GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Profil/ Kush është “UFO” i arrestuar sot në Tiranë, 2 arratisjet spektakolare nga burgu

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Profil/ Kush është “UFO” i arrestuar sot në Tiranë, 2 arratisjet spektakolare nga burgu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia njoftoi sot se ka arrestuar në Tiranë Ilir Pajën, një personazh tepër i njohur për botën e krimit, arratisur dy herë nga burgjet italiane, ku dhe njihej për sulme ndaj policëve.

Por kush është Ilir Paja?

Gati një dekadë më parë, Ilir Paja ai mori nofkën “Ufo” nga policia italiane. Shkak u bënë dy arratisjet spektakolare të tij nga burgje të sigurisë së lartë në vendin fqinj. Para disa viteve, Paja u largua nga burgu i Fushë Krujës, por jo sipas stilit që e bëri të famshëm. Pas më gati 10 vitesh burgimi ai u lirua nga qelia në zbatim të një vendimi gjykate. Ishte Gjykata e Krujës ajo që pranoi kërkesën e tij për liri me kusht.

Sipas vendimit, Paja duhet të qëndronte në shtëpi dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës.

Ai po vuante dënimet me burg, dhënë nga dy vendimet të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Në vitin 2010 “ufoja” i italianeve u dënua me 15 vjet burg për ngjarjen e marsit 2008, kur përplasi me mjetin e tij “Fiat” një punonjës policie gjatë operacionit për arrestimin e tij. Shkalla e Parë e fajësoi për tentativë vrasjeje.

Apeli ndryshoi vendimin, duke e dënuar atë me 6 vjet e 8 muaj burg për akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”. Në vitin 2011 Paja mori një dënim me 15 vjet e 4 muaj burg, duke u deklaruar fajtor për një sërë veprash penale të kryera prej tij në Itali. Ai u gjykua në bazë të materialeve hetimore të përcjella me letërporosi nga autoritetet italiane. Sipas gjykatës, veprat penale për të cilat dyshohet të jenë kryer nga Paja janë regjistruar në datat 2, 3 dhe 4 shtator 2006 në Milano, Itali. Në këtë gjykim ai u fajësua për “vrasje”, “rrëmbim ose mbajtjes peng të personit”, “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ai ka përfituar disa herë ulje të dënimit, sipas ligjit, për sjellje të mirë në burg.

Etiketa: arratisjetIlir PajaItaliaKryesore1

Lajme të lidhura

Greqi/ Arrestohet pas 6 vitesh shqiptari i dyshuar për vrasjen e bashkëkombasit në Selanik
Aktualitet

Greqi/ Arrestohet pas 6 vitesh shqiptari i dyshuar për vrasjen e bashkëkombasit në Selanik

14:58 - 01/11/26
Aksident i frikshëm në Librazhd! Benzi përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë mjetit gjendet një pistoletë
Aktualitet

Aksident i frikshëm në Librazhd! Benzi përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë mjetit gjendet një pistoletë

14:42 - 01/11/26
Detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur plot me euro në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!
Aktualitet

Detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur plot me euro në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!

14:25 - 01/11/26
Para
“Do i mësoni dora-dorës”, Berisha paralajmëron vendime kundër Alibeajt

Alibeaj tregon kushtin: Ja si ne bashkohemi me Berishën për zgjedhjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqi/ Arrestohet pas 6 vitesh shqiptari i dyshuar për vrasjen e bashkëkombasit në Selanik
Aktualitet

Greqi/ Arrestohet pas 6 vitesh shqiptari i dyshuar për vrasjen e bashkëkombasit në Selanik

14:58 - 01/11/26

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet...

Lexo më shumë
Aksident i frikshëm në Librazhd! Benzi përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë mjetit gjendet një pistoletë

Aksident i frikshëm në Librazhd! Benzi përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë mjetit gjendet një pistoletë

14:42 - 01/11/26
Detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur plot me euro në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!

Detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur plot me euro në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!

14:25 - 01/11/26
Rama emëron këshilltare për mediat ish-kandidaten për deputete të Albin Kurtit

Rama emëron këshilltare për mediat ish-kandidaten për deputete të Albin Kurtit

14:00 - 01/11/26
Kapen në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër

Kapen në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër

13:37 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com