GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Projektet në zonat e mbrojtura kërcënojnë pasuritë natyrore

20:27 - 30/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Projektet në zonat e mbrojtura kërcënojnë pasuritë natyrore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa i afrohesh njërit prej parqeve kombëtare më të mëdha të vendit, tingujt e shpendëve që popullojnë hapësirat e ligatinës Divjakë-Karavasta i përngjajnë një simfonie shlodhëse të natyrës. Laguna e Divjakë-Karavastasë është “shtëpia” e qindra specieve, ku më të njohurit janë pelikanët kaçurrelë, flamingot, rosat, pulëbardhat, strucat dhe zogj të llojeve të larmishme. Prej momentit të parë që hyn në parkun kombëtar të Divjakës vihen re shpendët e shumtë që fluturojnë mbi pyllin e dendur të pishave, në afërsi të lagunës që ngjan sikur nuk ka fund.

Shoqata e Ornitologëve Shqiptarë AOS

Shoqata e Ornitologëve Shqiptarë AOS, organizoi një vizitë në terren në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku morën pjesë ornitologë, aktivistë dhe qytetarë për të vëzhguar specie të zogjve dhe shpendëve që janë pjesë e popullatës së një prej ligatinave më të rëndësishmë në Shqipëri.

“Zona e Divjakë-Karavastasë është zona më e pasur përsa i përket larmisë biologjike, ku ndodhen rreth 265 specie të ndryshme, që përbëjnë rreth tre të katërtën e numrit total të specieve në Shqipëri, ku simboli i zonës është pelikani kaçurrel,” i tha BIRN Taulant Bino.

Divjaka

Ai shtoi se në Divjakë ndodhen rreth 25 mijë shpendë dimërues, por gjatë viteve të fundit ka patur një rënie të numrit tyre për shkak të urbanizimit të zonës. Në Shqipëri ka gjithsej 11 parqe kombëtare, të cilat po rrezikohen dhe po reduktohen prej vendimeve të qeverisë mbi investimet strategjike.

“Do të ketë zënie të habitateve me sera, me impiante frigoriferike, me aeroporte, me parqe fotovoltaike, resorte, etj”, theksoi Bino gjatë një forumi mbi zonat e mbrojtura që u zhvillua më 26 Janar në “Europe House”.

“Habitatet po zihen, po humbasin, ose po degradojnë”, u shpreh drejtori i Shoqatës së Ornitologëve Shqiptarë, AOS. “Zënia e habitatit do të thotë largimi i specieve,” shtoi ai.

Ekspertet

Gjithashtu, ekspertë të tjerë ngritën alarmin mbi rrezikun që investimet e qeverisë përbëjnë për ruajtjen e zonavë të mbrojtura, edhe pse ligji nuk i lejon ato.

“Kemi 75% të investimeve strategjike që janë planifikuar brenda zonave të mbrojtura,”- deklaroi Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i organizatës mjedisore “Eco Albania”, prej vitesh në mbrojtje të lumit Vjosa.

Dorian Matlija

Avokati Dorian Matlija gjithashtu theksoi se dëmtimi i habitateve përbën vepër penale sipas legjislacionit shqiptar.

“Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm duhet të zhvillohet për aq kohë sa nuk dëmton mjedisin deri në dëm të pakthyeshëm,”-tha Matlija, duke nënkuptuar se vendimet e qeverisë shqiptare për projektet në zonat e mbrojura përbëjnë dëme të pakthyeshme.

Ai u shpreh se ngacmimet dhe ndërhyrjet e njeriut mund të ndikojnë edhe në vonesat e folezimit të vezëve për shpendët që i popullojnë këto ligatina.

“Sivjet akoma nuk ka filluar folezimi i vezëve të pelikanëve, gjë që duhet të kishte filluar, në krahasim edhe me vitet e kaluara,”- tha ai.

“Kjo vonesë mund te ketë ardhur prej shkaqeve të ndryshme, të tilla si ndërhyrja e njeriut në këto zona, ngacmimet nga kafshët grabitqare ose shqetësimet nga përmbytjet e foleve nga ngritja e nivelit të ujrave,” shpjegoi eksperti.

Pelikanet

Numri i çifteve të pelikanëve kaçurrelë është shtuar nga 35 në 85 përgjatë viteve 2013-2020. Foto: Nensi Bogdani.
Gjithsesi, edhe me vështirësitë e shumta, aktivistët dhe ornitologët shqiptarë vijojnë përpjekjet e tyre për t’i mbrojtur këto shpendë dhe në tërësi ekosistemin e ligatinave.

“Për shkak të ndërhyrjeve tona dhe mirëmbajtjes së foleve gjatë viteve të fundit, numri i pelikanëve kaçurrelë është rritur nga 35 çifte në vitin 2013 në 85 çifte në vitin 2020,”- përfundoi Bino./BIRN

Etiketa: Shqiperiazonat e mbrojtura

Lajme të lidhura

Ish-ministri Bushati: S’ka më vijë ndarëse mes shtetit dhe pushtetit, Rama nuk pranon dështimin
Aktualitet

Ish-ministri Bushati: S’ka më vijë ndarëse mes shtetit dhe pushtetit, Rama nuk pranon dështimin

08:37 - 07/03/26
Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese
Breaking Views

Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese

23:04 - 06/03/26
“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD
Breaking Views

“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD

22:36 - 06/03/26
Para
Horoskopi i Shkurtit sipas Jorgo Pullës: Shenjat më të favorizuara

Horoskopi i Shkurtit sipas Jorgo Pullës: Shenjat më të favorizuara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot 7 Marsi, Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj
Aktualitet

Sot 7 Marsi, Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

10:40 - 07/03/26

Sot, më 7 mars, në Shqipëri festohet Dita e Mësuesit, një nga datat më të rëndësishme për arsimin dhe figurën...

Lexo më shumë
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve

Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen rrugëve

10:32 - 07/03/26
Shifrat tronditëse para 8 Marsit: 37 gra e vajza të vrara për 4 vite në Shqipëri

Shifrat tronditëse para 8 Marsit: 37 gra e vajza të vrara për 4 vite në Shqipëri

10:10 - 07/03/26
IMT u prishi shtëpitë, Bashkia e Durrësit lë mes katër rrugëve familjet te Ura e Dajlanit

IMT u prishi shtëpitë, Bashkia e Durrësit lë mes katër rrugëve familjet te Ura e Dajlanit

10:08 - 07/03/26
Nga karburantet te tarifat e transportit, sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme

Nga karburantet te tarifat e transportit, sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme

09:54 - 07/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com