GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Projektligji për energjitë e rinovueshme: Lihen hapësira për konsum vetjak

08:10 - 22/09/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Projektligji për energjitë e rinovueshme: Lihen hapësira për konsum vetjak
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shqiptare ka përgatitur një projektligj të ri “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, që pritet të zëvendësojë ligjin aktual të vitit 2017. Projektligji i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë krijon hapësira për një trajtim me më shumë fleksibilitet të vetëprodhuesve të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Ligji aktual lejon prodhimin e energjisë nga dielli apo era për nevoja vetjake të biznesit apo familjes deri në një kapacitet të instaluar prej 500 kW. Këtë vit disa prodhues, kryesisht biznese, i kanë kërkuar Ministrisë së Energjisë që bilanci i energjisë së prodhuar të jetë vjetor dhe jo mujor. Ligji aktual parashikon se, në përputhje me skemën e matjes, një shoqëri e vogël ose e mesme apo një klient familjar mund të instalojë një kapacitet total deri në 500 kW për prodhimin e energjisë elektrike nga era ose dielli për të mbuluar një pjesë ose të gjithë energjinë që nevojitet për nevojat e tij dhe të injektojë energjinë e tepërt të prodhuar në rrjetin e shpërndarjes.

Klientët, sipas skemës së matjes neto të energjisë, duhet të instalojnë me shpenzimet e tyre një matës me dy drejtime dhe bilanci neto dhe faturimi bëhen në baza mujore për secilën pikë matëse.Projektligji i përgatitur parashikon se Këshilli i Ministrave do të përcaktojë (mes të tjerash) edhe periudhën vjetore që do shërbejë për matjen e prodhimit të tyre. Delegimi i të drejtave dhe përgjegjësive të vetëkonsumatorëve të rinovueshëm në një VKM krijon hapësira për më shumë fleksibilitet në lidhje me periudhën e faturimit të energjisë së prodhuar nga vetëkonsumatorët.

Një tjetër risi që sjell projektligji është njohja e të drejtës së prodhuesve të vegjël për ta tregtuar lirshëm tepricën e energjisë së prodhuar. Ligji aktual parashikon se teprica e energjisë elektrike më e madhe se konsumi mujor hidhet në rrjetin e shpërndarjes dhe shitet te furnizuesi i shërbimit universal, i ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik, sipas çmimit të caktuar nga ERE,

Projektligji i përgatitur nga qeveria përcakton se vetëkonsumatorët e rinovueshëm do të kenë një kapacitet maksimal prej 500 kW dhe do të kenë të drejtë të gjenerojnë, konsumojnë, ruajnë dhe shesin prodhimin e tepërt të energjisë elektrike të rinovueshme, duke përfshirë përmes marrëveshjeve dypalëshe, furnizuesve të energjisë elektrike dhe marrëveshjeve të tregtisë me homologët, pa u përballur me ngarkesa diskriminuese ose joproporcionale.

Vendimi i Këshillit të Ministrave do të përcaktojë skemën e kompensimit të vetëkonsumatorëve të rinovueshëm bazuar në metodologjinë e faturimit neto, procedurat e aplikimit për vetëkonsumatorët e rinovueshëm, duke përfshirë afatet përkatëse, kërkesat teknologjike dhe teknike, duke përfshirë përmirësimet e nevojshme të matësve për të mundësuar zbatimin e skemës së kompensimit, rregullat për shitjen e energjisë së vetëprodhuar, shpërblimi për energjinë elektrike të gjeneruar nga vetëkonsumatorët e rinovueshëm, etj. Sipas projektligjit, çmimi i energjisë elektrike i gjeneruar nga vetëkonsumatorët e rinovueshëm duhet të sigurojë një kompensim të drejtë që pasqyron vlerën e tregut të energjisë së furnizuar në rrjet dhe do të shmangë ndërsubvencionet ose diskriminimin e padrejtë ndërmjet vetëkonsumatorëve të rinovueshëm dhe konsumatorëve të tjerë. Çmimi i energjisë elektrike duhet të marrë në konsideratë edhe kostot e shkaktuara për transmetimin, shpërndarjen dhe balancimin e sistemit.

Sulmi i Rusisë në Ukrainë dhe efektet zinxhir që solli lufta kanë shkaktuar shtrenjtim të çmimeve të energjisë elektrike në nivele të paregjistruara më parë. Rritja e çmimeve të energjisë ka rritur interesin për investime në energji të rinovueshme për nevoja të konsumit vetjak, sidomos nga bizneset./Monitor

Etiketa: energji

Lajme të lidhura

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve
Breaking Views

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26
Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet, ja zonat që preken
Breaking Views

Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet, ja zonat që preken

19:17 - 22/02/26
Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës
Breaking Views

Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

17:46 - 22/02/26
Para
Sesioni i ri parlamentar nis me ardhjen e Erdogan, Berisha kthehet në Kuvend

Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, pikat që do të diskutohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimi i i Ballukut: Pritet të ketë sekuestrime të dokumenteve dhe provave të tjera
Breaking Views

Hetimi i i Ballukut: Pritet të ketë sekuestrime të dokumenteve dhe provave të tjera

16:27 - 23/02/26

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të mandateve ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e SPAK, Kryetari i Grupit Parlamentar...

Lexo më shumë
Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin

Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin

15:20 - 23/02/26
Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

15:19 - 23/02/26
Tronditje politike: Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest

Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut!

14:48 - 23/02/26
Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…

Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…

14:21 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com