GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Projektet për stadiumin “Flamurtari”, Duka: Vlora meriton më tepër

11:38 - 06/05/23
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Projektet për stadiumin “Flamurtari”, Duka: Vlora meriton më tepër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

U zhvillua këtë të shtunë në Vlorë, Konkursi Ndërkombëtar për projektin e ri të stadiumit të qytetit, “Flamurtari”, ku tre studiot arkitekturore të përzgjedhura si finaliste, FUKSAS (Itali), OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër) dhe XDGA (Belgjikë) prezantuan idetë e shndërrimit të tij, jo vetëm në mjedise sportive por edhe sociale e ekonomike.

I pranishëm në këtë aktivitet të rëndësishëm ishte edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili, ashtu sikurse edhe në dy konkurset e tjera, është sërish pjesë e jurisë që do të përzgjedhë edhe projektin fitues. Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Duka u shpreh se qyteti i Vlorës e meriton një stadium të ri e modern.

Kreu i FSHF-së nënvizoi se futbolli në Shqipëri është zhvilluar shumë vitet e fundit, qoftë në infrastrukturë, me katër stadiume të reja, por edhe në dy komponentët e tjerë të futbollit, në anën edukative si edhe në bazën materiale falas për të gjithë fëmijët.

Presidenti Duka nuk ngurroi të bënte edhe njëherë thirrje për bashkëpunim me njësitë vendore në Vlorë, klubin ‘Flamurtari’ apo edhe biznese të qytetit bregdetar për ndërtimin e sa më shumë fushave për fëmijët, ndërsa nënvizoi se FSHF do të mbështesë çdo projekt. Ndër të tjera, numri 1 i futbollit shqiptar garantoi se juria sot do të përzgjidhë veprën më të mirë ndër tre projektet finaliste, për t’i shërbyer Vlorës, futbollistëve, medias dhe sigurisht, tifozëve.

Fjala e plotë e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka:

Të nderuar zonja e zotërinj,

Të nderuar futbollistë, trajnerë, përfaqësues të mediave,

Mirëdita!

Më lejoni që në emër tuaj, në emër të komunitetit të futbollit, jo vetëm vlonjat por të të gjithë Shqipërisë, të falënderoj kryeministrin e Shqipërisë z.Edi Rama për këtë proces të ndërtimit të stadiumeve në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu të falënderoj edhe Ministren, zonjën Evis Kushi, e cila ka qenë pjesë e procesit që nga fillimi pas shpalljes së iniciativës nga kryeministri. Do të doja të falënderoja jurinë dhe jo vetëm jurinë e sotme, por të gjithë juritë ndërkombëtare, me ekspertët më të mirë të Europës që kanë kontribuar vullnetarisht në përzgjedhjen e këtyre projekteve. Gjithashtu do të doja të falënderoja edhe të gjithë studiot që kanë pranuar ftesën tonë për të qenë pjesë e kësaj gare.

Nuk kanë qenë vetëm 9 studiot finaliste, por kanë qenë më shumë se aq. Do të doja t’i falënderoja të gjithë dhe dua t’i garantoj që juritë në dy rastet e para dhe në rastin e sotëm do të zgjedhin projektin më të mirë dhe më të përshtatshëm për Vlorën.

Siç e tha edhe Ministrja, Flamurtari meriton shumë më shumë sesa infrastrukturë sportive ka sot. Me të gjithë ndryshimet e mëdha që janë bërë në Vlorë, ndryshimet në infrastrukturën sportive mbase nuk janë të merituara për Flamurtarin dhe për futbollistët e popullin vlonjat. Futbolli, pa dyshim që është loja më e bukur në botë, më e bukur dhe më e ndjekur në Shqipëri, më e dashura edhe për vlonjatët, ka tre elementë kryesorë: atë të edukimit, bazën materiale dhe infrastrukturën sportive.

Mendoj se në vitet e fundit, Shqipëria ka ndryshuar shumë edhe në futboll. Në këndvështrimin e edukimit, sot kemi një shkollë të konsoliduar, që prodhon jo vetëm trajnerë futbolli, por të gjitha specialitetet që duhen për të drejtuar atë: fizioterapistë, mjekë, prepartatorë fizikë etj., të cilët janë të licencuar dhe njihen në të gjithë Europën dhe që mund të punosh në çdo vend. Specialistë të gatshëm për të edukuar fëmijët tanë.

Baza materiale gjithashtu nuk diskutohet më në këtë vend. Diskutohet mbase për cilësinë, por askund për sasinë dhe për pajisjen me të. Projektet e FSHF-së, ‘Topi yt’ prej 7 vitesh dhe ai i ‘Uniforma ime’ vitin e fundit ka furnizuar me bazë materiale çdo njeri që dëshiron të luajë futboll në Shqipëri.

E treta, infrastruktura, që është shumë e rëndësishme. Infrastruktura ka bërë ndryshime të mëdha. Kemi ndërtuar që nga viti 2015 katër stadiume të niveleve ndërkombëtare. Në vitin 2015 filluam ‘Elbasan Arenën’ një vepër që na solli fat dhe kualifikim për në ‘EURO 2016’, nën kujdesin e kryeministrit të Shqipërisë, z.Edi Rama. Pasuam me stadiumet e tjera, Kukësin, Shkodrën dhe me perlën e futbollit shqiptar, ‘Air Albania Stadium’. stadium që na solli edhe ‘Conference League’ në Tiranë, që i shërbeu jo vetëm futbollit, por i shërbeu të gjithë Shqipërisë, biznesit shqiptar, njohjes së vendit tonë.

Kemi vazhduar me shumë investime të tjera, me ndërtime fushash për stërvitje, sisteme ndriçimi e të tjera. Në Vlorë thashë mbase nuk jemi në nivelin e kërkuar. Ato pak investime që janë bërë në futboll, janë bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit, qoftë fusha në Pyllin e Sodës, qoftë ndriçimi në stadiumin e Vlorës, apo qoftë edhe fusha e Orikumit. Unë dua ta përsëris thirrjen edhe këtu në Vlorë, që të bashkëpunojmë me njësitë vendore, me klubin Flamurtari, të bashkëpunojmë me bizneset e vendit për të ndërtuar më shumë fusha për fëmijët e Vlorës.

Ne tashmë e kemi nisur një bashkëpunim për një akademi me Sokol Kushtën, me legjendën e futbollit vlonjat dhe atij shqiptar. Unë uroj ta kurorëzojmë sa më parë. Nuk do doja që të rrimë me kaq, por të bëjmë akoma më shumë. E deklaroj publikisht që jemi të gatshëm të mbështesim çdo lloj projekti për të ndërtuar fusha, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare – kryeministri e ka shprehur gatishmërinë në të gjitha takimet – nga çdo lloj kërkese, nga individë, bashki apo klube. Mjafton që t’i shërbejmë futbollit. Nuk dua të zgjatem më, por edhe një herë dua t’u garantoj që sot ne besoj se do të zgjedhim veprën më të mirë, atë që do t’i hapë akoma më shumë rrugë zhvillimit të futbollit në Vlorë, atë që do t’u shërbejë futbollistëve për të pasur një përformancë të mirë, mediave për të kryer më mirë detyrën e tyre, arkitekturës së Vlorës, por edhe gjithë spektatorëve që janë gjëja më e rëndësishme e një ndeshje futbolli. Ju falënderoj!

 

Etiketa: dukaKryesore1stadiumVlore

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Hoxha: Vorën do e heqim nga duart e krimit, do jetë e qytetarëve

Hoxha: Nuk drejtohet Vora me 3 kryebashkiakë të inkriminuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com