GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Progres-Raporti i BE, Xhixho: Nuk ka përmirësim në asnjë nga treguesit kryesorë të demokracisë

14:45 - 08/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Progres-Raporti i BE, Xhixho: Nuk ka përmirësim në asnjë nga treguesit kryesorë të demokracisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar pas publikimit të Progres-Raportit të Bashkimit Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një pasqyrë të qartë të gjendjes dramatike ku ndodhet vendi nën qeverisjen e Edi Ramës.

Në reagimin e saj, Xhixho thekson se raporti i BE-së konfirmon dështimin e qeverisë në çdo fushë, nga sundimi i ligjit e deri te liria e medias, duke e përshkruar situatën si alarmante për demokracinë shqiptare dhe pengesë serioze për integrimin europian.

Postimi:

Ashtu si çdo vit, Progres-Raporti i Bashkimit Europian për Shqipërinë konfirmoi gjendjen dramatike të vendit nën qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës.

Raporti tregon qartë se, krahasuar me një vit më parë, nuk ka përmirësim në asnjë nga treguesit kryesorë të demokracisë, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë.

Komisioni Europian thekson se:

• Zgjedhjet mbeten të manipuluara dhe me fushë-lojë të pabarabartë;

• Korrupsioni është endemik dhe i pandëshkuar;

• Sistemi gjyqësor është në kolaps;

• Parlamenti ka humbur funksionin e mbikëqyrjes ndaj qeverisë;
• Media është nën presion, ndërsa e vërteta heshtet me gjoba dhe kërcënime — rasti më i fundit, agresioni ndaj News24 dhe

gazetarëve, të gjitha këto në kundërshtim flagrant me nenin 10 të KEDNJ-së mbi lirinë e shprehjes.

• Administrata është e politizuar dhe e përfshirë në sistem patronazhimi gjatë zgjedhjeve;

• Krimi i organizuar vazhdon të jetë i fuqishëm dhe i lidhur me ekonominë;

• 70% e fëmijëve shqiptarë jetojnë në rrezik varfërie!

Ky raport është një këmbanë alarmi ndaj një modeli qeverisjeje që ka shkatërruar institucionet dhe ka zhbërë besimin e qytetarëve te shteti.
Shqipëria sot nuk vuan nga mungesa e ligjeve, por nga mungesa e zbatimit të tyre.

Integrimi europian nuk kërkon vetëm miratimin e reformave në letër, por zbatim real dhe efektiv që sjell ndryshim në jetën e përditshme të qytetarëve.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Vjenës për Studime Ekonomike, me këtë ritëm Shqipërisë do t’i duhen 64 vite për të arritur standardet e Bashkimit Europian!

Kjo është pasqyra më e qartë e dështimit të qeverisë Rama dhe humbjes së çdo standardi demokratik.
Shqipëria meriton më shumë.

Meriton institucione që funksionojnë, drejtësi të pavarur, të shpejtë dhe me integritet, dhe një qeveri që e afron vendin me Europën — jo që e izolon atë në korrupsion dhe varfëri.

Lajme të lidhura

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara
Aktualitet

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

08:27 - 06/04/26
I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj
Aktualitet

I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj

08:14 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Lokali në Korçë i kthyer në pikë lojërash fati, arrestohet pronari 25-vjeçar

Lokali në Korçë i kthyer në pikë lojërash fati, arrestohet pronari 25-vjeçar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara
Aktualitet

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

08:27 - 06/04/26

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës të dielën, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja. Sipas Policisë, ngjarja...

Lexo më shumë
I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj

I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj

08:14 - 06/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 06/04/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026

07:44 - 06/04/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 6 Prill 2026

07:36 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com