GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Projektbuxheti i vitit 2023/ PD kundër: Do të rrisë taksat për nevojtarët

14:55 - 21/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Projektbuxheti i vitit 2023/ PD kundër: Do të rrisë taksat për nevojtarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë se po abuzon me fondet publike dhe taksat e qytetarëve shqiptarë. Në një deklaratë për mediat, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dorian Teliti u shpreh se projekbuxheti i vitit të ardhshëm nuk është aspak serioz dhe sipas tij nuk është buxheti i duhur për shqiptarët dhe sipërmarrjen.

Teliti u shpreh se projektbuxheti i propozuar nga qeveria mbështet si përherë vetëm disa miq e shokë të lidhur ngushtësisht interesat me qeveritarët, ndërkohë që vazhdon të braktisë nevojtarët dhe godet me rritje taksash e gjobash sipërmarrjen vendase.

Deklarata e plotë:

Të dashur qytetarë,
Dëgjuam sot me zë dhe figurë se si qeveria shqiptare do të vazhdojë për të nëntin vit radhazi të abuzojë me taksat tuaja dhe të shpërdorojë fondet publike. Dëgjuam sot se si me mjeshtërinë e fjalës por me dobësin e fakteve, qeveria shqiptare, po mundohet t’i hedhë hi syve shqiptarëve, syve tuaj, duke u munduar t’ju binde se po bën çmos për ju. Por e vërteta është krejt e kundërt. Projekbuxheti i vitit të ardhshëm nuk është aspak serioz, nuk është buxheti i duhur për shqiptarët dhe sipërmarrjen, por mbështet si përherë vetëm disa miq e shokë të lidhur ngushtësisht interesat me qeveritarët, ndërkohë që vazhdon të braktisë nevojtarët dhe godet me rritje taksash e gjobash sipërmarrjen vendase. Ky nuk është buxheti i shëndetësisë dhe arsimit, pasi financimi i tyre do vazhdoje të jetë minimalist dhe rezulton të jetë vetëm gjysma e nevojave reale për një arsim dhe shëndetësi dinjitoze.

Nuk është buxheti i fermerit, pasi do të jemi përsëri të fundit për subvencionimin e tyre, ndërkohë që vendet e rajonit financojnë të paktën 3 herë më shumë. Nuk është buxheti i rritjes së pagave, pasi rritja reale e tyre nuk parashikohet gjatë vitit 2023. Nuk është buxheti i pensionistëve, të cilët vuajnë rritjen dyshifrore të çmimeve të shportës së konsumit, ndërkohë që qeveria u thotë: “mjaftohuni me vetëm 1% rritje pensionesh”. Nuk është buxheti i ish të përndjekurve politikë, të cilët të harruar e të nëpërkëmbur përballen edhe këtë vit me përbuzjen dhe braktisjen e qeverisë. Me këto ritme të financimit do duhen 30 vjet për të ezauruar detyrimin financiar ndaj kësaj shtrese të përvuajtur nga regjimi famëkeq që lamë pas në vitet ‘90. Ky nuk është buxheti i shqiptarëve dhe bizneseve në nevojë, pasi asnjë qindarke nuk do jepet për ndonjë paketë sociale ndihme, ndërkohë që vendet e ngjashme të rajonit kanë dhënë paketa disa herë më të larta dhe parashikojnë të mbështesin ekonomitë e tyre edhe në të ardhmen, ndërkohë qeveria shqiptare JO!  Nuk do disbursojë asnjë qindarkë.

Ky nuk është buxheti i performancës pozitive, pasi do vazhdojë të japë qindra milionë euro për të financuar sistemin e dështuar dhe të korruptuar energjetik, ku gjatë vitit aktual dhe vitit të ardhshëm janë dhënë dhe do të jepen 300 milionë euro nga paratë tona të taksave për të financuar gjoja nevojat energjetike, ndërkohë që të gjithë e dimë se koorporatat energjetike janë kthyer në vatra punësimesh elektorale dhe shpërdorimesh me lukse nga më të ndryshmet. Nuk do të jetë buxheti i profesionistëve të lirë, të cilët me mund e djersë kanë ngritur të ardhmen e tyre, tashmë do përballen me taksimin e ri qeveritar, duke u zhvatur paratë nga xhepat e tyre.

Nuk është buxheti i prodhuesve të vegjël dhe të mesëm, të cilët do përballen me rritjen e ndjeshme të niveleve të akcizës. Po natyrshëm ju lind pyetja, i kujt qenka ky projektbuxhet? Fatkeqësisht ashtu si buxheti i vitit aktual, edhe buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë buxheti i oligarkëve, i financimit të PPP-ve.

Plot 116 milionë euro për 10 kontratat PPP do të jepen gjatë vitit të ardhshëm. Këto 10 kontrata PPP do të marrin tre herë më shumë fonde se ç’marrin 65 mijë familje me ndihmë ekonomike gjatë gjithë 2023. Do të jetë buxheti i shpërdorimit me shpenzimet operative të qeverisë për rehatllik, ku fondet do të rriten edhe më tej me 15 milionë euro. Këto të dashur qytetarë janë të vërtetat e hidhura të buxhetit të vitit të ardhshëm.

Janë të vërteta që askush, as vetë qeveria nuk i mohon dot, por thjesht me propagandë mundohet t’i fshehë ato. Ndaj hapni sytë dhe veshët, ndërgjegjësohuni, bëhet fjalë për paratë tuaja, mos lejoni askënd t’i vjedhë e shpërdorojë ato. Ju faleminderit.

 

Etiketa: BiznesebuxhetiPDqeveriataksa

Lajme të lidhura

Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet
Aktualitet

Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet

08:58 - 19/01/26
‘Sallën ta mbushi Pjerin Ndreu’- Salianji i përgjigjet akuzave të Berishës: Turp i madh, të flet frika dhe jo arsyeja
Breaking Views

‘Sallën ta mbushi Pjerin Ndreu’- Salianji i përgjigjet akuzave të Berishës: Turp i madh, të flet frika dhe jo arsyeja

20:40 - 18/01/26
“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje
Breaking Views

“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje

20:12 - 18/01/26
Para
Dha dorëheqjen pas 45 ditëve, ja emrat që mund të zëvendësojnë Lis Truss

Qendroi 45 ditë në pushtet, Liz Truss arrin të sigurojë pensionin e majmë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pushteti qendror apo bashkitë? Konflikti i kompetencave që fundos zonat e përmbytura
Aktualitet

Pushteti qendror apo bashkitë? Konflikti i kompetencave që fundos zonat e përmbytura

09:30 - 19/01/26

Përmbytjet e përsëritura në Shqipëri nuk janë thjesht pasojë e reshjeve të dendura. Sipas ekspertëve, shkaku kryesor fshihet pas një...

Lexo më shumë
“Do fitosh 50 mijë €!”/ SPAK godet call center-at mashtrues në Tiranë

Mashtrimi me Call Center-t në Tiranë, “‘Le Iene’ zbulon skemën: Kërkonin investime deri në 200 mijë euro

09:10 - 19/01/26
Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet

Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet

08:58 - 19/01/26
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:45 - 19/01/26
Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot

Si do të jetë parashikimi i motit për ditën e sotme

08:40 - 19/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com