GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Profesionet e lira, deputetja e PD-së: Tatimi do të krijojë pasoja

12:26 - 04/01/24
në Aktualitet, Ekonomi, Ekonomi & Sociale, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Profesionet e lira, deputetja e PD-së: Tatimi do të krijojë pasoja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka folur për taksën e re që ka hyrë tashëm në fuqi nga 1 Janari i 2024-ës për profesionistët e lirë në Shqipëri.

Sipas deputetes, ky ligj, fillimisht u miratua me “fuqinë e kartonave, në mungesë të plotë transparence”.

Në fjalën e saj për mediat, Pampuri tha se “ky taksim i ri në fakt do të krijojë pasoja të rënda me efekte që do të impaktojnë në një rritje të çmimit për shërbimet që këto sipërmarrje ofrojnë, për shkak të fitimit të munguar.”

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë, nënkryetarja dhe deputetja, Orjola Pampuri:

Nga 1 Janari, mbi 30 mijë profesionistë lirë në Shqipëri do të detyrohen të paguajnë një tatim progresiv deri në 23%. Në mungesë të plotë transparence dhe me fuqinë e kartonave, kjo mazhorance ndërmorri edhe një herë një akt të paprecedentë kundër interesit publik, ndaj profesionistëve, shtresës më vitale të shoqërisë shqiptare. Me pretendimin se do të mblidhen deri në 3 miliardë lekë më shumë në vit në buxhetin e shtetit.

Ky taksim i ri në fakt do të krijojë pasoja të rënda me efekte që do të impaktojnë në një rritje të cmimit për shërbimet që këto sipërmarrje ofrojnë, për shkak të fitimit të munguar.

Po ashtu, një tatim më i rënduar ndaj profesioneve të lira, do të ndikojë në rishikim e deri reduktim të investimeve të planifikuara, çka ndikon në më pak vende të reja pune, apo edhe fakti që mund të shkaktojë mbyllje të vetë këtyre sipërmarrjeve, duke rrezikuar numrin e punësimeve aktuale në këtë model biznesi.

Nga ana tjetër një tatim deri në 23% për profesionet e lira është i padrejtë dhe dëmton konkurencën e lirë në treg, pasi krijon pabarazi në kushtet e të bërit biznesi, ku biznesi i vogël ka 0 tatim dhe nga ana tjetër ku oligarkët e qeverisë tatohen disa herë më pak për dividentin.

Qeveria e miratoi këtë ndryshim në shkelje të plotë të rregullores së Kuvendit gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare, duke mos lejuar as dëgjesa publike me grupet e interesit e për më tepër gjatë votimit duke mos marrë në konsideratë asnjë lloj ndryshime që erdhi si propozim nga Opozita.

Në një kohë kur qeveria shpenzon qindra milione euro në PPP e koncesione pa garë dhe korruptive, kur akordon status investitori strategjik të afërm apo familjarë të ministrave të saj, apo dhe kur nuk parandalon shpërdorimin e qindra miliona euro dëm buxhetit të shtetit në prokurime apo borxhe të akumuluara të institucioneve publike, aplikimi i një tatimi të rënduar shtesë ndaj profesionistëve të lirë është një politikë jo e drejtë.

Kjo politikbërje dhe politika tatimore të padrejta po e kufizojnë dukshëm rritjen e sipërmarrjes së lirë dhe tregut. Me tatimin e ri ndaj profesioneve të lira, qeveria socialiste po inkurajon mbylljen dhe largimin e tyre, një brezi të rinjsh të talentuar dhe profesionistë në fushat e tyre.

Etiketa: Oriola PampuriTaksimi i ri

Lajme të lidhura

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
Para
Drama mes këngëtareve: Boll me gënjeshtra! Të gjithë e dimë se…

Drama mes këngëtareve: Boll me gënjeshtra! Të gjithë e dimë se…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com