GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Projektligji/ Debate në Kuvend, rektorët: Po cenohet liria akademike e universiteteve

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Projektligji/ Debate në Kuvend, rektorët: Po cenohet liria akademike e universiteteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Projektligji për kërkimin shkencor i cili krijoi polemika e kundërshti kryesisht nga akademikët ka sjellë në  një tryezë diskutimi në seancë dëgjimore në komisionin e medias palët e përfshira: përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave, të konferencës së kryetarëve dhe gjithashtu të ministrisë së arsimit”.

Duart e shkëmbyera mes palëve të ftuara si grupe interesi, aktorë apo hartues të dokumentit, para mbledhjes që zgjati mbi tre orë nuk u puthitën njëjtë me mendimet e tyre.

Artan Hoxha në emër të gjithë universiteteve publike dhe private në vend shprehu shqetësimin për mbivendosjen e projektligjit për shkencën me ligjin për arsimin e lartë dhe kërkoi pezullimin e procedurave parlamentare, me arsyetimin e shkeljes së kushtetutës.

Ndryshe mendon kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i cili e sheh draftin në frymën vijuese të ligjit të arsimit , teksa vlerëson se ka vend për përmirësime. E prerë shfaqet zv. ministrja Ana Kapaj që mendon se projektligji është në përputhje me parimet e Bashkimit Europein dhe nxit e zhvillon shkencën.

“Pasi u njohëm me projektin përfundimtar të qeverisë, konstatojmë se disa nga dispozitat e diskutuara në variantin e parë dhe të dytë nuk janë konsultuar dhe këto përkeqësojnë projektin në drejtim të lirisë së kërkimit dhe autonomisë universitare dhe kërkimit shkencor në tërësi.

Thuhet që institucionet vlerësuese të veprimtarisë shkencore janë ministria dhe akademia shkencore. Mirë bën thotë Gjinushi,por s’mund të jesh dhe aktorë dhe vlerësues. Jo, shkel kushtetutën. Nuk mund të vlerësojë qeveria kërkimin shkencor”, tha Artan Hoxha-kryetar i konferencës së kryetarëve.

“Ky ligj nuk i jep fuqi, nuk ngre as ul një institucion më shumë se tjetri… E rëndësishme është që kemi një vëmendje për shkencën me këtë ligj që po krijohet”, deklaroi Skënder Gjinushi-kryetar i akademisë së shkencave.

“Ligji absolutisht nuk prek autonominë universitare apo lirinë për kërkimin shkencor. Ky ligj synon të rris bashkëpunimin institucional me institucionet ekzistuese dhe ato të reja që mund të lindin”, tha Ana kapaj-zv ministre e Arsimit.

Gjatë diskutimit u bë me dije se puna për hartimin e projektligjit ka zgjatur më shumë se dy vite dhe ky është versioni i tretë i hapur për konsultim publik deri mw 16 tetor. Mirëpo për universitetet, ky draft zhbën fuqinë e tyre për kërkimin shkencor dhe lejon ndërhyrjen e politikës.

gijotina.com/

Etiketa: kerkimi shkencoruniversitetet

Lajme të lidhura

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Para
Renditja/ Fitorja e artë në Tbilisi, ja si ndryshon tabela

Renditja/ Fitorja e artë në Tbilisi, ja si ndryshon tabela

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26

Hetimet për dy grabitjet e ndodhura në filialet e OTP Bank dhe Raiffeisen Bank në Tiranë kanë zbardhur të tjera...

Lexo më shumë
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com