GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Programi ekonomik i PD/ Nga zerimi i taksave për biznesin e vogël, te ulja e takës së shitjes së pronës dhe karburantet

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Programi ekonomik i PD/ Nga zerimi i taksave për biznesin e vogël, te ulja e takës së shitjes së pronës dhe karburantet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar sot në një konferencë me gazetarët programin ekonomik të PD-së për qeverisjen 2025-2029. Gjatë fjalës së mbajtur për gazetarët, Berisha ka theksuar se, do të ketë zero taksa për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.

Gjithashtu tha se në programin ekonomik të PD, do të ulet nga 15 në 2%, e taksës së shitjes së pronës. Ky program ekonomik, sipas kreut të PD, do të ndezë fuqishëm motorët e sipërmarrjes së prodhimit në Shqipëri për të ngritur sa më larta moton ‘Made in Albania’.

“Do të rishikohet në total sistemi aktual i gjobave dhe ndëshkimeve armiqësore ndaj biznesit. TVSH do të rimbursohet në kohë reale dhe nuk do të jetë më diskrecion ministror’”, tha Berisha. “Ligji për investimet strategjike, siç është nuk do të ekzistojë. Korporata e Investimeve Strategjike, korporata e korrupsionit më të madh në histori, merr fund javën e parë të qeverisë së PD dhe aleatëve’, theksoi ai.

Kryedemokrati u shpreh se, do të krijohen 4 zona të lira ekonomike në 4 qarqe të vendit, ku do të ofrohen të gjitha lehtësirat, me kushtin e vetëm që investitori të ketë një biografi investimesh disavjeçare në vendin e tij, ndërsa përjashtoi mundësinë e pranimit të parave nga kontot ofshore. Në konferencën me gazetarët në PD, Berisha tha se fermeri do të ketë një ID, ku do të identifikojë niptin, ndërsa premtoi mbështetje dhe subvencionim direkt për fermerin.

“Kjo është paketa më e fuqishme rregullatorë dhe fiskale që është paraqitur ndonjëherë në historinë e vendit”, u shpreh ndër të tjera lideri demokrat.

“Programi ekonomik i PD do të forcojë stabilitetin ekonomik dhe do të hapë masivisht vende pune”. theksoi Berisha.

“A mjafton një mandat? Plotësisht. Ku e bazoj këtë? Unë e bazoj në eksperiencën e parë. Ne nuk ecim në rrugë të panjohur tani. Kur kemi vendosur për herë të parë taksën 10%, FMN është ndarë mënjanë, na ka thënë se, ju bëjeni ne do ju vëzhgojmë. Ne nuk u këshillojmë ta bëni, ne u këshillojmë të gjejmë një rrugë të ndërmjetme”, u shpreh Berisha, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në konferencën për media.

Kreu i PD-së iu përgjigjur interesimit të gazetarëve edhe lidhur me udhëheqësin e fushatës së PD në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita. Sipas Berishës, Chris LaCivita është në aktivitet të plotë, ndërsa shton se PD është në komunikim të përditshëm me të. “Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vet’, u shpreh.

Gjatë konferencës për shtyp, Berisha foli edhe për Paketën e Dhembshurisë që është projektuar nga PD.

“Ky premtim është vetëm fillestar. Premtimi prapa tij është shqiptarët më mirë të paguarit në rajon”, tha lideri demokrat.

Kryedemokrati u shpreh se çdo kandidat dhe aktivist i PD, duhet të angazhohet me shpjegimin e programit ekonomik të PD. Sipas Berishës, nuk është koha që PD të merret me zhapinjtë e kundërshtarit, që për liderin e demokrarëve nuk janë të paqëllimta. “Do të flasim për paketën tonë të dhembshurisë, do të marrim mendime për pastrimin e shtëpisë dhe për shndërrimin e Shqipërisë në një qendër të ’hightec’ në rajon dhe superfuqi energjetike”, theksoi Berisha.

Kryetari i PD-së premtoi gjatë daljes së tij për mediat se, “brenda mandatit 2025-2029 çështja e pronave do zgjidhet përfundimisht”.

“Dosjet e pronarëve në 12 vite, Edi Rama ka zgjidhur gjithsej 800 dosje. Thashë ka zgjidhur gjithsej 800 dosje. E paimagjinueshme. 800 dosje në 12 vite, i bie më pak se 70 dosje në vit. E kuptoni çfarë pune, Artan Lame, se ai ka disa agjenci të përfshira këtu. Kështu që kjo merr përgjigje përfundimtare. Do të zgjidhet brenda 1 mandati, sado që të kushtojë”, theksoi Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se, ai asnjëherë nuk e ka shkelur fjalën e dhënë, ndërsa ka premtuar të mos ndalet deri sa Shqipëria të dalë e para në rajon për pagat dhe pensionet. Duke folur në konferencën me gazetarët në selinë blu, Berisha tha se nuk e bën kurrë një premtim pa u menduar mirë për të. “Mund të mos ketë nevojë për rritje kaq të mëdha, por indeksime dyfish”, u shpreh Berisha.

Etiketa: Kryesore1PDprogrami ekonomik

Lajme të lidhura

Thirrja nga sheshi i protestës: Më 8 shtator të gjithë te Parlamenti
Breaking Views

Thirrja nga sheshi i protestës: Më 8 shtator të gjithë te Parlamenti

21:04 - 05/09/26
Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses
Breaking Views

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses

20:53 - 05/09/26
Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion
Breaking Views

Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

20:16 - 05/09/26
Para
Intervista/ Arben Ahmetaj: Arrestimi i Veliajt, teatër i Ramës

Intervista/ Arben Ahmetaj: Arrestimi i Veliajt, teatër i Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Thirrja nga sheshi i protestës: Më 8 shtator të gjithë te Parlamenti
Breaking Views

Thirrja nga sheshi i protestës: Më 8 shtator të gjithë te Parlamenti

21:04 - 05/09/26

Gjatë fjalës së tij në ditën e 98-të të qëndresës popullore para Kryeministrisë, aktivisti u bëri thirrje të gjithë qytetarëve...

Lexo më shumë
Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses

20:53 - 05/09/26
Dramë në Shkodër, Vllaznia barazon dy herë, por Partizani fiton penalltinë në shtesë

Dramë në Shkodër, Vllaznia barazon dy herë, por Partizani fiton penalltinë në shtesë

20:40 - 05/09/26
Debutim perfekt i Kristjan Asllanit, shënon supergol në ndeshjen e parë me Al Jazira-n

Debutim perfekt i Kristjan Asllanit, shënon supergol në ndeshjen e parë me Al Jazira-n

20:32 - 05/09/26
Përmbysje me pesë gola, Interi mposht Napolin në “San Siro”

Përmbysje me pesë gola, Interi mposht Napolin në “San Siro”

20:26 - 05/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com