GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Projekti i ‘florinjtë’ – INTEKAR ASL, që ndërtoi Tunelin e Llogorasë, raportoi 12 mln euro fitime më 2023

08:24 - 09/08/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Projekti i ‘florinjtë’ – INTEKAR ASL, që ndërtoi Tunelin e Llogorasë, raportoi 12 mln euro fitime më 2023
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania turke INTEKAR ASL, që fitoi garën për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë, raportoi fitime në vlerën e 1,26 miliardë lekëve, ose rreth 12 milionë euro në vitin 2023.

Të dhënat nga bilanci i kompanisë, të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se në vitin 2023 të ardhurat e kompanisë, që ishin pagesa nga buxheti i shtetit, arritën rreth 7,3 miliardë lekë, teksa norma e fitimit të kompanisë rezultoi 17,3% gati sa dyfishi i normës mesatare të fitimit që gjeneroi ekonomia shqiptare për vitin 2022.

Gjatë periudhës 2021-2023, INTEKAR ASL realizoi fitime në vlerën e 22,5 miliardë lekëve ose 22 milionë euro. Pagesat për ndërtimin e tunelit kanë vazhduar edhe këtë vit, teksa objekti u çel për trafikun në fillim të sezonit të verës 2024.

Kompania turke siguroi norma të larta fitimi pa shumë impenjim, pasi punimet në tunel u realizuan me nënkontraktor, nga kompania Gjoka Konstruksion, i cila ka marrë pjesë në tenderin për ndërtimin e objektit, duke ofruar ofertë shumë më të ulët se kompania turke.

Bazuar nga analizat e tregjeve ndërkombëtare, një normë fitimi para taksave 10% konsiderohet shumë e mirë nga analistët e investimeve.

Më tej, norma të mira të investimeve konsiderohen ato nga 5-10%, ndërsa në kompanitë që kanë kontratat me qeveritë për punë dhe shërbime ku të ardhurat zakonisht janë të sigurta, normat e fitimit janë më të ulëta.

Por këto parime, mbi normat e fitimeve nuk janë të vlefshme për kompanitë që kanë kontrata me qeverinë shqiptare, ku fitimet janë disa herë më të larta se mesatarja tregut vendas.

Edhe ne vitin 2022 INTEKAR ASL realizoi fitime 945 milionë lekë (9,4 milionë euro) ose 17.8%. Tuneli u rendit në krye të listës së investimeve publike për nga shumat e mëdha të financimeve nga buxheti i shtetit.

Norma e fitimit sa dyfishi i mesatares së tregut erdhi në një kohë që kompanitë që kishin kontrata me qeverinë u ankuan vitin e kaluar për kostot e larta të lëndëve të para që u krijuan pas luftës në Ukrainë. Shumë kompani pezulluan përkohësisht punimet, duke detyruar qeverinë të aplikonte një skemë kompensimi ndaj tyre.

Strabag, gjiganti austriak i ndërtimit të infrastrukturave rrugore në vitin 2023 e kishte fitimin para taksave 7,4% duke e konsideruar këtë një rezultat shumë të mirë.

Tuneli i Llogorasë është një rrugë e kategorisë C2 që lidh Vlorën me Sarandën, në një distancë të shkurtër. Tuneli është parashikuar me shpejtësi 50-80 km/orë me një karrexhatë me dy sense lëvizje. Gjatësia e parashikuar e tunelit është rreth 5.7-6 km. Tuneli është i gjerë 12.8 m që përbëhet nga dy korsi me gjerësi 3,5 metër secila, dy trotuar me nga 85 cm se cili si dhe tunel emergjence.

Të dhënat nga bilancet tregojnë se në përgjithësi, fitimet në sektorin privat kanë shënuar dobësi prej vështirësive që krijoi kriza e çmimeve nga lufta në Ukrainë dhe rritja e kostove të punës në tregun e brendshëm.

Nga ana tjetër kompanitë që kishin kontrata me qeverinë dhe sidomos koncesionet me Partneritet Publik-Privat kishin një normë fitimi që arrinte në disa raste 40%.

Shumica e kompanive që kishin kontrata me qeverinë raportuan norma fitimi dyshifrore dy ose më shumë herë më të larta se mesatarja.

Fitimet e larta të investimeve publike po na tregojnë se qeveria nuk është treguar e kujdesshme me studimet e fizibilitetit dhe kostimin e projekteve përderisa kontraktorët raportojnë norma fitimi dy herë më të larta se në sektorin privat.

/Monitor.al/

Etiketa: INTEKAR ASLKryesore1tuneli i Llogarare

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Ministria: Ja çfarë shpëtoi në Finiq/ Flakët agresive rrezikuan qytetin antik dhe fshatin (Foto)

Ministria: Ja çfarë shpëtoi në Finiq/ Flakët agresive rrezikuan qytetin antik dhe fshatin (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com