GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Projektligji/ Kompanitë e armëve, 10 vjet pa taksa në Shqipëri

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lëkundjet e tërmetit, reagon Ministria e Mbrojtjes: Deri më tani nuk raportohen dëme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shqiptare hedh të tjerë hapa për të çuar përpara idenë e prodhimit të armëve në vend. Për këtë janë bërë një sërë ndryshimesh ligjore me qëllim krijimin e lehtësirave për kompanitë që do të angazhohen në këtë industri.

Kështu, të gjitha subjektet që do të merren me prodhimin e armëve “Made in Albania” nuk do të paguajnë taksa për 10 vitet e para. Sipas një projektligji të hedhur për konsultim publik, Shqipëria po përgatitet për zhvillimin e industrisë së prodhimit të armëve, duke përcaktuar edhe rregullat për kompanitë.

“Këto lehtësira përfshijnë procedura të përshpejtuara për licencimin dhe regjistrimin e veprimtarisë, sipas legjislacionit në fuqi. Norma e tatimfitimit është 0 për 10 vitet e para të aktivitetit, ulje e tatimit mbi vlerën e shtuar në masën 10%, për furnizimet dhe shërbimet e nevojshme për prodhimin e armatimit ushtarak, si dhe çdo përjashtim tjetër tatimor i aplikueshëm, bazuar në legjislacionin në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar, përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, përjashtim nga taksa vendore dhe qendrore për një periudhë 10-vjeçare, përjashtim nga të gjitha taksat doganore për mallrat, të cilat shërbejnë drejtpërdrejt për prodhimin e armatimit ushtarak”, thuhet në projektligjin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Por për të përfituar këto lehtësi, kompanitë duhet të investojnë të paktën 25 milionë Euro.

“Subjektet që dëshirojnë të investojnë në industrinë e prodhimit të armatimit ushtarak në Republikën e Shqipërisë dhe që planifikojnë një investim fillestar prej së paku 25 milionë Euro, kualifikohen për të përfituar lehtësira dhe incentiva”, thuhet në projektligj.

Procesi i licencimit dhe monitorimit të subjekteve do të kryhet nga Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes, pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Etiketa: ArmeKompanitë e armëveprojektligj

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Para
KPK njofton vendimin për gjyqtarin Julian Haxhiu

KPK njofton vendimin për gjyqtarin Julian Haxhiu

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com