GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Profesori kujton kohën e Vespave

14:11 - 14/06/22
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Profesori kujton kohën e Vespave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga

Më kujtohet se dikur ndërkohë që nuk kishte shumë vetura në qarkullim, motocikleta ime Vespa, ishte shumë funksionale.

Mësova edhe të kuptoj njerëzit. Si? – do thoni ju.

I thosha hip pas meje në motorr.

Hipte robi!

Vespa i bënte radiografinë! Skaner direkt.

Nëse timoni niste dridhej, kuptohej se ai që kishte hipur pas ishte pak frikacak, i pëlqente të jetonte edhe ca kohë, ose ishte ambicioz, i dukej vetja i rëndësishëm.

Sa më shumë dridhej timoni, pra nga dridhjet e atij pas, aq më shumë këto tipare përforcoheshin! Kishte tipa që rezultonin fare delirantë, egoistë, etj.

Nëse timoni nuk dridhej fare tipi pas ishte garip, njeri i thjeshtë, kishte ardhur me besim të hipte aty, e kishte mbledh mendjen, ose kur nuk lëviste fare ishte një njeri i thjeshtë për ta bërë kryeministër, aq shumë vlera kishte.

Sa nga këta që sot janë politikanë, biznesmenë të njohur, figura publike kanë hip te Vespa ime! Aty është skaneri!

Ndërkaq Vespa dallonte edhe kriminelët, keqbërësit, etj. Këta rrinin qetë deri në një farë vendi, pastaj sapo një rrezik i vogël dilte, ta zemë një kthesë, tundeshin aq shumë dhe me agresivitet saqë mund të mendohej që do të të jepnin një të shtyrë dhe do të hidheshin nga motorri.

Kështu mësova që ta përdorja motorrin edhe për të njohur njerëzit dhe marrëdhëniet e tyre me mua.

Kur për ndonjë tip kisha ndonjë dyshim gjeja rastin dhe i thosha : Do të vish të çoj deri në shtëpi? ?

Kishte nga miqtë e mi që e dinin këtë aftësi të Vespës për skanerizim psikologjik dhe më thoshin : A të hipi pak të më nxjerrësh çfarë tipi dal se nuk po e njoh më veten!

Etiketa: Artan Fuga

Lajme të lidhura

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë
Aktualitet

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

13:26 - 11/02/26
Para
Për një muze të komunizmit

Për një muze të komunizmit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com