GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Fiket “Korridorit VIII”: Porti i ri i Durrësit mbetet në letër, rruga bllokohet në Librazhd

21:37 - 01/03/26
në Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Fiket “Korridorit VIII”: Porti i ri i Durrësit mbetet në letër, rruga bllokohet në Librazhd
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë më parë, Tirana priti me solemnitet një tjetër samit ministerial për Korridorin VIII. Në sallat e konferencave, gjithçka funksiononte në mënyrë të përsosur: hartat ishin të qarta, shigjetat blu lidhnin Adriatikun me Detin e Zi dhe Shqipëria shfaqej si një nyje strategjike që do të ndryshojë fatin e rajonit. Në PowerPoint, vizioni mbi Korridorin VIII është i qartë.

Në realitet, ai vazhdon të jetë në fazën më të avancuar të zhvillimit të infrastrukturës shqiptare, atë të premtimit.

U fol për “boshtin lindje–perëndim”, për “çelësin e integrimit europian” dhe për rolin që Shqipëria mund të luajë si pikë kyçe tranziti. Problemi i vetëm është se, jashtë sallave, korridori çalon.

Në hartat e samitit, Shqipëria është një nyjë tranziti; në terren, është një devijim i gjatë, një sinjal “rruga e bllokuar” dhe një kolonë makinash që pret dhe kamionë që duhet të kalojnë e rikalojnë kufirin, duke rritur kostot e produkteve që ata tregtojnë.

 

Si për ironi, një javë më pas, një nga nyjat kryesore të këtij boshti, që lidh qendrën e vendit me Juglindjen, sot është e pakalueshme në një segment pranë Librazhdit.

 

Edhe projektet që duhet ta ringjallin Korridorin VIII nuk vijnë pa pikëpyetje. Devijime të kushtueshme, ndryshime traseje, kosto që rriten dhe afate që shtyhen dhe kjo është një recetë e njohur për çdo projekt të madh infrastrukturor shqiptar.

Në teori, korridori do të jetë një arterie moderne europiane; në praktikë, ai rrezikon të bëhet një tjetër histori me variante, shtesa dhe rishikime të pafundme.

Ndërkohë, nyja tjetër strategjike, ajo e Portit në Durrës, është ndoshta kapitulli më surreal i kësaj historie. Porti i Durrësit po shndërrohet gradualisht në port turistik, ndërsa porti i ri në Porto Romano, që duhet të marrë rolin e portit tregtar, vijon të zvarritet prej më shumë se një viti mes procedurash dhe pritjesh.

Në këtë kuptim, Korridori VIII duket se ekziston, si në vitet ‘90 të shekullit të kaluar, më shumë si koncept gjeopolitik sesa si infrastrukturë. Është një projekt që jeton në të ardhmen e afërt, një e ardhme që, si gjithmonë, është vetëm disa vite larg.

Ndoshta ky është paradoksi ynë më i madh: ndërtojmë narrativa më shpejt sesa ndërtojmë rrugë. Në tryezat ndërkombëtare, Shqipëria është nyje strategjike tranziti; në realitet, është një vend ku një rrëshqitje dherash mund të ndërpresë një aks kombëtar për muaj të tërë.

Madje, edhe aty ku rrugët ekzistojnë, ato shpesh rezistojnë vetëm deri në reshjet e radhës. Në një vend ku një stuhi mund të kthejë asfaltin në kantier brenda natës, ambicia për korridore ndërkombëtare, sado largpamëse, tingëllon edhe më ironike.

Dhe ndërsa vazhdojmë të flasim për korridore gjeopolitike që do të lidhin detet dhe kontinentet, mbetet ndjesia se për momentin kemi vetëm korridore konferencash, të ndriçuara mirë, me mikrofona funksionalë dhe me shumë dritë në fund të tyre.

Sepse në Korridorin VIII, të paktën për tani, me përjashtim të gazsjellësit TAP, drita është ende projekt dhe nuk dihet se kur do ta shohim atë në fund të “tunelit”.

Dhe ndoshta nuk është rastësi që, siç i atribuohet Edith Durhamit, “Shqiptarët kanë kaq shumë fjalë të urta për rrugët, sepse gjithmonë u është dashur të udhëtojnë”. Në rastin tonë, duket se udhëtimi vazhdon: ai i shpejti në letër, kurse ai reali, i gjati, mes shpateve dhe në segmente të rrugës Egnatia. (Monitor)

Etiketa: korridori 8

Lajme të lidhura

Elisa Spiropalit, thirrje për ndryshim: Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira…
KRYESORE

Elisa Spiropalit, thirrje për ndryshim: Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira…

22:51 - 12/04/26
Ervin Salianji: Peter Magyar, lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë!
Breaking Views

Ervin Salianji: Peter Magyar, lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë!

22:33 - 12/04/26
BE i lehtësuar pas humbjes së Orban, liderët urojnë Peter Magyar: Hungaria zgjodhi Evropën!
Botë

BE i lehtësuar pas humbjes së Orban, liderët urojnë Peter Magyar: Hungaria zgjodhi Evropën!

22:22 - 12/04/26
Para
Raketa nga Irani/ Thirrja e Ambasadë shqiptare në Doha: Mos dilni nga banesat

Raketa nga Irani/ Thirrja e Ambasadë shqiptare në Doha: Mos dilni nga banesat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Elisa Spiropalit, thirrje për ndryshim: Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira…
KRYESORE

Elisa Spiropalit, thirrje për ndryshim: Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira…

22:51 - 12/04/26

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar pas fitores së  opozitës në zgjedhjet e përgjithshme në Hungari. Në një mesazh...

Lexo më shumë
Ervin Salianji: Peter Magyar, lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë!

Ervin Salianji: Peter Magyar, lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë!

22:33 - 12/04/26
BE i lehtësuar pas humbjes së Orban, liderët urojnë Peter Magyar: Hungaria zgjodhi Evropën!

BE i lehtësuar pas humbjes së Orban, liderët urojnë Peter Magyar: Hungaria zgjodhi Evropën!

22:22 - 12/04/26
Renditja, Vllaznia kryeson me diferencë, Tirana ndez motorët për mbijetesë

Renditja, Vllaznia kryeson me diferencë, Tirana ndez motorët për mbijetesë

22:14 - 12/04/26
Fund i një epoke në Hungari, Orban dorëzon pushtetin pas 16 vitesh

Fund i një epoke në Hungari, Orban dorëzon pushtetin pas 16 vitesh

21:55 - 12/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com