GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Miliona euro në lojë për projektet mjedisore, Zhupa: Po kthehet në fond qokash për të preferuarit e partisë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Miliona euro në lojë për projektet mjedisore, Zhupa: Po kthehet në fond qokash për të preferuarit e partisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja Ina Zhupa ka denoncuar mënyrën e parashikuar për funksionimin e Fondit Kombëtar të Mjedisit, duke pretenduar se struktura e propozuar krijon konflikt interesi dhe mund të sjellë shpërndarjen e fondeve mbi baza politike dhe klienteliste.

Sipas Zhupës, fondi mund të administrojë miliona euro përmes granteve, subvencioneve dhe instrumenteve të tjera financiare për projekte në fushën e mjedisit dhe restaurimit.

Ajo pretendon se projektet mund të propozohen edhe nga vetë ministria apo agjencitë në varësi të saj, ndërsa vlerësimi do të kryhet nga një komision i përbërë nga pesë nëpunës drejtues të ministrisë, të caktuar nga ministri. Vendimi përfundimtar, sipas saj, do të merret po nga ministri.

Deputetja publikoi gjithashtu një video nga diskutimet në komision, duke kundërshtuar pretendimin e nënkryetarit Erion Malaj se mekanizmi ishte konsultuar dhe kishte marrë miratimin e Komisionit Europian.

Sipas versionit të paraqitur nga Zhupa, përgjigjja e zëvendësministres së Mjedisit, Elda Xhumari, tregoi se konsultimi ishte zhvilluar vetëm me ministrinë e linjës. Xhumari rezulton të jetë zëvendësministre e Mjedisit.

Zhupa e cilësoi këtë si një përpjekje për t’i dhënë mekanizmit një justifikim europian dhe ngriti pikëpyetje mbi pavarësinë e procesit të vlerësimit.

Deputetja ngriti gjithashtu shqetësimin se vetë ministria ose agjencitë në varësi të saj mund të aplikojnë për financim, ndërkohë që projektet do të vlerësohen nga zyrtarë të së njëjtës strukturë.

Sipas Zhupës, kjo mënyrë organizimi krijon një konflikt interesi që mund të ndikojë në mënyrën e shpërndarjes së fondeve.

“Fondi Kombëtar i Mjedisit po kthehet në një fond qokash për të preferuarit e partisë! Bëhet fjalë për një fond që mund të administrojë shumë miliona euro, përmes granteve, subvencioneve dhe instrumenteve të tjera financiare për projekte mjedisore dhe restaurimi.

Projektet mund të propozohen nga vetë ministria dhe agjencitë në varësi të saj. Vlerësimi bëhet nga një komision i përbërë nga 5 nëpunës drejtues të ministrisë, të caktuar me urdhër të ministrit, ndërsa vendimi përfundimtar merret po nga ministri. Pra, propozuesi, garuesi, vlerësuesi dhe vendimmarrësi janë brenda së njëjtës hierarki administrative.

Në Komision, nënkryetari Erion Malaj e paraqiti këtë mekanizëm si një gjetje të konsultuar dhe të marrë miratimin e Komisionit Europian, duke e lidhur me nevojat e rrugës së integrimit europian.

Por përgjigjja e zv.ministres Xhumari e përgënjeshtroi këtë pretendim: konsultimi, sipas saj, kishte qenë vetëm me ministrinë e linjës.

Një mashtrim publik për të krijuar alibi për mekanizmat e krijuara me qëllime klienteliste dhe partiake. Nuk mund të quhet “europian” një mekanizëm ku 5 vartës të ministrit vlerësojnë fondet dhe ministri merr vendimin përfundimtar.

Ku është pavarësia e vlerësimit? Si mund të garantohet një proces i besueshëm kur vetë ministria apo agjencitë e saj mund të jenë aplikante për fondin dhe projektet e tyre vlerësohen nga vartës të së njëjtës ministri? Është një konflikt interesi i ndërtuar në vetë strukturën e fondit për t’u ndarë sipas preferencave politike. Mjedisi vazhdon përdoret si instrument për interesa klienteliste dhe kundra standardeve europiane.”, shkruan Zhupa.

Etiketa: fondemjedis

Lajme të lidhura

Studentja e Mjekësisë: Dua të kontribuoj në Shqipëri, por kushtet po na shtyjnë drejt emigrimit
Aktualitet

Studentja e Mjekësisë: Dua të kontribuoj në Shqipëri, por kushtet po na shtyjnë drejt emigrimit

15:36 - 27/10/26
Protesta pranë ministrisë së Arsimit, studentët djegin një kazan mbeturinash në rrugën e Durrësit
Aktualitet

Protesta pranë ministrisë së Arsimit, studentët djegin një kazan mbeturinash në rrugën e Durrësit

15:26 - 27/10/26
“Diplomat tuaja janë bileta për arratisje”, mesazhi i studentëve në protestën para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

“Diplomat tuaja janë bileta për arratisje”, mesazhi i studentëve në protestën para Ministrisë së Arsimit

15:12 - 27/10/26
Para
Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun

Çudit Uljan Shpataraku në gjykatë: Nuk e njoh Ergys Agasin, e mora në rrugë se më bëri autostop

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen votat e Shqipërisë për ‘Topin e Artë’, shihni sa pikë i dha Besnik Dizdari fituesit Harry Kane
Sport

Zbulohen votat e Shqipërisë për ‘Topin e Artë’, shihni sa pikë i dha Besnik Dizdari fituesit Harry Kane

16:10 - 27/10/26

Ky edicioni “Topit të Artë” është mbyllur me anglezin Harry Kane si fituesi i tij. Sulmuesi ka shkëlqyer në edicionin...

Lexo më shumë
Studentja e Mjekësisë: Dua të kontribuoj në Shqipëri, por kushtet po na shtyjnë drejt emigrimit

Studentja e Mjekësisë: Dua të kontribuoj në Shqipëri, por kushtet po na shtyjnë drejt emigrimit

15:36 - 27/10/26
Protesta pranë ministrisë së Arsimit, studentët djegin një kazan mbeturinash në rrugën e Durrësit

Protesta pranë ministrisë së Arsimit, studentët djegin një kazan mbeturinash në rrugën e Durrësit

15:26 - 27/10/26
“Diplomat tuaja janë bileta për arratisje”, mesazhi i studentëve në protestën para Ministrisë së Arsimit

“Diplomat tuaja janë bileta për arratisje”, mesazhi i studentëve në protestën para Ministrisë së Arsimit

15:12 - 27/10/26
Profesori Lush Susaj: Plagët 114-vjeçare të Shqipërisë do i shërojnë vetëm studentët! Prindër, dilni mbështesni fëmijët tuaj!

Profesori Lush Susaj: Plagët 114-vjeçare të Shqipërisë do i shërojnë vetëm studentët! Prindër, dilni mbështesni fëmijët tuaj!

14:57 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com