GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Prokurorët vijnë si zuzarë”, Berisha zbulon nëse do të marrë pjesë në…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Prokurorët vijnë si zuzarë”, Berisha zbulon nëse do të marrë pjesë në…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur se nuk ka respektuar vendimin e Gjykatës për t’u paraqitur në policinë gjyqësore me arsyetimin se nuk legjitimon një akt të marrjes së pushtetit nga prokurorë dhe gjykatës për llogari të Edi Ramës.

“Nëse unë e zbatoj, unë mbështes një grusht shteti brenda shtetit. Nuk mund të pranojë kurrë shkruajë e kushtetutës në tavolinat e prokurorit dhe gjykatës.

Qëndrimi ynë ka qenë ky; nuk legjitimoj kurrë një akt të marrjes së pushtetit nga prokurorë dhe gjykatës për llogari të Edi Ramës. Nëse unë legjitimoj këtë, unë i bëj një gjëmë me precedentin këtij vendi me dekada.

Nëse unë krijojë precedentin, i jepte mundësi çdo autokrati, diktatori të eliminonte me çdo kusht kundërshtarin politik.

Kam ndjekur shkallët për të treguar se me gjithë situatën shqetësuese, nuk pranoj të jem pjesë e një shoqërie parashtetërore”, tha Berisha në studion e ‘Opinion’.

Ish-kryeministri tha se vendimin e Parlamentit për heqjen e imunitetit do ta zbarojë, por paralajmëroi se dhe do ta denoncojë.

“Vendimin e parlamentit do ta zbatoj, nuk kam asgjë personale për t’u marrë në pyetje. Unë pas vendimit të parlamentit, do të pranoj të gjithë procedurën. Do ta denoncoj, por do ta pranoj”, tha ai.

Berisha, për pyetjen nëse do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku do të diskutohet imuniteti i tij, tha se akoma nuk e ka vendosur, por shtoi se prokurorët do të paraqiten për të legalizuar një vendim të paligjshëm.

“Ky komision mblidhet si gjykatë, jo si komision. Mblidhet, i merr provat, i studion. Komisioni është ftuar të rëndojë masën ndaj Berishës sepse nuk pranoi masën antikushtetuese. Ka shkuar për të legalizuar ndërtimin e paligjshëm.

Do të diskutohet me deputetët. Nëse prokurorët do të vinin për të kërkuar sic është Kushtetua, autorizimin e parlamentit, do ta quaja gjënë më normale.

Por prokuroret vijnë si zuzarë për të legalizuar një vendim të paligjshëm.

Vijnë për të dëshmuar se janë një me parlamentin, se Edi Rama, parlamenti, prokurorët dhe gjykata janë një. Vijnë për arrestin”, tha ish-kryeministri.

Pyetjes nëse do të paraqitet të hënën para oficerëve të policisë gjyqësore për të shmangur masën e re të kërkuar nga SPAK, Berisha tha se i qëndron besnik Kushtetutës.

“Unë i qëndroj asaj që i besoj, Kushtetutës. Vetë fakti që ata shkojnë në parlament për të zëvendësuar masën do të thotë se masa ka rënë. Ata shkuan në Parlament me propozim për të rënduar masën se unë nuk pranova të shkoja”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1kuvendProkuroret

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Para
Ish-shefi i antidrogës i arrestuar në Ekuador, gazetari shqiptar zbulon detajet

Ish-shefi i antidrogës i arrestuar në Ekuador, gazetari shqiptar zbulon detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar gjuhën ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë: të...

Lexo më shumë
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com