GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtrimi/ Prokuroria dërgon për gjykim 15 shoqëri call center

11:56 - 02/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mashtrimi/ Prokuroria dërgon për gjykim 15 shoqëri call center
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk deklaruan mbi 5.7 mln euro, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 15 shoqëri tregtare call center dhe 9 shtetas italianë e 4 shqiptarë për dy akuza.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.3230 viti 2022 për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Fshehjes së të ardhurave” parashikuar nga neni 143/b e 180 i  K.Penal.

Në vijim të veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, janë referuar materiale në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të disa subjekteve me aktivitet në fushën e Call Center nga ana e policisë gjyqësore të Sektorit të Hetimit Tatimore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të cilat nga informacioni i dërguar nga të dhënat e tyre, janë evidentuar me aktivitet të dyshimtë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në llogaritë bankare të subjekteve të mëposhtme me fushë operimi Call Center:

VIBEMEDIA shpk;

FS EUROPEAN BROKER shpk;

IMPORT DATA shpk;

SOCIAL MEDIA PARTNERS MG shpk;

BUSINESS BROKER UNLIMITED shpk;

FINANCIAL CAPTION INTERNATIONAL shpk;

SMARTCALL ITALIA shpk;

STARHUB ALBANIA shpk;

BALKAN MARKETING SERVICE shpk;

ITALIA NETWORK MARKETING shpk;

BOOM BOOM NETWORK;

MARKETING UNLIMITED;

ALBANIA APP DEVELOPMENT;

“LAURENZI GROUP” Dsh; dhe

“COMMERCIAL PHANTOM” Shpk

Janë transferuar vlera të konsiderueshme monetare të cilat më pas janë tërhequr kesh duke iu fshehur destinacioni perfundimtar.

Nga analizimi i gjithë veprimeve hetimore, rezultoi se administratorët e subjekteve Call Center shqiptarë dhe të huaj kanë vepruar në kundërshtim me ligjin. Subjektet Call Center të sipërcituar kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatimore duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore.

Transfertat bankare të këtyre shumave në llogaritë dhe në favor të këtyre subjekteve Call Center, tërheqjet më pas në sasi të mëdha vlerash monetare në kesh, qarkullimi i tyre jashtë sistemit bankar dhe mosraportimi i këtyre të ardhurave në organet e kontrollit të ligjshmërisë së këtyre veprimtarive, krijojnë dyshimin e arsyeshëm të kemi një qarkullim të pasurive me qëllim mbulimin e prejardhjes, natyrës së vërtetë, burimit, fshehjen e destinacionit, fitimit të pasurisë në mënyrë të paligjshme duke i bërë kështu subjekte të figurës së veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287/2 i K.Penal.

Gjithashtu, me veprimet e tyre shtetasit e sipërpëmendur ka rezultuar të jenë personat që kanë bashkëpunuar duke luajtur secili nga një rol bashkëpunëtori për të krijuar dhe funksionuar realisht një skemë me veprimtari ekonomike të kundraligjshme duke qenë kështu të dyshuar në lidhje me konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale “Fshehje e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Për këtë arsye, nga hetimet në bashkëpunim në Sektorin e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, u morrën të pandehur dhe u dërguan për gjykim për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe  287/2 i K.penal shtetasit shqiptarë dhe të huaj:

F.L., L.S., A.L., M.G.

I.M., L.F., G.T., D.A., M.F., D.O., B.M., M.L., dhe A.S.

Shuma totale e transaksioneve bankare të ardhura në llogaritë e kompanive më sipër dhe të padeklaruara është në total në vlerën  €   5,799,010  (euro).

Etiketa: call centerKryesore1prokurori

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Zhdukja e dyfishtë në Sarandë, prokuroria kritikon median

Zhdukja e dyfishtë në Sarandë, prokuroria kritikon median

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com