GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Prokurori i posaçëm ngre padi ndaj djalit të presidentit Biden

21:58 - 14/09/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokurori i posaçëm ngre padi ndaj djalit të presidentit Biden
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori i posaçëm ngriti të enjten padi ndaj djalit të Presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden me akuzat se kishte mashtruar një shitës armësh për t’ia shitur armën. Kjo është hera e parë që ngritet padi ndaj një djali ose vajze të një presidenti në detyrë.

Padia, e bërë në Gjykatën e Qarkut në Dalleuer, ngarkon zotin Hunter Biden me tre akuza penale, që lidhen me faktin se ai ishte përdorues substancash narkotike gjatë asaj kohe, gjë që, sipas ligjit, ia ndalon posedimin e armës.

Akuzat dhe procesi gjyqësor ndaj tij, pritet të ndiqen me shumë vëmendje meqë përkojnë me zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Sipas të gjitha gjasave, Presidenti Biden do të përballet sërish me paraardhësin e tij republikan, Donald Trump, që përballet me katër procese penale.

Padia e re ndaj Hunter Biden-it nuk përfshin shkeljet e tij ndaj ligjit të Shteteve të Bashkuara për taksat. Një marrëveshje paraprake sipas të cilës Hunter Biden-i do të pranonte fajësinë për dy shkelje të lidhura me akuzat për taksa dhe do t’i nënshtrohej një programi rehabilitimi për të shmangur ndjekjen penale për armëmbajtje u hodh poshtë gjatë një seance dëgjimore në korrik.

Prokurorët akuzojnë Hunter Biden-in se ka gënjyer për përdorimin e substancave narkotike në kohën kur kishte blerë një armë zjarri Kolt Kobra, në tetor të vitit 2018.

Padia ndaj Hunter Biden-it është ngritur dy ditë pasi Kongresi, ku ligjvënësit republikanë kanë shumicën, filloi hetimet për të përcaktuar nëse ka bazë për ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit Biden me dyshimet se Presidenti Biden ka përfituar nga marrëveshjet e huaja të biznesit të djalit të tij.

Avokati mbrojtës i zotit Hunter Biden ende nuk e ka komentuar padinë./VOA

Etiketa: akuzahetimehunter biden

Lajme të lidhura

Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!
Aktualitet

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26
U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26
Para
Një 71-vjeçare dhe një grua shtatzënë mes shpërndarësve të drogës

Një 71-vjeçare dhe një grua shtatzënë mes shpërndarësve të drogës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com