kanë ndikuar negativisht te publiku për të krijuar një perceptim të gabuar lidhur me PMB-të”, thekson raporti. Në këtë kuadër rekomandohet që, MBZHR, të marrë masat për forcimin e monitorimit të fermerëve dhe të rishikojë aktet ligjore dhe nënligjore të cilat do të disiplinojnë dhe ngarkojnë me përgjegjësi fermerët në mbajtjen e dokumentacionit të nevojshëm për gjithë zinxhirin e shërbimeve agroteknike të kulturave bujqësore në fermë.

Ajo që bie në sy është se Ministria e Bujqësisë shpenzon shumë para për sektorin që drejton, por ka lënë pas dore sigurinë ushqimore.  Në raport thuhet se, MZHBR ka planifikuar për çdo vit buxhetor 2018-2020, fondet e saj dhe veçanërisht për zbatimin e kontrollit të zinxhirit të PMB-ve dhe sigurisë ushqimore,  në vlerën 29,166 milion lekë. Nga kjo vlerë, janë akorduar fonde nga buxheti i shtetit për sigurinë ushqimore në vlerë totale 5,025 milionë lekë, ose 17.2 % e fondeve për bujqësinë, ndërkohë që siguria ushqimore është prioriteti i dyte i MBZHR pas zhvillimit bujqësorë të vendit. Skandali rritet edhe më shumë kur përmendin se edhe ministret që pasuan Çuçin nuk e kanë evidentuar këtë problematikë kaq të madhe, por vazhdon në të njëjtën linjë.

Etiketa: analizaKLSHkryesore2ministria e bujqesisepapergjegjshmeripesticide helmuese

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Po planifikoni pushimet? Këto janë 4 gjërat që duhet të bëni para se t’i nisni

Po planifikoni pushimet? Këto janë 4 gjërat që duhet të bëni para se t’i nisni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com