GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Profesori amerikan: SHBA po krijon krizë në Kosovë, Uashingtoni të disiplinojë…

19:09 - 13/06/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Profesori amerikan: SHBA po krijon krizë në Kosovë, Uashingtoni të disiplinojë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, vlerëson se SHBA është duke krijuar një krizë në Kosovë.

Profesori amerikan, në një opinion të publikuar në “Foreign Policy”, thekson se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duhet të vendosë nëse “ia vlen ky çrregullim rajonal dhe dëmtim i reputacionit të SHBA-së, për ta kënaqur një autokrat serb”.

“Blinken duhet ta mbyllë turneun e tij në Bruksel, me Borrellin e përfaqësuesin special të BE-së për rajonin, Miroslav Lajçak. Blinken duhet t’ua kujtojë diplomatëve se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës mban emrin e BE-së. Brukseli nuk mund të fshihet më prapa linjës se është thjeshtë lehtësues. SHBA-ja dhe BE-ja, në vend të një “paqartësie konstruktive”, duhen të përqendrohen në qartësi. Është urgjencë një sekuencim i hekurt i hapave që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin për ta zbatuar marrëveshjen, dhe atë duhet ta bëjnë shpejt brenda këtij viti”, shkruan Joseph.

“Në këtë mënyrë Blinken do t’i largojë SHBA-në dhe BE-në nga konfuzioni dhe kriza, duke i dërguar sinjal Moskës për vendosmërinë për të konsoliduar Ballkanin në Perëndim, përkrah Ukrainës”.

Joseph shkruan se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, mund ta kuptojë më së miri këtë ngecje mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Kërkojini presidentit ukrainas t’u japë autonomi rusëve etnikë, dhe ai menjëherë do të bëjë këto tri pyetje: A do ta pranojnë rusishtfolësit se jetojnë në Ukrainë e jo Rusi? A do ta njohë Rusia sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës? Dhe nëse ofrohet kjo autonomi, a do të pranohet Ukraina më në fund në NATO?”.

Joseph shkruan se paaftësia e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për t’iu përgjigjur këtyre tri pyetjeve të njëjta edhe në rastin e Kosovës e Serbisë, është arsyeja prapa “luftës” mes perëndimorëve dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Joseph shkruan se Uashingtoni dhe Brukseli ndajnë fajin për krizën, duke përfshirë këtu edhe dhunën e ushtruar nga serbët kundrejt paqeruajtësve të NATO-s.

“Absurditeti i sanksionimit të një aleati demokratik në Prishtinë, e në anën tjetër përshëndetja e një autokrati manipulues e pro-rus, të cilin ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill e quajti ‘partner më të mirë të SHBA-së’, duhet ta bëjë Blinken të pushojë pak. Në vend që ta lejojë frustrimin që ta drejtojë politikën e tij karshi Kosovës, apo që ta lejojë iluzionin ta drejtojë politikën e tij karshi Serbisë, Blinkeni duhet të rishqyrtojë urgjentisht qasjen e administratës së tij”, vlerëson Joseph.

“Si fillim, administrata e Biden duhet t’i “disiplinojë” ambasadorët e saj në rajon, duke “shkurtuar” ekskursionet e Hill në politikat e një vendi, Kosovës, që nuk është më pjesë e Serbisë”, këshillon ai.

“Blinken duhet të mbajë një fjalim të konsideruar thellë për politikën e SHBA në Serbi, Kosovë dhe në të gjithë rajonit. Blinken duhet t’i rivendosë në qendër vlerat demokratike si bërthama e politikës së SHBA dhe partneritetit me Evropën. Ai duhet t’i orientojë emisarët dhe ambasadorët e tij që t’u japin këtë mesazh liderëve të Ballkanit, duke përfshirë Vuçiçit,” shkruan Joseph./Syri

Etiketa: Kosovaprofesori amerikan

Lajme të lidhura

ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën
Breaking Views

ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

22:48 - 20/01/26
E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës
Aktualitet

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:50 - 20/01/26
Ish-oficeri i policisë vrau dy vetë më 1997, pas 29 vjetëve dënohet me 23 vjet burg
Aktualitet

Ish-oficeri i policisë vrau dy vetë më 1997, pas 29 vjetëve dënohet me 23 vjet burg

20:50 - 20/01/26
Para
Ja shenjat e zodiakut që preferojnë seksin më shumë se dashurinë

Ja shenjat e zodiakut që preferojnë seksin më shumë se dashurinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions
Breaking Views

Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions

23:03 - 20/01/26

Real Madrid u është kthyer fitoreve bindëse në Ligën e Kampioneve, ku skuadra e Arbeloas ka triumfuar me shifrat 6-1...

Lexo më shumë
ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

22:48 - 20/01/26
Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq

Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq

22:01 - 20/01/26
E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:50 - 20/01/26
Ish-oficeri i policisë vrau dy vetë më 1997, pas 29 vjetëve dënohet me 23 vjet burg

Ish-oficeri i policisë vrau dy vetë më 1997, pas 29 vjetëve dënohet me 23 vjet burg

20:50 - 20/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com