GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Profesori amerikan për propozimin e Ramës për Kosovën: Është ‘nul’

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Profesori amerikan për propozimin e Ramës për Kosovën: Është ‘nul’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Profesori amerikan dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajon, Daniel Serwer, në një përgjigje për Gazetën Express ka folur për idenë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për organizimin e një konference të nivelit të lartë, ku liderët e Kosovës dhe Serbisë s’do të lejoheshin të dilnin nga takimi pa marrëveshje, propozim ky që ka marrë përkrahjen e Preisdentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Serwer ka thënë se mund të pajtohet me Edi Ramën që problemi qëndron në krye, por thotë se nuk e di dikë që mund të detyrojë Kurtin e Vuçiqin për të marrë pjesë në një samit të tillë dhe për t’i mbajtur ata aty deri në arritjen e një marrëveshje.

Profesori amerikan thotë se përveç kësaj, Vuçiq e ka bërë të qartë se s’ka rëndësi për çfarë ai pajtohet, meqë është i përgatitur t’i hedh poshtë ato sapo të dalë nga takimi.

“Washingtoni dhe Brukseli as që ankohen kur ai e bën këtë”, ka thënë Serwer për Express.

Serwer në këtë intervistë për Express ka thënë se është e qartë që aktualisht s’ka një marrëveshje për “normalizim”, aq më pak për njohje reciproke.

“Do të doja që liderët kryesore të pajtoheshin për t’u kthyer prapa tek negocimi i marrëveshjeve për çështje që bëjnë diferencën në jetët e njerëzve. Negociatat përpara 2013-ës kanë qenë më të suksesshme (edhe pse disa mbesin të pa implementuara), sesa negociatat që nga 2013-ta”, ka thënë Serwer.

Serwer në këtë prononcim për Express ka folur edhe për letrën që 8 senatorë amerikanë i kanë dërguar Shtëpisë së Bardhë, e në të cilën kërkojnë marrjen e masave në rast se Kosova dhe Serbia refuzojnë de-eskalimin. Serwer thotë se në Amerikë dy krahët politikë kanë konsensus për de-eskalimin dhe se vazhdimi i situatës së njejtë do të përkeqësojë gjendjen.

Megjithatë Serwer thotë se nuk mendon që Kosova dhe Serbia kanë përgjegjësi të njejtë kur vije puna tek situata aktuale, e që Serwer thotë se buron nga veprimet e Serbisë, duke filluar nga bojkoti i zgjedhjeve lokale.

“Po, mendoj se ka një konsensus për de-përshkallëzimin. Vazhdimi i situatës aktuale rrezikon edhe më keq. Megjithatë, nuk mendoj se Beogradi dhe Prishtina janë njësoj përgjegjës për situatën aktuale, e cila buron nga bojkoti serb i zgjedhjeve komunale dhe vazhdoi me demonstrata të dhunshme kundër pranisë së policisë së Kosovës në territorin e Kosovës si dhe kidnapimit të policisë së Kosovës në territorin e Kosovës”, ka thënë Serwer.

I pyetur nëse ky konsensus i politikës amerikane është një shenjë që tregon se Kurti duhet të reflektojë, Serwer ka thënë se është i sigurt që kryeministri Albin Kurti është në dijeni për shqetësimet e amerikanëve, gjithashtu edhe presidenti serb, Aleksander Vucic. Por, Serwer thotë se është një gabim serioz, që Washingtoni nuk po i dërgon mesazhe të forta edhe Beogradit. “Jam i sigurt se kryeministri është në dijeni të shqetësimeve amerikane. Jam i sigurt se edhe presidenti Vuçiq po ashtu, por Uashingtoni dhe Brukseli nuk po i dërgojnë Beogradit të njëjtat mesazhe të forta që po i dërgojnë Prishtinës. Ky është një gabim i rëndë”, ka thënë Serwer.

I pyetur për takimet e shpeshta të Kurtit me britanikët dhe rreth asaj nëse Kurti duhet të fokusohet më shumë tek aleanca me Washingtonin dhe Brukselin, Serwer thotë se nuk e ka problem që Kurti komunikon me britanikët, por shton se ai duhet të mendojë rreth riparimit të raporteve me BE-në dhe SHBA’në.

“S’i kam problem bisedat e tij me britanikë, por ai duhet gjithashtu të mendoj rreth riparimit të raporteve me BE-në dhe SHBA-në”, ka përfunduar Serwer.

Etiketa: serveri

Lajme të lidhura

Prokuroria në Kosovë ngre aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh,  në dosje del edhe emri i gazetarit Milaim Zeka
Kosovë & Rajon

Prokuroria në Kosovë ngre aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh, në dosje del edhe emri i gazetarit Milaim Zeka

19:20 - 25/08/26
Kroacia paralajmëron Perëndimin: Serbia po armatoset me armë sulmuese
Kosovë & Rajon

Kroacia paralajmëron Perëndimin: Serbia po armatoset me armë sulmuese

18:12 - 25/08/26
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe
Kosovë & Rajon

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Para
Gates në telashe, kandidateve për punë i bëheshin pyetje me orientim seksual

Gates në telashe, kandidateve për punë i bëheshin pyetje me orientim seksual

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26

Veprimet hetimore pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku po vijojnë me në kryeqytet....

Lexo më shumë
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com