GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Profesor italian në paraburgim në Fier: Aksidenti me pasojë vdekjen e 16-vjeçarit, bashkëshortja thyen heshtjen

18:10 - 29/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Profesor italian në paraburgim në Fier: Aksidenti me pasojë vdekjen e 16-vjeçarit, bashkëshortja thyen heshtjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej rreth dy muajsh, një profesor italian i Biologjisë në Universitetin e L’Aquila, Michele D’Angelo, po mbahet në paraburgimin e Fierit.

Shkaku i mbajtjes së tij në qeli është për faktin se teksa ndodhej në Shqipëri, së bashku me bashkëshorten e tij, Vanessa Castelli, gjithashtu pedagoge në universitet, u përplasen me një automjet, nga ku mbeti viktimë një fëmijë i moshës 16 vjeç.

Aksidenti u regjistrua më 8 Gusht, në vendin e quajtur “Qafa a Koshovicës”, në aksin Levan-Fieri, ku italiani i ndërpreu rrugën një automjeti tip “Mercedez Benz”, i cili përfundoi jashtë rruge, ndërsa Michele D’Angelo u largua nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur 4 persona, ku një 16-vjeçar ndërroi jetë pas disa ditësh në spitalin e Traumës.

Bashkëshortja, Vanessa Castelli, ka dhënë një intervistë për median italiane “La Repubblica”, përpara se të vijë në Shqipëri për vizitën javore në ambientet e paraburgimit në Fier, për të takuar burrin e saj.

“Kam pasur një krizë psikologjike, por po përpiqem të rezistoj. Nuk po kërkojmë privilegje, por respekt për të drejtat dhe garancitë themelore që çdo qytetar duhet të ketë, veçanërisht në kohë kaq të vështira”, u shpreh ajo.

Kështu, përmes medias italiane, ajo i bën apel kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, që të ndërmerren veprime konkrete që bashkëshorti të saj të përballet me këtë situatë me dinjitet, qetësi dhe drejtësi.

“I drejtohem edhe një here me besim kryeministres, të cilës i kam shkruar tashmë një letër, si dhe institucioneve italiane, të ndërmerren veprime vendimtare për të siguruar që Michele të mund të përballet me këtë situatë me dinjitet, qetësi dhe drejtësi. Unë besoj në marrëdhëniet e forta midis Italisë dhe Shqipërisë, si dhe në ndjeshmërinë e autoriteteve kompetente, në mënyrë që të vlerësojmë mundësinë e transferimit të procedurave në Itali, ku Michele mund t’i përballojë ato me një mbrojtje më të madhe, në një mjedis familjar, i rrethuar nga të dashurit e tij, kolegët dhe studentët“, tha ajo.

Por si është gjëndja e tij shëndetësore, duke qëndruar në një shtet tjetër? Siç shpjegon Castelli, bashkëshorti i saj është thellësisht i prekur, i lodhur por që po përpiqet të mbajë veten.

“Michele është thellësisht i prekur psikologjikisht. Ai është vetëm, larg shtëpisë, në një mjedis të panjohur, me një gjuhë që nuk e flet. Paraburgimi po e lodh ditë pas dite. Ai është një person i ndjeshëm, një profesor i respektuar, i mësuar të jetojë mes studentëve, eksperimenteve laboratorike dhe shumë kolegëve. Tani librat janë streha e tij, por vetmia është e rëndë. Çdo vizitë është një përvojë intensive, por edhe e dhimbshme. Ai përpiqet të ruajë qetësinë dhe dinjitetin e tij, por është e qartë se kjo përvojë po e vë në provë”, tha ajo.

Falenderime pati nga ana e saj për institucionet shqiptare, që janë treguar mirëkuptues ndaj pedagogut italian.

“Në këtë kontekst të vështirë, dua të falenderoj sinqerisht drejtorin e institucionit të vuajtjes së dënimit, të gjithë punonjësit dhe të gjithë ata që na kanë treguar humanizëm dhe respekt. Disponueshmëria dhe qëndrimi i tyre respektues kanë bërë një ndryshim, e ne jemi thellësisht mirënjohës për këtë”, u shpreh ajo.

Çifti ishte në Shqipëri për të festuar dasmën e një miku të tyre.

“Nuk ishim me pushime. Ishim në Shqipëri për të marrë pjesë në dasmën e një miku të dashur. Ishte një rast i veçantë, një moment festimi dhe ndarjeje që e prisnim me padurim sepse e dimë sa të rëndësishme i japin shqiptarët këtë ceremoni”, tha ajo.

Por si ndodhi e gjithë ngjarja? Bazuar në deklaratën e bashkëshortës, Vanessa Castelli,

“Atë mbrëmje po shkonim me makinë në dasmën e një miku. Rruga ishte e lirë, Michele po kthehej ngadalë, me sinjalin e hapur, drejt hyrjes së restorantit ku po festohej dasma. Në atë moment, papritmas një Mercedes-Benz i bardhë, u shfaq me shpejtësi shumë të madhe, i cili nuk dukej të ngadalësohej. Michele frenoi instiktivisht dhe kjo e bëri përplasjen më pak katastrofike. Ne ishim të shokuar, duart na dridheshin, fytyrat na u zbehen, ndërsa shikimet tona u zbazën…”, përshkruan ajo.

Si pasojë, viktimë mbeti një jetë e pafajshme, një djalë 16 vjeç.

“Po, një djalë 16-vjeçar humbi jetën tre ditë më vonë. Është një tragjedi që na ka prekur thellësisht. Nuk është përgjegjësia jonë të vendosim fajin, por është e qartë që diçka shkoi keq në atë mbrëmje, papritur dhe në mënyrë dramatike. Kushdo që ka drejtuar, e di se sa mund të ndryshojë rruga në një çast. Ndonjëherë mjafton një vendim i marrë nga të tjerët, një shpejtësi e pakontrolluar dhe gjithçka ndryshon. Michele po kthehej me kujdes në një rrugë të hapur, kur një makinë u afrua me shpejtësi shumë të lartë. E që andej, gjithçka ndryshoi. Michele e jeton këtë dhimbje me shumë respekt dhe heshtje. Ai mendon për familjen e djalit çdo ditë dhe lutet që ata të gjejnëpak qetësi”, tha ajo.

Castelli tregon dhe veprimet e tyre pas aksidentit.

“Michele ishte në gjendje shoku. E mbaj mend të zbehtë, me një pamje të humbur dhe të hutuar. Pasi Mercedes-i kaloi menjëherë pranë nesh si një plumb, ai vrapoi menjëherë në rrugë për të kërkuar ndihmë. Ne të dy bërtisnim “ndihmë” me gjithë shpirt, duke tundur duart, duke u përpjekur me dëshpërim të tërhiqnim vëmendjen. Por askush nuk u ndal. Ishim të frikësuar, të çorientuar dhe mendimi ynë i vetëm ishte të merrnim një ambulancë sa më shpejt të ishte e mundur. Asgjë tjetër nuk kishte rëndësi në atë moment tmerri. Ne donim vetëm që dikush të ndërhynte”, tha ajo.

Lajme të lidhura

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Para
Përplasje në Kuvend mes Sara Milës dhe Besart Xhaferit: “Nga dole më e votuara në burg?” – “Ti s’e njeh garën, mandatin e ke falas”

Përplasje në Kuvend mes Sara Milës dhe Besart Xhaferit: “Nga dole më e votuara në burg?” – “Ti s’e njeh garën, mandatin e ke falas”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com