GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prokurori i Durrësit u morr i pandehur për fshehje pasurie, hetimet: Ekspertiza do të zbulojë vlerën

16:35 - 27/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokurori i Durrësit u morr i pandehur për fshehje pasurie, hetimet: Ekspertiza do të zbulojë vlerën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Durrësit njoftoi të mërkurën se kishte marrë të pandehur ish-drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Petrit Fusha, të cilin e akuzon për fshehje të pasurisë.

Prokurori i çështjes Afrim Shehu i tha BIRN se akuzat ndaj Fushës bazoheshin në referimin e dërguar nga Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe materialeve të marra nga Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI.

“Është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë, por ende nuk e kemi ekspertizën kontabël për të dhënë një vlerë”, tha Shehu.

Prokurori Shehu i tha BIRN se ish prokurori po hetohej për fshehje të resortit “Mai Tai” në periferi të Tiranës. Shehu tha se prokuroria po hetonte burimet financiare dhe po kryente edhe disa ekspertiza në lidhje me objektin në fjalë. Hetimet ndaj Fushës kanë filluar në Prokurorinë e Durrësit në vitin 2020, pasi disa kallëzime ndaj tij dhe subjekteve të tjera u referuan për kompetencë në këtë prokurori nga SPAK.

Ndërkohë vendimi për marrjen si i pandehur u njoftua 6 ditë pas publikimit nga BIRN të një investigimi mbi dënimin e vëllait të ish-prokurorit nga gjykata spanjolle me akuza të trafikut të narkotikëve dhe mungesën e hetimit të pasurive të krijuara në Shqipëri nga ky aktivitet.

Fusha nuk ishte i arritshëm për koment mbi vendimin e prokurorisë së Durrësit. Në një reagim të mëparshëm ai i tha BIRN se nuk kishte dijeni për aktivitetin e të vëllait.

Petrit Fusha pati një karrierë të shtrirë në tre dekada si prokuror dhe drejtues i Prokurorisë së Tiranës përpara se të jepte dorëheqjen në vitin 2019, gjatë procesit të vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se dorëheqja e Fushës u bë pasi atij i kishte kaluar barra e provës. Nga raporti i DSIK-së rezultoi se Fusha nuk e kishte deklaruan përfshirjen në veprimtari të krimit të organizuar të vëllait.

Fusha drejton sot studion ligjore “Fusha & Partners” me aktivitet avokatinë dhe konsulencën, por edhe hotelerinë, turizmin dhe administrimin e pronave të familjes./BIRN

Etiketa: Petrt Fusha

Lajme të lidhura

Angli, 19-vjeçari shqiptar rrëzohet dhe vdes në kantierin e ndërtimit, pronari dënohet me… 42 mijë paund
Aktualitet

Angli, 19-vjeçari shqiptar rrëzohet dhe vdes në kantierin e ndërtimit, pronari dënohet me… 42 mijë paund

14:40 - 22/03/26
Presidenti Begaj uron Sulltan Novruzin nga Kryegjyshata Botërore
Aktualitet

Presidenti Begaj uron Sulltan Novruzin nga Kryegjyshata Botërore

13:37 - 22/03/26
(VIDEO) Vlorë, arrestohet 35-vjeçari, i gjenden në banesë municion dhe tritol
Aktualitet

(VIDEO) Vlorë, arrestohet 35-vjeçari, i gjenden në banesë municion dhe tritol

11:15 - 22/03/26
Para
U shpall “non grata” nga Britania, Berisha: “Me para ia hyn Qabesë, shemb vakëfin e Fatimes”

Meta bashkëpunëtori i Sigurimit të Shtetit? Reagon për herë të parë Berisha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Angli, 19-vjeçari shqiptar rrëzohet dhe vdes në kantierin e ndërtimit, pronari dënohet me… 42 mijë paund
Aktualitet

Angli, 19-vjeçari shqiptar rrëzohet dhe vdes në kantierin e ndërtimit, pronari dënohet me… 42 mijë paund

14:40 - 22/03/26

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë në një bosht ventilimi në një aksident të cilësuar si “plotësisht...

Lexo më shumë
Dita Ndërkombëtare e Ujit/ UKT apel për mbrojtjen e burimit të jetës

Dita Ndërkombëtare e Ujit/ UKT apel për mbrojtjen e burimit të jetës

14:23 - 22/03/26
Lufta në Gjirin Persik/ Impianti bërthamor në Iran goditet përmes sulmeve ajrore

Lufta në Gjirin Persik/ Impianti bërthamor në Iran goditet përmes sulmeve ajrore

14:05 - 22/03/26
Presidenti Begaj uron Sulltan Novruzin nga Kryegjyshata Botërore

Presidenti Begaj uron Sulltan Novruzin nga Kryegjyshata Botërore

13:37 - 22/03/26
Sulmi ndaj bazës në oqeanin Indian, Irani mohon përgjegjësinë

Sulmi ndaj bazës në oqeanin Indian, Irani mohon përgjegjësinë

13:29 - 22/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com