GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Projektligj për të ulur transfertat, me 3 euro dërgohen 10 mijë euro

22:24 - 30/11/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Projektligj për të ulur transfertat, me 3 euro dërgohen 10 mijë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banka e Shqipërisë ka nxjerrë për konsultim projekt-rregulloren, e cila synon që të ulë nivelin e komisioneve nga 30 euro minimumi në 6 euro, rreth katër herë më pak. Aktualisht një bankë në Shqipëri që të bëjë transfertën duhet të lidhet edhe me një bankë korrespondente jashtë vendit dhe përveç vonesës në kohë, kjo sillte edhe komisione të larta për transaksionet.

Nëpërmjet një sistemi të ri (AIPS EURO), Banka e Shqipërisë do të jetë agjenti kryesor i shlyerjes së transfertave. Si pronare e sistemit, banka qendrore do t’iu vendosë vlera tavan bankave tregtare për komisionet që ato mund t’iu ngarkojnë klientëve të tyre.

Komisionet për një transferta në një vlerë baras ose më të vogël se 10 mijë euro do të jenë 0.2% e shumës së transferuar, ose jo më i lartë se një komision minimum prej 6 eurosh. Ndërsa për pagesat që do të dërgohen në mënyrë elektronike, Banka e Shqipërisë shprehet se komisionet nuk duhet të jenë më të larta se 3 euro apo 0.1% e shumës së transferuar deri në 10 mijë euro.

Totali i komisioneve maksimum të aplikuara për çdo transfertë, nuk duhet të jetë më i lartë se 50 Euro, pavarësisht nga shuma. Gjithashtu, projekt-rregullorja parashikon se për transfertat e kryera përmes këtij sistemi në asnjë rast nuk duhet të aplikohen komisione për fondet në mbërritje. Me miratimin e rregullores së re, përdorimi i këtij sistemi bëhet i detyrueshme për të gjitha bankat tregtare në Shqipëri.

Në Shqipëri ka një qarkullim të madh të euros në treg, ndërsa kursi i këmbimit arriti gjatë verës në nivelet më të ulëta kundrejt leku. Rreth 55% e depozitave bankare gjithashtu janë në euro, prandaj komisionet e ulëta për transferua ndër bankare janë një lajm pozitiv për eliminimin e përdorimit të parasë fizike.

Etiketa: Banka e Shqiperiseeurokryesore2projektligjtransfertat

Lajme të lidhura

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
Mesi fitoi “Topin e Artë”, ky është reagimi epik i Guardiolës

Mesi fitoi “Topin e Artë”, ky është reagimi epik i Guardiolës

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues
Aktualitet

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, deklaroi nga Kuvendi se teksa shumë vende...

Lexo më shumë
Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26
Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com