GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Progni: Ata që denoncuan vjedhjen e TIMS u kërcënuan me jetë

10:56 - 23/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Progni: Ata që denoncuan vjedhjen e TIMS u kërcënuan me jetë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gent Progni, ekspekt i IT-së, ka deklaruar se për skandalin mbi vjedhjen e të dhënave TIMS, jo vetëm që nuk mban askush përgjegjësi, por përkundrazi, denoncuesit u kërcënuan me jetë.

“Denoncuesit qe ngriten alarmin e vjedhjes se Tims u kercenuan me jete gjate asaj fundjave dhe qe ate dite s’dihet ku jane fshehur”, shkruan ndër të tjera ai.

Postimi

Ne 29 mars kete vit ne media doli lajmi si Gjykata e Tiranes denoi dy ish zyrtaret IT te Drejtorise se Tatimeve Eni Qirjakon me Andi Agaraj per shperdorim detyre se nxorren te dhenat e pagave  te 630 mije shqiptareve nga databaza e “Sistemit Cats” te Tatimeve dhe i shiten.

Sa u denuan pas dy vjet hetime?

Eni Qirjako me 32 muaj sherbim prove, Andi Agaraj me 4 vjet sherbim prove. Shefi i tyre Ervin Muça nuk u prek fare, as nuk u akuzua se, “sdinte gje”.

Ja sa e thjeshte eshte te shpetosh pa u lagur po vodhe serverat e Tatimeve pastaj ato te Policise se Shtetit kur ke drejtor Ervin Muçen. Nuk te gjen gje, s’te prek shteti as gjykata. Nuk ben hiç burg, maksimumi ca sherbim prove me pune detyruese, pastron Lanen.

Sherbimi proves me Mbikqyrje elektronike ka dale nga loja ka shtat vjet qe  s’funksionon fare qe kur tenderin per byzylyket elektronik e fitoi Soft & Solution e Ermal Beqirit, shefit te Ervin Muçes.

Media dha alarmin ne janar 2022 kur doli lista me paga qe u shpernda virale brenda dites me Ëhatsap. Doli dhe lista me 900 mije numra celulari dhe nje me 530 mije targa makinash. Prokuroria dhe policia u ngrit ne kembe me konferenca shtypi sepse opinioni publik u nxeh shume nga kjo rrjedhje te dhenash.

Duhej nje zgjidhje qe mos prekeshin autoret e vertete: Muça me shefat lart tij. U “kapen” dy autoret qe nxorren listen e pagave te tatimeve. Ata pranuan fajin dhe u bene bashkepunetore te drejtesise dhe me kaq skandali u mbyll. Sherbim prove 32 muaj per Qirjakon dhe 4 vjet sherbim prove per Agaraj. Punonjesit e tatimeve e dinin te verteten kur vinin hetuesit por asnje nuk foli .

Nuk foli njeri pse dhe si ndodhi por u mbajt versioni “u shiten” per 200 mije lek tek dy tipa qe i donin per pune biznesi dhe kredie permbarimi.

Eni Qirjako nga frika kur e arrestuan ne fillim tregoi ne polici te verteten “Kam njoftuar drejtorin Ervin Muça se useri nga i cili kan dale te dhenat mbante emrin Moza Seraj. Une kerkova ndryshimin e userit me emrin Moza Seraj te shefi por ndryshimi nuk u be prej tij”. Deklarimi i Eni Qirjakos e fuste ne valle pergjgjesie Ervin Muçen ndaj ne gjykate ajo i ndryshoi deklarimet.

Keshtu po kerkohet te perfundoje edhe vjedhja e Timsit nga banda e Mirlinda Karacanaj qe solli ne polici Ervin Muçen drejtor IT. Po perpiqen ta mbyllin me heshtje dhe zvarritje. Tre jave kaluan. Pas nje viti a dy “hetime” do dali ndonje viktime te denohet me sherbim prove. AMP e Ard Veliut erdhi me vrull ne 4 gusht pasi media dha alarmin e grabitjes se TIMS. Bllokoi dyert e Komisariatir nr 3 ku jane zyrat dhe serverat e policise.

Ne fillim u duk sikur po behej nami sikur do arrestoheshin te gjithe qe te dilte e verteta por u desh vetem fundjava 5,6 Gusht qe te  “zbutej” Ardi Veliu me gjithe Met Rrumbullakun. Diku i thirren te dy dhe i orientuan si do vepronin. Kthyen per tre dite ne pune Ervin Muçen. Denoncuesit qe ngriten alarmin e vjedhjes se Tims u kercenuan me jete gjate asaj fundjave dhe qe ate dite s’dihet ku jane fshehur.

***

AMP e percolli qe me datë 10 gusht çeshtjen per prokurorinë dhe jo dje me 22 si ja shiten medias sikur ishte lajm dite. AMP e dergoi “lajmin” nga halli i medias qe e hapi perseri kete skandal kur mori vesh se Ervin Muça ishte akoma ne polici edhe pse per skandalin foli dhe ambasada para ca ditesh.

Prokuroria s’ka filluar asnje çeshtje, ka dhjetë dite. Ne gusht jane pushim, s’ka short, as prokuror qe te merret me çeshtjen qe percolli AMP e Ardi VEliut. Met Rrumbullaku “mori” lejen kete periudhe qe mos ishte aty…thashethemet thone qe e kercenoi Mirlinda Karcanaj ta shkarkonte direkt po nuk i hoqi pezullimin Ervinit.

Ervin Muça vazhdon i qete punen sikur s’ka ndodhur skandali. Duke qene ne zyrat e Policise manipulon provat dhe punonjesit derisa te vije shtatori kismet do kete ngjarje te tjera dhe do harrohe dhe kjo.

Do harrohet si u shkarkuan nga serverat e Policise se Shtetit të dhenat e TIMS nga civilet me hardisk te jashtem Usb ne xhep. Ata u futen ne Komisariat nga Ervin Muca serbes serbes pa u ndaluar nga askush. Ata sjane ndaluar ose arrestuar me pas.

Usb qe kopjoi te dhenat e TIMS sdihet ku eshte tani, a eshte ne Qipro apo ndonje kopje ka perfunduar ne Dubai…

Etiketa: PrognitimVjedhje

Lajme të lidhura

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares
Aktualitet

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

19:09 - 19/02/26
Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera
Aktualitet

Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

18:32 - 19/02/26
Korrupsion në zemër të qeverisë shqiptare, skandali Balluku kërcënim për integrimin e Shqipërisë
Aktualitet

Korrupsion në zemër të qeverisë shqiptare, skandali Balluku kërcënim për integrimin e Shqipërisë

15:17 - 19/02/26
Para
Aksidenti te diga, Allushi jep dëshmi kontradiktore: Më ngeci pedalja

Aksidenti te diga, Allushi jep dëshmi kontradiktore: Më ngeci pedalja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com