GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prokurorët belgë zbarkojnë për herë të dytë në Shqipëri, ja arsyeja

16:40 - 13/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokurorët belgë zbarkojnë për herë të dytë në Shqipëri, ja arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurorët belgë kanë mbërritur për herë të dytë në Shqipëri, për vrasjen e Arjan Spahiut, i njohur si Arjani i Vogël në Molenbeek. Prokurorët belgë morën në pyetje, Erjon Alibej, i cili konsiderohet si kreu i një grupi kriminal që ka urdhëruar vrasjen e dy personave në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, Endrit Alibej, në masakrën e Bradasheshit dhjetorin e 2018.  Mësohet se Alibej, u ka pohuar hetuesve belgë se ka dyshime qe pas vrasjes së vëllait fshihet grupi kriminal i drejtuar nga Franc Çopja.

Ai thotë se ishte Arjan Spahiu, me të cilin kishte lidhje krushqie, që kishte siguruar informacion dhe të dhëna për vrasësit e vëllait të tij dhe pas kësaj ai u ekzekutua në Belgjikë. Burime nga prokuroria e Elbasanit bënë me dije, se belgët kanë marrë kontakt me ta dhe kanë kërkuar informacion në lidhje me këto dy grupe kriminale, të cilët u përplasën për trafikun e kokainës. Ndërsa më herët përmes një letër-porosie kanë kërkuar pyetjen e disa personave që kanë dijeni për vrasjet e ndodhura si pasojë e përplasjes së grupeve rivale që zanafillën e ka nga zhdukja e një sasie kokaine në Britaninë e Madhe.

Prej asaj kohe janë ekzekutuar të paktën 10 persona nga të dyja grupet. Aktualisht Erjon Alibej ndodhet në burg dhe po përballet me drejtësinë për vrasjen e Emiljano Ramazanit e Regis Runaj. Ndërsa nga kundërshtarët e tij ende nuk ka asnjë të arrestuar. Në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Endrit Alibej, xhaxhait të tij Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk, është shpallur shpallur Mikael Kamami alias Qose, i cili mendohet se fshihet në Dubai.

Etiketa: arsyejabelgeProkuroretShqiperizbarkojne

Lajme të lidhura

Çmimi i naftës/ Rritet bileta për transportin publik Korçë-Tiranë, qytetarët: E vështirë për t’u përballuar
Aktualitet

Çmimi i naftës/ Rritet bileta për transportin publik Korçë-Tiranë, qytetarët: E vështirë për t’u përballuar

14:10 - 06/04/26
Tuneli i Llogarasë, 100-5,000 lekë për kalim – Caktohen tarifat
Aktualitet

Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë

13:48 - 06/04/26
Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave
Aktualitet

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave

12:49 - 06/04/26
Para
Zgjedhjet e 6 marsit/ Denoncohen Emirana Sako dhe disa zyrtarë, Celibashi: Po hetojmë

Zgjedhjet e 6 marsit/ Denoncohen Emirana Sako dhe disa zyrtarë, Celibashi: Po hetojmë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çmimi i naftës/ Rritet bileta për transportin publik Korçë-Tiranë, qytetarët: E vështirë për t’u përballuar
Aktualitet

Çmimi i naftës/ Rritet bileta për transportin publik Korçë-Tiranë, qytetarët: E vështirë për t’u përballuar

14:10 - 06/04/26

Rritja e çmimit të naftës në vend ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta edhe në transportin ndërqytetas në Korçë. Së fundmi,...

Lexo më shumë
Tuneli i Llogarasë, 100-5,000 lekë për kalim – Caktohen tarifat

Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë

13:48 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave

12:49 - 06/04/26
Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal

12:20 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com